Ajri i ftohtë dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj temperaturave të ulëta, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në përshpejtimin e procesit të plakjes së organit më të madh të trupit (lëkurës). Gjatë kësaj periudhe, Dr. Andrej Petrov, rekomandon që të mbrohen pjesët e lëkurës të cilat janë të ekspozuara drejtpërdrejtë ndaj të ftohtit, të aplikoni rregullisht krem hidratues, dhe në asnjë mënyrë të mos nënvlerësohen efektet e dëmshme të diellit gjatë stinës së dimrit.
Cili është problemi më i madh që mund të shkaktojë moti i ftohtë mbi lëkurën?
Moti i ftohtë, ashtu sikurse mund të shkaktojë probleme në pjesë të tjera të organizmit, mund të shkaktojë edhe ndryshime në lëkurë, e cila është organi më i madh në trupin e njeriut. Veçanërisht temperaturat e ulëta nën zero, të cilat janë tipike në këtë periudhë të vitit. Të parët në listë janë pjesët e ekspozuara në mënyrë direkte me ajrin e ftohtë, si fytyra dhe pjesët periferike të trupit, këmbët dhe duart. Ndryshimi i parë për të cilin fajtor kryesor është moti i ftohtë është shfaqja e tharjes së lëkurës si rezultat i reduktimit të funksionit apo punës së gjendrave dhjamore dhe të djersës. Përveç kësaj shpesh shfaqet edhe rrjepje apo skuqje e lëkurës. Përveç faktit që moti i ftohtë ndikon në lëkurë, ndikon edhe tek enët gjakut të lëkurës, gjë e cila rezulton me shfaqjen e kapilarëve në sipërfaqe të lëkurës, veçanërisht tek personat tek të cilët janë shfaqur skuqje (pika të vogla të skuqura). Një nga shkakqet më të zakonshme përse pacientët shfaqen në ordinancat tona është shfaqja e kruarjes në lëkurë, e cila shfaqet si rezultat i motit të ftohtë. Edhe një efekt tjetër negativ është ngrirja e pjesëve të lëkurës të cilat janë më tepër të ekspozuara ndaj ndikimit të jashtëm, siç është fytyra, gishtat e duarve dhe të këmbëve, veçanërisht tek personat të cilët kanë qarkullim të dobët të gjakut. E gjithë kjo mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës, dhe si komplikim mund të shfaqen edhe plagë të vogla në lëkurë.
Si ta trajtojmë siç duhet lëkurën gjatë stinës së dimrit? A përdoret ndonjë trajtim i veçantë gjatë stinës së dimrit?
Lëkura kërkon kujdes intenziv gjatë muajve të dimrit. Çfarë do të thotë kjo? Mbi sipërfaqen e lëkurës duhet të aplikoni krem, i cili jo domosdoshmërisht duhet të jetë i kushtueshëm në mënyrë që të siguroheni se keni bërë zgjedhjen e duhur. Thjeshtë, duhet të përdorni krem hipoalergjenik i cili është i testuar dermatologjikisht dhe që ju përshtatet lëkurës tuaj. Në këtë mënyrë lëkura mbrohet nga ndikimet e jashtme, nuk është më e thatë dhe përmban shtresë mbrojtëse e cila padyshim do ta mbrojë atë. Ajo çfarë është më e rëndësishme, është mbrojtja e pjesëve të ekspozuara me kapele, doreza dhe këpucë të ngrohta dhe të reahtshme. Është mirë që të mos ekspozoheni në periudha të gjata ndaj të ftohtit. Çorapet e leshta dhe mbajtja e tyre e gjatë në këpucë, mund të shkaktojë lagështi e cila shkakton dermatit në këmbë, shfaqjen e mykut ndërmjet gishtave i cili përhapet në ambient të grohtë me lagështi. Në këtë periudhë të vitit, shmangni tharjen shtesë të lëkurës me anë të përdorimit të sapunit. Është e nevojshme që të bëni dush vetëm me ujë. Flokët dhe lëkura e kokës gjithashtu duhet të trajtohen me shampo të buta, të cilat nuk e thajnë lëkurën e kokës. Përdorimi i shpeshtë i kapeleve apo kapuçit dhe moti i ftohtë ndikojnë negativisht në cilësinë e flokëve.
A i përkeqëson moti i ftohtë simptomat tek personat të cilët më parë kanë pasur probleme me lëkurën?
Moti i ftohtë ndikon negativisht tek personat me psoriazë. Shpesh përkeqësohen simptomat tek personat me këtë sëmundje. Gjithashtu, gjatë ditëve të ftohta të dimrit mund të përkeqësohen edhe simptomat tek personat me dermatit atopik. Tek gratë të cilat kanë zgjerim të enëve të gjakut në këmbë, moti i ftohtë mund të shfaqë kapilarë të rinj të cilët gjithashtu mund të paraqesin problem estetik.
Dielli gjatë ditëve të ftohta të dimrit ka të njejtin efekt me ditët e nxeta të verës. A duhet të përdoret krem me faktor mbrojtës?
Gjatë kushteve të dimrit, në 3000 metra lartësi nga niveli i detit, dielli është shumë herë më i fortë dhe mund të ndodhë që për një kohë shumë të shkurtër të shkaktojë djegie në lëkurë, njolla – pigmentime si dhe probleme të tjera. Asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar efektet e dëmshme të diellit. Prandaj, nëse ndodheni në mal, patjetër duhet të përdorni krem mbrojtës me faktor UV 50.
Si ta mbarojmë lëkurën e të vegjëlve gjatë motit të ftohtë?
Fëmijët e vegjël duhet të mbrohen në mënysrë adekuate me anë të kapuçit, dorezave dhe këpucë të ngrohta. Tek fëmijët e vegjël, lëkura është më e ndjeshme, prandaj është i nevojshëm kujdesi me produkte dermatologjike posaçërisht për fëmijët e vegjël.
A mund ta rikthejmë freskinë dhe shkëlqimin e lëkurës me anë të trajtimeve të caktuara?
Një fakt interesant është se temperaturat minus përdoren për qëllime terapeutike në dermatologji. Disa probleme të caktuara të lëkurës siç janë lythat, trajtohen në këtë mënyrë, ngrihen me anë të azotit të lëngshëm minus 60 gradë.
Përsa i përket trajtimeve të cilat janë të disponueshme, periudha ideale për rinovimin e lëkurës, është pasi të ketë kaluar vale a madhe e të ftohtit, por nuk duhet të prisni deri në verë. Trajtimi më i përshtatur, është fotoja e pjesshme termolis me lazer, ose përdoret plazma e vetë pacientit për ripërtëritjen e lëkurës (PRP) ose kombinim i tyre. Përsa i përket rrudhave, ideal është përdorimi i botoksit (Botox)ose mbushës të tjerë siç është fileri i cili shërben për mbulimin e rrudhave të mundshme. Trajtimi thelbësor për një lëkurë të re është përdorimi i еСо2 , lazeri i pjesshëm i cili vepron në rinovimin e lëkurës, pasi stimulon kolagjen të rinj, në të njejtën kohë bën edhe largimin e shtresës së dëmtuar në sipërfaqen e qelizave të lëkurës.
Për kapilarët e hapur në lëkurën e fytyrës dhe këmbët, ekziston zgjidhja me lazer, ajo është e njohur me emrin lazer NdYag, i cili gjendet në spitalin tonë dhe ofron zgjidhje të plotë të kapilarëve të përhapur.