Jemi në prag të stinës së dimrit, klinikat janë të mbushura plot me fëmijë të sëmurë. Do të rritet numri i rasteve të sëmundjeve respiratore tek fëmijët me përkeqësimin e gjendjes së ndotjes së ajrit, një problem ky me të cilin përballemi çdo vit në stinën e dimrit. Si ti mbrojmë fëmijët tanë, çfarë duhet të bëjmë për të rritur imunitetin e tyre, çfarë shurupesh duhet të përdorim për të përmirësuar shëndetin e tyre? Gjëja e parë për rritjen e imunitetit është ushqimi i duhur dhe i shëndetshëm, shmangia maksimale konsevantëve, pesticideve, organofosfateve, herbicideve në ushqimin e fëmijëve. Një element tjetër natyral i cili është aleatë i imunitetit të fëmijëve është përdorimi i rregullt dhe në mënyrë korrekte i probiotikëve, shprehet Dr. Aleksandar Sajkovski, specialist në pidiatri dhe neonatologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Ekstrakti i rrushit, mjalti, ushqimi organik, probiotikët, shurup artificial dhe natyral për rritjen e imunitetit… Një arsenal të tërë përfshijnë prindrit në ushqim për mbrojtjen e fëmijëve para periudhës së viruseve dhe ftohjeve. Si përmirësohet realisht imuniteti tek fëmijët?
Përveç imunomodulatorëve natyral siç janë probiotikët, bioflavonoidet, ekzistojnë edhe imunomodulatorë specifikë të ashtuquajtura si lysates (qeliza bakteresh) të cilat kur i aplikojmë, kanë efekt të ngjashëm me vaksinat. Me përdorimin e tyre krijohen antitrupa kundër baktereve duke mundësuar mbrojtjen e fëmijëve prej tyre. Gjithashtu mund të përdoret edhe inozinë, si imunomodulator që lartëson pjesën e sistemit imunitar Tx1 dhe mbron fëmijët nga infeksionet virale. Këto lloje imunomodulatorësh, quhen imunomodulatorë specifikë dhe shpesh përdoren me efikasitet të lartë në mbrojtjen e fëmijëve nga infekionet virale dhe bakteriale.
Në cilën periudhë të vitit duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë imunitetit të fëmijëve?
Sistemi imunitar sulmohet veçanërisht gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve, domethënë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit. Pikërisht atëherë shfaqet dhe numri më i madh i infeksioneve tek fëmijët. Pikërisht në këtë periudhë ekzistojnë epidemitë më të mëdha të infeksioneve virale dhe bakteriale, për faktin se gjatë kësaj periudhe fëmijët mbahen në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë, pavarësisht nëse qëndrojnë në shtëpi apo në kopësht.
Si ndërtohet imuniteti?
Sistemi imunitar është një sistem i përkryer i cili e mbron organizmin e fëmijës si dhe atë të personave të rritur nga një numër i madh pushtuesish si bakteret, viruset, myku, parazitët. Gjithashtu e mbron edhe nga qelizat malinje, dhe normalisht është një pastrues i atyre qelizave të cilat normalisht vdesin çdo ditë dhe kanë nevojë për tu zëvendësuar me qeliza të tjera funksionale. Imuniteti ndahet në imunitet të lindur dhe imunitet të arritur me kalimin e kohës. Imuniteti i lindur është ai i ashtuquajturi jospecifik, dhe është i njejtë tek të gjithë personat. Element tipik në këtë pjesë të sistemit imunitar është lëkura, e cila na mbron nga agresiviteti i mikroorganizmave të cilat jetojnë përreth nesh. Pjesë e këtij sistemi janë edhe mukozat e trupit. Ndryshe nga ky imunitet, është imuniteti specifik, i cili është i drejtuar ndaj disa llojeve të mikroorganizmave të caktuara, dhe e mbron trupin nga baktere dhe viruse të ndryshme. Kur trupi të jetë njohur një herë me ndonjë mikroorganizëm, sistemi imunitar ka kapacitet ta dallojë atë gjatë rishfaqjes së këtij mikroorganizmi, dhe në këtë mënyrë reagon shpejtë dhe në mënyrë efikase në shkatërrimin e tij.
Ekziston përshtypja se më tepër sëmurën fëmijët të cilët shkojnë në kopësht, veçanërisht në vitin e parë të adaptimit. Përse ndodh kjo?
Është normale që përhapja e infesioneve të jetë më e theksuar në ambientet e mbyllura siç janë kopshtet, ku dhe numri i fëmijëve është më i madh. Por kjo nuk do të thotë se fëmijët nuk duhet të shkojnë në kopësht. Përkundrazi, kopshtet janë institucione vërtetë të rëndësishme ku fëmijët fillojnë të njihen me jetën dhe ambientin përreth. Infeksionet janë të shpeshta për një arsye të thjeshtë, pasi sistemi imunitar i fëmijëve fillon të piqet gjatë 5-6 viteve të para, dhe në fund të vitit të 6 arrin rreth 50% të sistemit imunitar të personave të rritur. Pikërisht për këtë arsye fëmijët janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve në ambientet e mbyllura. Detyra jonë si pediatër dhe ajo e prindërve, është që ti ndihmojmë fëmijët gradualisht të rrisin nivelin e sistemit imunitar, dhe të zvogëlohen mundësitë e shfaqjes së infeksioneve tek fëmijët.
A pajtoheni me përdorimin e shurupeve artificiale të cilat ne i blejmë për forcimin e imunitetit, apo ka ndonjë variant më të mirë dhe më të shëndetshëm?
Gjëja e parë për rritjen e imunitetit është ushqimi i duhur dhe i shëndetshëm, shmangia maksimale konsevantëve, pesticideve, organofosfateve, herbicideve në ushqimin e fëmijëve. Kjo nënkupton që fëmijët që në moshë të vogël duhet të fillojnë me konsumimin e ushqimit organik, e cila nuk përmban toksina të epokës moderne. Ato mund të ndikojnë në mënyrë subtile në disa segmente të sistemit imunitar ( aktivizim të mikrofagjeve, prodhim të interleukineve) të cilat zbvulohen me vështirësi me anë të testeve laboratorike. Por ajo çfarë është veçanërisht e rëndësishme, është fakti që këto helme kanë një mundësi të madhe për latente, që do të thotë se efektet e ndikimit të tyre mund të shihen edhe pas disa viteve të marrjes së tyre në mënyërë të vazhdueshme. Një element tjetër natyral për rritjen e imunitetit tek fëmijët është përdorimi i rregullt dhe në mënyrë korrekte i probiotikëve. Por duhet përmendur se duhen përdorur ato të cilat kanë përmbajtje imunogjene, të tilla ka relativisht pak (psh: Protectis Lactobacillus Reuter ose Lactobacillus Equilibus). Përdorimi i të ashtuquajturve antioksidantë natyral dhe substanca antimikrobiale, siç janë bioflavonoidet ( të cilat gjenden tek frutat agrume dhe në farat e tyre) është gjithashtu i rëndësishëm. Rekomandimi im në këtë kontekst, është që fëmijët të mos pine lëngje, por të konsumojnë fruta ose të konsumojnë vajrja të cilat përmbajnë bioflavonoide.
Fëmijët gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit janë krejtësisht të mbyllur në shtëpi. Gjysmën e ditës e kalojnë në kopësht, pjesën tjetër të mbyllur në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur. Çfarë rekomandimi keni për prindërit lidhur me këtë problem?
Ndotja e ajrit është një problem që po prek gjithë botën, por veçanërisht tek ne. Ndotja e ajrit dëmton rëndë sistemin imunitar të organeve të frymëmarrjes, dhe shkaktojnë infeksione të shpeshta të përsëritura , si dhe çrregullim të veprimit imun të vaksinave, madje edhe shfaqjen e kancerit. E njejta gjë është edhe me ambientet në të cilat konsumohet duhani. Unë mendoj se ky problem nuk mund të zgjidhet individualisht, është e nevojshme një periudhë sistematike, duke filluar me eliminimin nga trafiku të të gjitha automjeteve të cilat nuk kanë një sistem cilësor për reduktimin e ndotjes së ajrit, dhe me ndryshimin e sistemit të ngrohjes gjatë stinës së dimrit, duke i zëvendësuar apo duke vënë në përdorim sisteme ngrohëse të cilat nuk ndikojnë në ndotjen e ajrit ( në këtë mënyrë në viter 60 të shekullit të kaluar, në Londër ndotja e ajrit u zvogëlua në mënyrë drastike, dhe një nga masat më kryesore që ndërmorën ata, ishte ndalimi i përdorimit të qymyrgurit dhe naftës në sistemet ngrohëse). Në rast se nuk marrim një system të tillë, gjëja e vetme që i’u mbetet përdërve për të bërë, është që ti dërgojnë fëmijët në vende malore me ajër të pastër, të përdorin jonizues për pastrimin e ajrit në ambientet në të cilat qëndrojnë fëmijët.