Vrapoj do të thotë ekzistoj – Dr. Klementina Kuzeska

Aktiviteti sportiv për një shëndet më të mirë, shoqëria me garuesit dhe atmosfera pozitive e Maratonës së Shkupit janë shkaktarët kryesorë që sot Dr. Klementina Kuzeska, gjinekologe-akushere është pjesë e të gjitha garave në qytet. Me entuziazmin e saj, shpirtin sportive dhe energjinë pozitive është një nga nxitësit kryesorë të konkurimit në mesin e vrapuesve të ekipit të Acibadem Sistina, ekip i cili është çdo vit në rritje. Me datë 6 maj, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit të dalin në rrugë dhe të kontribuojnë për një tjetër maratonë të paharrueshme.

Kur ka filluar dashuria juaj ndaj vrapimit?

Me vrapimin fillova të merrem para dy vitesh kur vendosa të heq dorë nga pirja e duhanit. Duhej ti jepej një dimension i ri vendimit për një mënyrë jetese të shëndetshme. Idea për pjesëmarrje në Maratonën e Shkupit ishte mundësi e përkryer për marrjen e këtij vendimi. Duhej filluar me disa përgatitje pasi nuk mundet që njëherësh të shfaqesh dhe të vraposh 5 km. Fillova të vrapoja dhe të rrisja gradualisht distancën duke fituar kështu kondicion vrapimi. “U infektova”.

Përse vendosët të merreni me këtë sport?

Qëlloi që gjithçka të më përshtatej me kohën, pikërisht atëherë kur nuk kam asnjë detyrim për askënd, pa pasur nevojë për hapësirë dhe ndihmë mund të bëj diçka të mirë për shëndetin tim. Vendosa një rregull për aktivitetet e mia gjatë javës, rregull të cilin e shikoja si një detyrim ndaj vetes. Kjo është mënyra e vetme për të lëvizuar gjatë atyre ditëve kur ndiheni të lodhur, të ngadalshëm apo dembelë. Të kuptohemi mirë, nuk është e lehtë që të vraposh në mënyrë monotone për një kohë të gjatë. Vrapimi më tepër se 30 minuta ndonjëherë mund të jetë tepër i mërzitshëm, megjithatë, ti ke ndjesinë se e ke përfunduar një punë të mirë dhe satisfaksioni që merr trupi nuk ka çmim.

A merreni edhe me ndonjë sport tjetër?

Sporti me ski është pasioni im sportiv më i vjetër, më dhuron ndjesinë e një lirie të plotë dhe kënaq maksimalisht të gjitha ndjesitë e mia. Tek sporti me ski, ekziston një kufizim sezonal. Me vrapimin nuk ndodh e njejta gjë, pasi vrapimi mund të bëhet në çdo stinë të vitit.

Cila ka qenë gara e parë dhe sa e gjatë ka qenë ajo?

Promovimi im në botën e vrapimit ka qenë në maratonën e Shkupit në vitin 2016 në njëp garë prej 5 km. Atmosfera që mbizotëron nëpër rrugët e qytetit nën shoqërinë e vrapuesve dhe tifozëve është magjepsëse. Me ngrohtësinë e shpirtit i’ua rekomandoj të gjithëve, pasi të gjithë duhet ta shijojnë këtë ndjesi. Kjo ma ka motivuar akoma më tepër që të vazhdoj në rrugën e vrapimit si një zgjedhje dhe sfidë sportive të vërtetë.

Në cilat gara sportive keni marrë pjesë deri tani?

Rregullisht marr pjesë në të gjitha garat e qytetit. Kjë është një mënyrë e shkëlqyer që njeriu ti japë vetes një qëllim dhe një mundësi për të mbajtur veten të tonifikuar dhe për të fituar kondicion (rezistencë). Zakonisht, takoj të njejtët persona të buzëqeshur, të kthjellët dhe pozitivë të cilët e praktikojnë këtë sport. Për mua ky është një dimension i ri i miqësisë me persona të cilët praktikojnë mënyra të shëndetshme për jetën.

Shpesh vraponi edhe në gara humanitare, gjë e cila e rrit peshën e shpirtit tuaj sportiv

Garat humanitare kanë një esencë të veçantë e cila të jep kënaqësi, për faktin që të bën të ndjesh se je duke bërë diçka plus, diçka akoma më të dobishme dhe humane për atë grup personash e cila kjo ndonjëherë mund të jetë një domosdodhmëri jetese. Humanizimi është motoja ime e jetës, dhe është pjesa më e rëndësishme e jetës time si mjeke.

Sa shpesh dhe ku merreni me rekreativitet zakonisht?

Zakonisht, vrapoj përgjatë lumit Vardar dhe përgjatë ligjenit të Ohrit, të paktën dy herë në javë. Ndërkohë që jam duke vrapuar, mendoj, nxjerrë konkluzione, marr vendime dhe meditoj. Me anë të vrapimit nxjerrë energjinë negative dhe nervozizmin e akumuluar nga jeta dhe puna.   Prandaj dhe më lart kam përmendur se vrapoj do të thotë ekzistoj, vrapoj që të mbijetoj. Vrapimi është rritur në mënyrën time të jetesës.

Sa ndikon profesioni juaj si mjeke në përzgjedhjen tuaj për një jetë të shëndetshme?

Mënyra e jetesës së shëndetshme është e rëndësishme për parandalimin e shumë sëmundjeve me të cilat dhe si paciente potenciale. Mosha ime ka nevojë për ndërgjegjësimin dhe domosdodhmërinë e futjes së aktivitetit sportiv për të ruajtur shëndetin tim. Kjo është dhe arsyeja përse kam marrë vendimin e hedhjes së një hapi drejt jetës sportive. Vrapimi është një nga sportet më të vjetra që në kohën e njerëzimit. Njeriu ka vrapuar për tu ushqyer, për të mbijetuar. Trupi i njeriut është ndërtuar për të garuar. Vrapimi mundëson aktivizimin e plotë të trupit dhe ofron stërvitjen më të mirë.  Aftësia për të vrapuar është më tepër një qeshtje e vendimit mendor. Interesant është edhe fakti se sa ndihet edhe në këtë pjesë dominimi i trurit mbi qëndrueshmërinë e trupit. Gjithmonë habitem dhe pyes veten deri ku është maksimumi, sa mund të  zgjasë intensiteti i punës dhe funksionit të trupit.

Së shpejti do të nisë Maratona e Shkupit, sa vite merrni pjesë, cila është sfida dhe cilat janë pritjet tuaja nga kjo maratonë?

Kjo do të jetë Maratona e Shkupit në të cilën do të marrë pjesë për herë të tretë, në garën 21 km (gjysmë maratonë) dhe këtë vit pres që të arrij një rezultat më të mirë kohor. Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë bashkëqytetarët e të gjitha moshave “ Dilni nëpër rrugët e qytetit të Shkupit për të përshëndetur pjesëmarrësit. Atmosfera është e përkryer. Nëse mendoni se edhe ju mund të vraponi, atëherë regjistrohuni si fillim në garën prej 5 km. Më besoni, do të rilindni. Filloni të vraponi. Vraponi ngadalë ose shpejt, vraponi në mënyrën tuaj. Gjithë bota vrapon, vraponi dhe ju. Përfitimet do ti ndjeni shumë shpejtë. Do të bëni një hap të rëndësishëm në shëndetin dhe bukurinë tuaj”.

Shpërndaj