Gjendra tiroide është një gjendër e vogël endokrine, peshon rreth 20-30 gram, ka formën e një fluture dhe është e vendosur në mes të qafës. Në të krijohen hormone të cilat ndikojnë në metabolizmin e përgjithshëm dhe proceset energjike të trupit. Dr. Biljana Cërcareve, specialiste në mjekësinë nukleare, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, këshillon se që të shtohen hormone (T3 ose trijoditroninot dhe T4 ose tiroksinot) është e domosdoshme që trupi çdo ditë të marrë mikroelementin jod nëpërmjet ujit dhe ushqimit (në rajonin tonë nëpërmjet kripës së jonizuar).
Më të zakonshme tek popullata femërore
Sëmundja e gjendrës tiroide është më e shpeshtë tek popullata femërore. Relata e kësaj sëmundje ndërmjet meshkujve dhe femrave është 1:7. Simptomat zhvillohen ngadalë dhe gradualisht, madje ndonjëherë ndodh që të diagnostikohet tepër vonë. Sëmundja ndahet në dy grupe:
Tek sëmundjet morfologjike vend të rëndësishëm zë shfaqja e gjendrës tiroide apo nyjes. Mund të shfaqen shpesh, por shpesh janë të padëmshme, megjithatë 4-5% e tyre mund të jenë malinje. Nëse shfaqen në dimenzione më të mëdha, apo vërejmë gjatë kontrollit se ato kanë progresuar, mund të jetë e nevojshme që të bëhet skanim me pertechnetate technetium radioaktiv, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë me anë të ultratingullit (procedurë e thjeshtë dhe e shkurtër e cila merr vetëm disa sekonda). Nëse rezultatet e biopsisë nuk tregojnë prani të qelizave kancerogjene, atëherë ato duhet vetëm të ndiqen rregullisht, në rast se shfaqet prani e qelizave malinje, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik, si dhe trajtimi me jod radioaktiv (në varësi të llojit të kancerit).
Sëmundjet të cilat kanë të bëjnë me çrregullim të funksionit normal të gjendrës tiroide, ndahen në dy nëngrupe: reduktimi i funksionit të gjendrës tiroide (hipotireoza) dhe rritja e funksionit të gjendrës tiroide (hipertireoza). Simptomat janë të kundërta tek këto dy gjendje, kështu tek pacientët me hipotireozë kemi shfaqje të lodhjes, humbje të fuqisë, rrahje të ngadalëta të zemrës, shtim në peshë, kapsllëk, lëkurë dhe flokë të thatë, jeni të ftohtë, indiferentë ndaj mjedisit përreth, cikël të bollshëm menstrual tek gratë. Tek pacientët me hipertireozë, shfaqen rrahje të shpeshta të zemrës, humbje peshe, diarre, djerësitje, rënie flokësh, nervozizëm, ankth dhe tension, dridhje të duarve, ndjenjë e padurimit, cikël të shkurtër dhe të paktë menstrual tek gratë.
Nëse sëmudja ka komponentë autoimunë, atëherë pacientët hipertireotik apo pacientët me të ashtuquajturën sëmundja Bazedova shfaqet edhe fryrje e syve (ekzoftalm). Nga sëmundjet autoimune të gjendrës tiroide, duhet të përmendim edhe tiroidin hashimotot, i cili mund të manifestohet edhe si hipo/hiper ku simptomat dhe mënyra e trajtimit të cilat do ti përmendim më poshtë, janë të njejta sikurse tek format klasike të këtyre sëmundjeve funksionale.
Diagnoza
Për të vendosur diagnozën është e nevojshme që pacienti të kryej kontroll, të bëj eko dhe të shqyrtohen hormonet e tiroides (T3 dhe T4, më saktë fraksionet e tyre të lira, fT3 dhe fT4, hormoni TSH i cili sekretohet nga hipofiza dhe është veçanërisht i rëndësishëm pasi nën drejtimin e tij funksionon gjendra tiroide), dhe antitrupat tiroidë (aTPO dhe aTG) nëse dyshohet natyra autoimune e sëmundjes.
Trajtimi
Nëse bëhet fjalë për hipertireozë, atëherë niset me zëvendësimin e hormoneve tiroide, dhe pacientët zakonisht terapinë e marrin gjatë gjithë jetës. Në fillim të trajtimit bëhen kontrolle më të shpeshta, deri sa të arrihet doza e saktë e ilaçit, më pas bëhen një herë në 6 muaj dhe më pas një herë në vit. Nëse bëhet fjalë për hipertireozën, trajtimi zakonisht nis me terapi tirostatike, e cila i redukton simtomat dhe parandalon krijimin e tepërt të hormoneve të tiroideve. Kjo mënyrë trajtimi zakonisht redukton simptomat për 6-12 javë, por trajtimi zakonisht zgjat një vit, madje ndonjëherë zgjat më tepër. Në trajtim mund të përfshihen edhe ilaçe me bllokues beta të cilët nuk e reduktojnë nivelin e hormoneve tiroide, por reduktojnë vetëm rrahjet e shpeshta të zemrës. Hipertireoza mund të trajtohet edhe me aplikimin e jodit radioaktiv nëpërmjet gojës, si dhe në mënyrë operative me anë të mënjanimit të gjendrës tiroide. Vendimi për aplikimin e metodës së trajtimit merret nga mjeku specialist në mjekësinë nukleare, në varësi të gjendjes së pacientit. Shpesh pacientët me vullnetin e tyre përdorin shtesa të ndryshme në ushqim, dhe në këtë mënyrë e përkeqësojnë më tepër gjendjen e tyre shëndetësore, pasi jodi i tepërt e dëmton gjendrën tiroide.