Qëndrimi për një kohë të gjatë dhe në pozicion të gabuar para kompjuterit, në shtëpi apo në punë, shpesh shkakton dhimbje shpine. Kjo dhimbje është një nga problemet shëndetësore më të shpeshta dhe nuk ekziston asnjë person që të mos ankohet prej saj.
Spondiloza – sëmundja e “njeriut modern”
Spondiloza është sëmundje degjenerative e shtyllës kurrizore e cila shfaqet më së shumti tek personat të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur. “ Shtylla kurrizore përbëhet nga rruaza të cilat janë të ndërlidhura me nyje, dhe të ndara me disqe të buta. Kjo e bën shtyllën kurrizore fleksible dhe të përshtatshme, ndërsa rruazat dhe pjesët e buta janë një lloj stabilizuesi i cili absorbon stresin dhe dridhjet të cilat krijohen gjatë lëvizjes.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut që e përshpejtojnë zhvillimine spondilozës është të jetuarit në mënyrë dinamike, mungesa e aktivitetit fizik, mbajtja e trupit në mënyrë të gabuar, punët profesionale të cilat kërkojnë qëndrim për një kohët ë gjatë ulur (punonjësit në zyra, shoferët, punonjësit e ndërtimit), të pushuarit në pozicion të gabuar si dhe mbipesha trupore. Thonë se dhimbja në shtyllën kurrizore zakonisht shfaqet për shkak të ngarkesës e cila vjen me kalimin e viteve. Spondiloza e cila prek pjesën e qafës të shtyllës kurrizore, zakonisht shfaqet pas moshës 30 vjeçare, ndërkohë që spondiloza lumbale shfaqet pas moshës 40 vjeçare. Dhimbjet më shpeshta të kësaj sëmundje janë në pjesën e qafës, në pjesën e shpinës dhe në pjesën e këmbëve. Procesi degjenerativ nis në pjesën e disqeve ndërmjet rruazave, të cilat e humbasin lëngun e tyre gradualisht, duke dehidruar. Tek të porsalindurit, përqindja e lëngut të disqeve është 80% ndërsa tek të rriturit 70%. Me humbjen e lëngut, disqet humbasin elasticitetin e tyre, dhe në këtë mënyrë shpesh ndodh zhvendosja e tyre.
Çfarë janë gjembat?
Tek njerëzit shpesh shfaqen edhe të ashtuquajturat në gjuhën popullore “gjemba” të cilat shfaqen si pasojë e ndryshimit të kockave. Procesi i plakjes nuk i kursen as rruazat, ato gjithashtu e humbasin formën dhe funksionin e tyre. Kërci bëhet gjithnjë dhe më i fortë, ndërsa disqet forcohen dhe zvogëlohen. Me reduktimin e hapësirës, edhe masa kockore e plotëson hapësirën e krijuar duke e mbushur me krijimin apo zhvillimin e “gjembave” të cilat nuk kanë kërc mbrojtës. Shfaqen tek peronat e moshuar, por mund të shfaqen edhe tek personat më të rinjë, të cilat janë të ekspozuar ndaj ngarkesave të vazhdueshme në shtyllën kurrizore.
Trajtimi
Për shkak se kjo sëmundje zhvillohet ndryshe tek çdo pacient, është e nevojshme që mjeku mjeku ta njohë mirë problemin dhe të zhvillojë një plan dhe program për trajtim individual. Ekipi profesional në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në departamentin e terapisë fizikale dhe rehabilitimit ju rekomandon që dhimbjen ta largoni me anë të përdorimit të ilaçeve, terapisë fizikale dhe rehabilitimit si dhe me anë të kinesiterapisë (kynesitherapy).
Në mënyrë që dhimbja të mos shfaqet përsëri, duhet të bëni një jetë cilësore, duhet ta mbani trupin në pozicionin e duhur, të merreni me sport, të forconi muskujt e shpinës dhe rreth shtyllës kurrizore, dhe të bëni terapi fizikale periodike. Për ata të cilët merren me aktivitete të rënda fizike, rekomandohet përdorimi i fiksuesve mbrojtës në shtyllën kurrizore dhe të shmangin qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Siç kemi përmendur deri tani, duhet të tregoni kujdes edhe ndaj peshës trupore, e cila duhet të jetë normale dhe duhet të përdorni këpucë të rehatshme. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të parandaloni pasojat e rënda dhe të padëshiruara.