Aritmia ndikon në dobësimin e zemrës

Fibrilacioni arterial është aritmia më e shpeshtë e zemrës. Kjo lloj aritmie është karakteristike tek popullata e moshuar, por shfaqet edhe tek të rinjtë edhe pse nuk kanë apo nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kardiake. Sipas Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog, manifestohet me takikardi, si pasojë e rrahjeve të parregullta të zemrës, dhe karakterizohet me një puls të shpejtë dhe të parregullt të zemrës.

Fibrilacioni arterial është aritmia më e shpeshtë e zemrës. Kjo lloj aritmie është karakteristike tek popullata e moshuar, por shfaqet edhe tek të rinjtë edhe pse nuk kanë apo nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kardiake. Sipas Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog, manifestohet me takikardi, si pasojë e rrahjeve të parregullta të zemrës, dhe karakterizohet me një puls të shpejtë dhe të parregullt të zemrës.

Trajtimi tek pacientët me sëmundje kronike është më i komplikuar

Zakonisht, aritmia fillon me episode të shkurtra të parregullta të ritmit të zemrës, e cila qetësohet pa përdorimin e ndonjë ilaçi të veçantë. Ndonjëherë aritmia mund të zgjasë më tepër (për disa orë). Në raste të tilla kërkohet konsultim me mjekun kardiolog. “Fillimisht duhet të niset me përdorimin e disa ilaçeve (antiaritmnike) të cilat në shumicën e rasteve janë efektivë. Por pacientët të cilët kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese ( hipertension, diabet, sëmundje të veshkave apo ndonjë lloj të sëmundjes së zemrës) atëherë trajtimi është më i gjatë dhe më i komplikuar. Fibrilacioni arterial është aritmia e cila është shkaku më i zakonshëm i dobësimit të zemrës (reduktim i forcës së pompimit të zemrës) goditje në tru apo demencë” – shpjegon Dr. Ivan Trajkov për pasojat e aritmisë së patrajtuar.

Llojet e trajtimit

Trajtimi duhet të merret në kohë për të reduktuar mundësintë e shfaqjes së komplikimeve. Dr. Ivan trajkov shpjegon se nëse aritmia nuk qetësohet me anë të ilaçeve kundra aritmive, atëherë aplikohet kardioversioni elektrik. “Kjo është një metodë e qetësimit të ritmit të zemrës me shok elektrik (i kontrolluar nga ana mjekësore). Nëse pacienti ka nevojë për përsëritje të shkurtra të kardioversionit elektrik, në raste të tilla për pacientët rekomandohen studim elektrofiziologjik me radiofrekuencë  ablative në arterien e majtë të zemrës, ku dhe zakonisht ndodhet shkaku kryesor i fibracionit arterial”.

Stimuluesi kardiak ndërmerr rrahjet normale të zemrës

Nëse pacienti ka aritmi kronike arteriale, aritmi e cila zgjat më tepër se një vit, dhe nuk mund të qetësohet me anë të ilaçeve antiaritmike, dhe në të njejtën kohë ka ndryshime strukturore të zemrës, me dobësim të pompës së zemrës, në raste të tilla, sipas rekomandimeve kardiologjike të deritanishme vendoset stimuluesi kardiak i cili funksionon duke ndërmarrë rrahjet normale të zemrës. “ Vendosja e stimuluesit kardiak (pacemaker) bëhet me anë të një intervenimi të vogël kirurgjik gjatë të cilit vendoset një elektrodë (sondë) në barkushen e djathtë dhe si gjenerator (bateri) nën lëkurë, zakonisht në anën e majtë të kraharorit” – shpjegon Dr. Ivan Trajkov.

Studimi elektrofiziologjik për konfirmimin e aritmisë

Në të njejtën kohë, për një kontroll më të mirë të ritmit të zemrës, bëhet testimi elektrofiziologjik, kjo është një procedurë e cila shërben për të konfirmuar aritminë. Më pas intervenimi kryhet me anë të futjes së katetrës ablative radiofrekuente nëpërmjet venës. “ Ky është një tub, nëpërmjet të cilit transmetohet energji me elektricitet të ulët, me anë të të cilit bëhet  ablatimi, korrigjim në një pjesë të vogël të sistemit përcjellës. Më pas, stimuluesi kardiak (pacemaker) ndërmerr funksionin e zemrës. Pacienti ka ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës, me një përshpejtim të kontrolluar në mënyrë të përshtatur gjatë aktiviteteve fizike. Klinikisht pacienti është i qëndrueshëm, ka më pak nevojë për përdorim të ilaçeve për përmirësimin e presionit të gjakut dhe dobësimit të zemrës”.

Parandalimi i trombozës, (mpiksjes së gjakut)

Përveç terapisë së rregullt për zemrën, të gjithë pacientët kanë nevojë për terapi të rregullt për parandalimin e krijimit të trombozës (mpiksjes së gjakut) në zemër, si terapia me antikoagulant, e cila kryesisht ndihmon për shmangien e shfaqjes së infarkit në tru (tromboembolizë cerebrale).

Trajtim efikas i aritmive të zemrës

Ekipi ynë me përvojë të gjërë ofron diagnozë dhe trajtim të sofistikuar, përsa i përket çrregullimit të ritmit të zemrës. Në “Acibadem Sistina” keni mundësi për të kryer: shqyrtime elektrofiziologjike, ablatim për rastet e aritmive të zemrës, vendosje të aparatit pacemaker (stimuluesit kardiak), risinkronizim kardiak, instalim të kardiovertereve implantuese dhe defibrilatore dhe aparatet më bashkëkohore nga prodhuesit më të njohur në mbarë botën. Qasja ekipore në diagnostikimin dhe trajtimin e çdo pacienti, garanton efikasitet dhe cilësi të lartë.

 

Shpërndaj