A e keni kontrolluar zemrën tuaj?

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të kryesojnë përsa i përket shkaqeve më të shpeshta të vdekjes në vend dhe në mbarë botën. Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por me ndryshimin e disa veseve apo zakoneve tona, mund ti vijmë në ndihmë vetes duke bërë që të reduktohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Gjëja e parë bazë të cilën duhet të mbani mend, është kryerja e kontrolleve të rregullta kardiologjike, madje edhe atëherë kur nuk keni asnjë problem. Rreth faktit se kur është koha e duhur për të kryer kontroll kardiologjik, biseduam me ekipin e kardiologëve të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Mos e lini pas dore shfaqjen e dhimbjes në kraharor

Me siguri, shumë shpesh ju ka ndodhur që të ndjeni dhimbje në kraharor (gjoks), dhe zakonisht kjo dhimbje i atribuohet fjetjes jo të mirë, qëndrimit tuaj nëpër ambiente ku ju fryn erea nga të gjitha anët, apo dhimbjeve të forta gastrike (të stomakut). Asnjëherë mos e lini pas dore shfaqjen e dhimbjes në kraharor, ajo mund të jetë një shenjë e cila tregon se mund të keni problem me zemrën si dhe mund të jetë shenjë e shfaqjes së sulmit në zemër.  Vetëm diagnoza në kohë mund ta shpëtojë jetën tuaj. Patjetër duhet të vizitoni mjekun kardiolog në rast se:

  • Dhimbje apo shqetësim në pjesën e kraharorit
  • Vështirësi gjatë kryerjeve të aktiviteteve fizike, të cilat më parë i keni kryer me lehtësi
  • Shtrëngim dhe dhimbje të duarve, qafës, nofullës, shpatullës dhe shpinës
  • Shumë shpesh ndiheni të lodhur edhe pse nuk keni kryer ndonjë aktivitet të rëndë fizik

Nuk duhet të harroni të kryeni kontrolle Check-up

Në jetë mund të harroni shumë gjëra, por asnjëherë nuk duhet të harroni të kryeni kontrollet tuaja të rregullta check-up, pasi mund të jetë zemra juaj ajo e cila do të duhet të paguaj nga kjo pakujdesi. Në rast se gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta, mjeku juaj do të zbulojë se keni presion të lartë të gjakut, rritje të nivelit të kolesterolit, apo sheqer në gjak, menjëherë duhet të paraqiteni tek mjeku kardiolog, pasi secila prej tyre mund ta dëmtojë zemrën tuaj, madje edhe nëse nuk keni hitori familjare, sëmundjet kardiovaskulare nuk kanë kursyer askënd.

Veset e këqija në jetë

Pirja e duhanit, konsumimi i alkolit, të ushqyerit jo siç duhet, mungesa e aktivitetit fizik, shtimi i peshës trupore, stresi, janë vetëm disa zakone apo vese të këqija të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj veçanërisht në shëndetin kardiovaskular. kardiologët këshillojnë që çdo moment të lirë ta shpenzoni duke u marrë me aktivitete fizike, të hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe alkolit, si dhe të konsumoni gjithmonë ushqim të shëndetshëm. Në rast se dëshironi të merreni me aktivitet sportiv i cili kërkon më tepër  sforcim, atëherë kontrolli kardiologjik është i detyrueshëm.

Në kontroll tek mjeku kardiolog

Kontrolli kardiologjik zakonisht përfshin elektrokardiogramin, eko të zemrës dhe stres test. Këto shqyrtime janë tepër të rëndësishme për përcaktimin e normës së zemrës, por edhe për të përcaktuar apo diagnostikuar dëmin.  Gjatë këtij kontrolli është shumë e rëndësishme që të përcaktohet rreziku koronar, pasi ai përcakton mundësinë e problemeve të zemrës në 10 vitet e ardhshme. Zakonisht, kryerjen e kontrolleve tek mjeku kardiolog e rekomandon mjeku familjar , por në rast se ndjeni ndonjë simptomë,  kërkoni menjëherë konsultim.   

Shpërndaj