Kur fëmija juaj ka zhvillim të vonuar

Zhvillimi i vonuar është një gjendje  kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Zhvillimet e vonuara në forma të lehta, shpesh zhduken vetë dhe fëmija gradualisht arrin apo e zëvendëson vonesën nëpërmjet një stimulimi pozitiv në mjedisin e tij përreth. Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, shpjegon se vonesa e zhvillimit në formë të rëndë, ka të bëjë me ekzistencën e çrregullimit të zhvillimit apo e njohur ndryshe si zhvillim atipik.

Zhvillimi i vonuar është një gjendje  kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Zhvillimet e vonuara në forma të lehta, shpesh zhduken vetë dhe fëmija gradualisht arrin apo e zëvendëson vonesën nëpërmjet një stimulimi pozitiv në mjedisin e tij përreth. Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, shpjegon se vonesa e zhvillimit në formë të rëndë, ka të bëjë me ekzistencën e çrregullimit të zhvillimit apo e njohur ndryshe si zhvillim atipik.

Zhvillimi i vonuar apo çrregullimi mund të shfaqet vetëm në një apo më shumë sfera të sjelljes:

  • Motorikë apo lëvizshmëri të rëndë apo të lehtë
  • Vështirësi në të folur
  • Vështirësi në sferën social-emocionale
  • Arritjet konjektive,  dhe sipas disa autorëve është i rëndësishëm vlerësimi i mundësive të fëmijës
  • Kujdesi dhe ndihma ndaj vetes (duke filluar që nga aftësia për të mbajtur një shishen me qumësht apo lëng që në muajt e parë të jetës, deri tek kujdesi ndaj higjenës personale)

Hapi i parë – krahasimi me bashkëmoshatarët

Zhvillimi i vonuar është një gjendje e cila duhet të vlerësohet nga mjeku, bazuar në disa gjurmë të rrepta. Zakonisht, është prindi ai i cili fillimisht i vëren devijimet tek fëmija i tij në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Prandaj, nëse mendoni se fëmija juaj është më i ngadaltë se fëmijët e tjerë bashkëmoshatarë – bisedoni me pediatrin e fëmijës tuaj. Ndonjëherë zhvillimi i vonshëm është tepër i dukshëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të bëhet një vëzhgim më i detajuar, si dhe ndonjëherë konsultim me subspecialist për zhvillimin e fëmijëve, me qëllim për të vërtetuar pamjen reale të fëmijës. Shpesh kërkohet edhe ndihma e instrumentëve të tjerë – testet skrining të cilat shërbejnë për të përcaktuar apo për t’iu afruar diagnozës.

Çfarë mund ta shkaktojë zhvillim e vonshëm?

Shkaqet mund të jenë të ndryshme:

  • Faktorët gjenetik, siç është sindromi Down
  • Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale
  • Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë , veçanërisht nga dehitratimi i rëndë
  • Çrregullime  shqisore të tilla si mungesa  e dëgjimit dhe shikimit që në lindje apo e fituar më pas
  • Çrregullime të përhapura të zhvillimit, veçanërisht të grupit të autizmit
  • Probleme me nxënien (të mësuarit)
  • Çrregullim dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit
  • Shumë sëmundje neurologjike me apo pa të meta mendore

Lista e kushteve që mund të çojnë në zhvillim të vonuar, është tepër e gjatë dhe përfshin një gamë të gjërë të kushteve siç janë sëmundjet e rënda kronike gjatë fëmijërisë, privimi social, si dhe kushtet e vështira socialo-ekonomike, të cilat ndikojnë në demotivimin e  zhvillimit tek fëmijët.

Tre vitet e para të zhvillimit të fëmijës

Tre vitet e para të fëmijës janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Ajo çfarë ndodhë gjatë kësaj periudhe do ta ndjekë fëmijën edhe më vonë  në jetë. Kjo është dhe arsyeja përse është e rëndësishme që të vërehen sa më herët shenjat e zhvillimit të vonuar, dhe menjëherë të fillohet me trajtimin për kapërcimin e problemeve ekzistuese. Sa më herët të fillohet me intervenimin dhe trajtimin e problemit aq më të mira do të jenë rezultatet përfundimtare. Prandaj, nëse dyshoni  për ekzistencën e problemit me zhvillimin e fëmijës tuaj, mos prisni asnjë minutë më tepër!

Qendër  për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ekipi pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina” përballet çdo ditë me fëmijë të cilët kanë nevojë për vlerësim, intervenim dhe trajtim të hershëm.  Kjo ka qenë një arsye për hapjen e Qendrës për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Bëhet fjalë për një kategori tepër të ndjeshme të fëmijëve, e cila kërkon një qasje multidisiplinare. Ekipi ynë përbëhet nga:

  • Mjek për zhvillimin e fëmijëve – Dr. Aneta Demirxhieva, e cila bën vlerësimin fillestar të devijimit të zhvillimit, dhe vendos dyshime për ndonjë përpunim shtesë të mundshëm mjekësorë (skrining metabolik, vlerësim laboratorik, testim gjenetik, veçanërisht tek fëmijët të cilët kanë elemente të zhvillimit të vonshëm, skrining audiologjik për fëmijët të cilët kanë probleme me të folurit, dhe një gamë të gjërë ekzaminimesh shtesë në varësi të gjendjes apo pamjes klinike të çdo pacienti individualisht);
  • Neurolog për fëmijë – Dr. Olivera Lekovska, e cila bën vlerësimin neurologjik (kontroll neurologjik, diagnostikim neurologjik-fiziologjik – EEG dhe ekzaminime të tjera neurologjike plotësuese).  Merret me monitorimin e foshnjave të vogla të cilët kanë rrezik potencial të mungesës së zhvillimit, për shkak të faktorëve të nënës apo të shtatzënisë (lindje e parakohëshme, shtatzëni patologjike, etj.). Trajton kushte neurologjike komorbide (epilepsi, paralizë cerebrale).
  • Defektologe – Sonja Jordanova Cacanovska – e cila përveç trajtimit defektologjik, është e arsimuar dhe jashtëzakonisht me përvojë në trajtimin e të folurit.

Qasja ekipore siguron trajtimin e fëmijës në një vend, krahasim të rezultateve të marra dhe monitirim të vazhdueshëm të efekteve të trajtimit. Mesazhi ynë është: çdo dyshim i prindit dhe personave përreth, kërkon vlerësim serioz.  Kjo ka për qëllim vendosjen e diagnozës sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe menjëherë të merret trajtimi i nevojshëm.  Vlerësimi duhet të jetë real dhe i përshtatur me moshën, për të cilën ekzistojnë standarde të përcaktuara qartë. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme është që çdo prind të dijë se pavarësisht nga të gjitha llojet e ndërhyrjeve mjekësore, të cilat janë të nevojshme dhe çdo ditë i kryejmë, fëmijës duhet ti ofrohet një edukim special, domethënë , fëmija duhet të punojë me defektologun. Ky trajtim nuk mund të zëvendësohet me asnjë ilaç.  Në disa raste të caktuara ky është trajtimi bazë, ndërsa në disa raste të tjera shërben  vetëm për të mbështetur një pjesë mjekësore e cila garanton funksionimin gradual. Si përfundim, prindi duhet të jetë i informuar se askush nuk mund ta dijë që në fillim se sa do të jetë maksimumi i zhvillimit që do të arrihet tek fëmija. Por një gjë është e sigurtë, nëse trajtohet , sigurisht që do të ketë përmirësim. Fëmijët janë shkaku i ekzistencës tonë dhe të ardhmes tonë. Ekipi ynë lufton në mënyrë të barabartë për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara, sepse çdo fëmijë, pavarësisht nga shkalla e aftësive të kufizuara, meriton që ti jepet mundësia për të pasur një jetë më të mirë dhe më cilësore.

 

Shpërndaj