Çfarë pas diagnostikimit të kancerit të gjirit

Diagnoza e kancerit të gjirit është ajo të cilës i frikësohen pothuajse të gjitha gratë. Shkaku i frikës është një statistikë e cila tregon se kanceri i gjirit është diagnostikuar tek një nga tetë gra. Sikurse tek çdo sëmundje malinje, edhe në rastin e kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm zbulimi në kohë i sëmundjes.  Pacientet të cilat gjenden në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes, atëherë kur kjo sëmundje është e lokalizuar në gji dhe ka prekur  një numër të vogël të nyjeve limfatike rajonale, kanë më shumë mundësi për shërim në krahasim me pacientet të cilat gjenden në fazë të avancuar, shprehet Dr. Deva Petrova, onkologe  në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Përveç  ekzaminimit të rregullt, sa herë që gratë të ndjejnë ndryshime lidhur me gjendjen e gjirit si: skuqje, ngurtësim (kokërr) në gji  apo në sqetull, tëheqje nga brenda të sipërfaqes së lëkurës së gjirit, tërheqje nga brenda të thithës së gjirit, apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, duhet patjetër të paraqiten tek mjeku.

Faktorët e rrezikut

  • Predispozicioni gjenetik
  • Terapia hormonale me estrogjen
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit të jonizuar
  • Gratë me mbipeshë trupore dhe gratë të cilat nuk kanë lindur asnjëherë fëmijë
  • Pirja e duhanit, alkolit dhe mungesa e aktivitetit fizik

Qendra për gji

Përveç  zbulimit të hershëm të sëmundjes,  për kryerjen e trajtimit të suksesshëm është  e nevojshme metoda multidisiplinare  duke filluar nga vendosja e diagnozës deri tek përcaktimi i terapisë së së duhur dhe të përshtatshme.  Në qendrën për gji në “Acibadem Sistina” pacientët, mund të kryejnë të gjitha shqyrtimet diagnotikuese  si dhe mund të marrin terapinë e duhur në një vend të vetëm.

Trajtimi

Nëse sëmundja zbulohet në fazë të hershme, trajtimi nis me operacion kirurgjik, me mënjanim të indit të sëmurë.  Në trajtimin e mëtejshëm mund të përfshihet kimioterapia, terapia hormonale, apo terapia rrezatuese në bazë të rezultateve postoperative histopatologjike.  Nëse bëhet fjalë për praninë e një tumori më të madh  apo për nyje klinikisht të prekshme nën sqetull, atëherë trajtimi mund të nisë me kimioterapi , më pas  vijon me kirurgji dhe përfundon me terapi rrezatuese.  Mënyra e trajtimit të kancerit të gjirit, përveç kimioterapisë standarde  përfshin edhe terapinë e synuar apo biologjike.

Sot ekziston mundësia  për përdorimin e preparateve të cilat janë një kombinim i kimioterapisë dhe terapisë biologjike, gjë e cila rrit efektin selektiv të terapisë mbi qelizat e tumorit, dhe zvogëlimin e efekteve anësore që mund të shkaktohen nga trajtimi.  Mund të kombinohen më tepër praparate biologjike në mënyrë që të bëhet bllokimi i më shumë niveleve të qelizave të tumorit, dhe në mënyrë që të përmirësohet efekti i trajtimit.  Falë kësaj terapie të kombinuar, bëhet i mundur trajtimi i sëmundjes, dhe zgjatja e jetës edhe tek ata pacientë tek të cilët sëmundja ka zhvilluar metastaza.  Terapia më bashkëkohore (onkologjike dhe radioterapeutike) për trajtimin e kësaj sëmundje, është e pranishme dhe në dispozicion të pacientëve në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura