Kockat, mushkëritë, mëlçia janë organet në të cilat më shpesh përhapen qelizat kancerogjene, aty ku metastazojnë. Tre deri në katër raste të metastazave në kocka, janë rezultat i tumoreve të gjirit, prostatës, mushkërive dhe veshkave. Metastazat e kockave mund të shfaqen në çdo kockë por zakonisht ato prekin pelvisin dhe shtyllën kurrizore. Për simptomat dhe mënyrën e trajtimit përgjigje morëm nga Prof. Dr. Jordan Saveski, traumatolog dhe nga Dr. Sllavica Kraleva, onkologe – radioterapeute.
Cilat janë simptomat?
- Dhimbja e kockave është simptomi i parë i metastazimit të kockave. Në fillim, dhimbja mund të shfaqet dhe më pas të zhduket përsëri, dhe më pas mund të ndjeni probleme apo dhimbje gjatë ecjes apo lëvizjes. Metastazat i dëmtojnë kockat dhe i bëjnë ato të dobëta dhe si pasojë e kësaj mund të shfaqet thyerje e tyre gjatë ndonjë rrëzimi apo rënie të vogël.
- Vlerat e larta të kalciumit – metastazat e kockave e dëmtojnë indin e kockës dhe si pasojë e kësaj, kalciumi lirohet në qarkullimin e gjakut. Vlerat e larta mund të jenë një problem serioz dhe mund të shkaktojnë urth, neveritje, kapsllëk, dehidrim madje edhe gjendje kome.
- Presioni në shtyllën kurrizore – me rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene shkaktohet presion tek indet përreth. Nëse ato janë në shtyllën kurrizore, mund të fillojnë të shkaktojnë presion mbi pjesën e shtyllës e cila lidhet me trurin. Tek pacienti shfaqen lëvizje të kufizuara, dobësim i muskujve, ngurtësim dhe probleme me urinimin. Presioni në pjesën e trurit është një gjendje urgjente e cila mund të shkaktojë paralizë tek pacienti.
Si diagnostokohen metastazat në kocka?
Diagnoza e metastazave në kocka zakonisht vendoset me anë të skanimit të kockave i cili mund ta zbulojë sëmundjen në fazë të hershme. Gjithashtu rekomandohet edhe tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike dhe PET/KT. Përsa i përket diagnozës me anë të analizave laboratorike, mund të bëhet me anë të përcaktimit të vlerave të kalciumit në gjak.
Trajtimi
Ilaçe për forcimin e indeve dhe të kockave dhe për lehtësimin e dhimbjes: ilaçet të cilat zakonisht përdoren për trajtimin e osteoporozës, bisfosfonatet gjithashtu mund të ndihmojnë tek pacientët me metastazë në kocka.
Kimioterapia: nëse kanceri është përhapur tek më shumë kocka, atëherë është e nevojshme kimioterapia. Këto ilaçe të cilat aplikohen në venë, shpërndahen nëpër trupin tuaj dhe luftojnë me qëlizat e kancerit.
Terapia hormonale: jepet në rast se metastazat prejardhjen e tyre e kanë nga gjiri apo nga prostata. Kontrolli i dhimbjeve: në trajtimin e këtij kanceri është shumë e rëndësishme që të kontrollohen dhimbjet në mënyrë që pacienti të ketë një jetë më cilësore. Për këtë qëllim jepen ilaçe për kontrollin e dhimbjeve.
Radioterapia: është një tjetër opsion trajtimi kur dhimbja nuk mund të kontrollohet dhe nuk mund të parandalohet me anë të ilaçeve, në rast se ka rrezik për frakturë të kockës dhe kompresim të shtyllës kurrizore.
Kirurgjia: përdoret për mënjanimin e metastazave nga kockat për të cilat ekziston rrezik i thyerjes së tyre. Këtu përfshihen:
- Kirurgjia për stabilizimin e kockave: nëse ekziston rrezik për thyerjen e kockave për shak të metastazave, stabilizohet në mënyrë kirurgjike me anë të implanteve (vidë, pllakë, protezë).
- Kirurgjia për mënjanimin e metastazave të vendosura në shtyllën kurrizore, nëse lokalizimi i metastazave është solitat në 1 apo 2 rruaza atëherë bëhet mënjanim i gjërë kirurgjik i masave të tumorit dhe mbushja e defektit me implante.
- Vetebroplastika: është një metodë minimalisht invazive dhe një metodë kirurgjike jashtëzakonisht efektive, e cila kryhet atëherë kur kemi rruazë kurrizore të lënduar. Qëllimi i këtij intervenimi është