Cistet në vezore

Zakonisht cistet nuk shfaqin asnjë simptomë dhe zbulohen gjatë kontrolleve rutinë me ultratingull. Në rast se shfaqin simptoma, në varësi të tyre mund të përcaktohet se për çfarë lloj ndryshimi bëhet fjalë. Shumica e grave, gjatë jetës së tyre përballen me ndonjë lloj ndryshimi cistik në vezore, dhe shpesh nuk ndjejnë shfaqje të simptomave. Zakonisht janë ciste funksionale të cilat krijohen si pasojë e çrregullimit të ndryshimeve normale të cikleve në vezore dhe ovulim. Shfaqen në rast se folikulat normale nuk arrijnë të shpërthejnë gjatë periudhës së ovulimit, ku lëngjet mbeten dhe folikuli vazhdon të rritet, duke krijuar kështu cist folikular.  Sipas Dr. Boban Sarxhovskit, gjinekolog akusher në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ato zakonisht zhduken pa marrë asnjë trajtim, për disa javë apo disa muaj.

Lloje të tjera të cisteve

Cist endometriotik ose çokollatë –  endometrioza e vezoreve, do të thotë ekzistencë e endometriumit në vezore ( pjesë e mitrës e cila ndryshon në mënyrë ciklike gjatë periudhës së një cikli menstrual), dhe gjatë menstruacioneve ka gjakderdhje në vezore.  Me kalimin e kohës merr ngjyrë të kuqe të errët /kafe,  dhe prandaj këto ciste quhen ceste çokollatë për shkak të ngjyrës së tyre.  Gratë të cilat kanë endometriozë, mund të kenë probleme me shtatzëninë, dhimbje kronike në fund të barkut lidhur me ciklin menstrual, si dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Cist dermoid – një ndër tumoret më të zakonshme që shfaqet tek pacientët më të rinj, dhe përmbajnë inde nga pjesë të tjera të trupit, të tilla si kocka, flokët, kërcit/dellit të strukturës cistike në vezore.

Cistet ovariale neoplastike –  shfaqen nga rritja e papërshtatshme, e tepruar dhe e pakontrolluar e qelizave vezore. Neoplazmat malinje mund të formohen nga të gjitha llojet e qelizave vezore, por zakonisht janë të epitelit sipërfaqësor. Ndonjëherë ndryshimi i vezoreve mund të jetë si rezultat i metastazave të tumorit, prejardhja e të cilit është nga një organ tjetër.

Sindromi policistik i vezoreve –  Është një nga çrregullimet hormonale më të zakonshme tek gratë. Diagnoza vendoset me anë të kontrollit me ultratingull, ka më shumë se 12 folikula të vogla në vezore. Tek këto gra, përveç pranisë së cisteve, të pranishme janë edhe çrregullimet hormonale, gjakderdhje menstruale jo të rregullta, shenja të rritjes së prodhimit të hormoneve androgjene (puçrra në fytyrë, lëkurë të yndyrshme, shfaqje të qimeve në trup) mungesl të ovulimit, infertilitet, diabet.

Simptomat dhe diagnoza

Dhimbjet lidhur me ciklin menstrual, zakonisht kanë të bëjnë me endometriozën. Dhimbjet e forta,  të cilat shfaqen papritur, kanë të bëjnë me shperthimin e cistit apo me kthimin apo rrotullimin e cistit. Nëse ekzistojnë formime më të mëdha cistike, mund të shfaqen edhe simptoma nga organet përreth mbi të cilat cisti shkakton presion, mund të shfaqen probleme me urinimin, nëse cisti shkakton presion mbi fshikëzën e urinës, si dhe prbleme me jashtëqitjen nëse cisti shkakton presion mbi zorrën e trashë. Tek kontrollet apo shqyrtimet e mëtejshme përfshihen: tomor markeri, tomografia kompjuterike, rezonanca magnetike dhe testi i shtatzënisë, në rast se ekzistojnë dyshime për shtatzëni jashtë mitrës.

Trajtimi

Konzervativ – sepse cistet funksionale janë më të shpeshta, nuk paraqesin rrezik për shëndetin e pacientes dhe zakonisht zhduken vetë, shumë rrallë mund të ndodhë që të kërkohet marrja e ndonjë trajtimi. Është e nevojshme ndjekja e tyre me anët të ultratingullit, dhe ndoshta terapia hormonale  për të rregulluar ciklin menstrual, si dhe të parandalohet formimi i cisteve folikulare të qëndryeshme.

Operativ – Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ekziston aparati më bashkëkohorë laparaskopik minimalisht invaziv, me anë të së cilit mund të depërtohet pa prerje në barkun e pacientes, vetëm me anë të disa shpimeve prej 5-10 mm me kamer, duke bërë të mundur vizualizimin e organeve. Gjatë këtij kontrolli bëhet vlerësimi i cistit ovarian dhe organeve të tjera, dhe më pas, me anë të instrumentave mikrokirurgjikale bëhet mënjanimi i cisteve, dhe indi i mënjanuar më pas analizohet dhe përcaktohet lloji i cistit, shkalla e sëmundjes, si dhe nevoja e mundshme  për trajtimin e mëtejshëm. Nëse bëhet fjalë për ndryshime të mëdha malinje, atëherë përdoret metoda operative klasike. 

Shpërndaj