Riniti alergjik – inflamacioni kronik i mukozës së hundës

Sëmundjet alergjike janë në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në vendet e zhvilluara. Mendohet se çdo qytetar i dytë në Europë ka disa manifestime alergjike, dhe shumica e tyre (15-30%) e rasteve kanë të bëjnë me rinitin alergjik. Dr. Aleksandar Llazarevski, otorinolaringolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se riniti alergjik është një inflamacion kronik i mukozës në hundë, i cili manifestohet me simptoma të ngjashme të ftohjes siç është sekretimi nazal, kongjestioni nazal, teshtitje dhe me ndjesinë e rëndesës së sinuseve. Simptoma të tilla shkaktohen nga reaksione alergjike të alergjeneve të polenit, pluhurit të brendshëm në shtëpi, nga qimet e kafshëve, etj.  Tek shumica e pacientëve, simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit, ndërkohë që tek disa të tjerë, simptomat përkeqësohen në periudha të caktuara të vitit (pranverë, vjeshtë).

Çfarë problemesh shkakton riniti alergjik?

Simptomat e rinitit alergjik mund të ndikojnë seriozisht në përkeqësimin e cilësisë së jetës, dhe mund të ndikojnë në aftësinë për të kryer detyrimet e përditshme, në punë apo në shkollë.  Gjithashtu kjo situatë ndikon në cilësinë e gjumit, individi i prekur zgjohet i pangopur me gjumë, i pa përqendruar dhe i lodhur. Riniti alergjik, ndikon edhe në përkeqësimin e problemeve astmatike, deri në ndryshimin e mukozës së hundës dhe sinuseve duke shkaktuar zhvillimin e sinuseve dhe polipozën në hundë, si dhe rritjen e rrezikut të zhvillimit të inflamacionit në vesh, veçanërisht tek fëmijët. Simptomat zakonisht shfaqen shpejtë, pas ekspozimit ndaj alergjenit specifik. Manifestimet janë:

–          Sekrecion ikthjellët i hundës

–          Kongestim nazal (bllokim hunde)

–          Teshtitje

–          Kollitje

–          Kruarje e hundës, fytit dhe mishrave të dhëmbëve

–          Mbushje të sinuseve dhe dhimbje në pjesën e fytyrës

–          Reduktim të ndjesisë së aromës dhe shijes

Edhe pse riniti alergjik mund të shfaqet në çfarë do lloj periudhe të jetës, zakonisht zhvillohet  gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.  Me kalimin e viteve, simptomat e rinitit alergjik, tek shumë pacientë kanë filluar të ulen.

Diagnostikimi

Në rast se ekziston dyshimi i pranisë së rinitit alergjik, është e nevojshme që të kryhet kontrolli klinik  dhe endoskopia në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, dhe më pas edhe alergotest në  lëkurë, me alergjene inhalatore. Gjithashtu, përcaktohet edhe niveli i IgE të përgjithshme dhe të veçanta në serum.

Trajtimi

Procedura bazë e trajtimit të rinitit alergjik, është shmangia e alergjenit, nëse është e mundur.  Kushti bazë, është që të njihet alergjeni ndaj të cilit jemi alergjikë.  Nëse bëhet fjalë për alergji ndaj qimeve të kafshëve, duhet ta shmangim mbajtjen e kafshëve në ambientet e shtëpisë. Nëse bëhet fjalë për pluhurin e shtëpisë, duhet ti kushtojmë vëmendje tepër të madhe pastrimit të rregullt, me leckë të lagur dhe pa përdorur solucione pastrimi. Tek alergjitë e shkaktuara nga poleni, rekomandohet që gjatë periudhës së pastrimit, dyert dhe dritaret të mbahen të mbyllura, dhe ambienti të ajroset me anë të kondicionerit me filtra të veçantë për polen.  Gjatë periudhës së simptomave, duhet të filloni me marrjen e terapisë  me ilaçe. Tek rastet më të buta, përdoret antihistamina pa qetësues. Tek format më të rënda, përveç antihistaminave, përdoren edhe kortikosteroide, në formë sprej (spray) për hundën. Këto pika dekongestante në formë sprej, duhet të përdoren për një kohë të shkurtër (disa ditë) atëherë kur simptomat janë më të theksuara. 

Shpërndaj