Rehabilitimi pas vendosjes së protezave në këllk dhe në pjesën e gjurit

Roli i fizioterapistit në një institucion spitalor ka një domethënje jetike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pacient me ndërhyrje më të lehtë apo më të rëndë kirurgjike. Vllatko Ilievski, përgjegjës fizioterapist dhe specialist në kinesioterapi, thotë se puna ekipore është tepër e rëndësishme në trajtimin e pacientit, domethënë ai zinxhiri i bashkëpunimit ndërmjet mjekut dhe fizioterapistit, infermieres dhe fizioterapistit apo çdo personeli tjetër mjekësore i cili është i përfshirë në kujdesin e pacientit. “Ne, fizioterapistët, praktikisht prezantojmë fazën e trajtimit menjëherë pas punës së  përfunduar mirë nga mjeku, deri në kthimin e plotë të pacientit në gjendjen e mëparshme, domethënë, deri në funksionimin normal dhe kthimin e tij në aktivitetet e përditshme” – thotë Ilieski.

Qëllimi i terapisë fizikale

Zakonisht pacientët e shtruar në departamentin e ortopedisë, janë pacientët të cilët të cilët kanë kryer intervenime kirurgjikale, endoprotezë në këllk apo në pjesën e gjurit. Gjithashtu mund të kenë kryer edhe endoprotezë në shpatull. Zakonisht, shkak për kryerjen e intervenimit të artrozës është gërryerja apo konsumimi i nyjeve, dhe zakonisht shfaqet tek personat në moshë të thyer. Kufiri i plakjes është zvogëluar kohët e fundit për shkak të stilit të jetesës  në pozicion të ulur dhe reduktitmit të aktivitetit fizik.

Qëllimi i terapisë fizikale tek pacientët me intervenim kirurgjik ortopedik, është forcimi i muskulaturës së dobësuar, arritja e vëllimit normal të lëvizjes së nyjes së operuar, dhe kthimi në aktivitetet e përditshme sa më shpejtë të jetë e mundur.

Terapia fizikale para intervenimit. Tek pacientët me sëmundje ortopedike, terapia fizikale mund të kryhet edhe para kryerjes së intervenimit kirurgjik. Është e nevojshme që këta pacientë të kryejnë kinesiterapi me ushtrime statike dhe ushtrime ndihmëse aktive, në këtë mëynrë kryerjen e intervenimit do ta presin më të përgatitur si dhe rehabilitimi postoperative do të jetë më i shpejtë dhe më i suksesshëm.

Terapia fizikale pas intervenimit në mjedisin spitalor. Rehabilitimi postoperative tek këta pacientë nis gjatë 24 orëve të para pas kryerjes së intervenimit. Fillimisht nis me kinesiterapi në pozicion të shtrirë. Jo më vonë se 48 orë pacientët janë të vertikalizuar dhe fillojnë të lëvizin me ndihmën e një pajisje ortopedike, dhe vetëm pas disa ditësh ata vazhdojnë të ecin apo të lëvizin me patericë. Gjatë mobilizimit, pacientët marrin instrukcione për mënyrën e uljes, ngritjes, për mënyrën e lëvizjes me pajisje ndihmëse ortopedike, si dhe për dozën e peshës apo ngarkesës së këmbës së operuar. Këta pacientë qëndrojnë në spital 8-10 ditë dhe terapia e tyre fizikale praktikohet 2-3 pati na den. “Zakonisht, në mënyrë aktive punojmë me ushtrime ndihmëse për lëvizjen e nyjes së operuar, ushtrime statike për forcimin e muskulaturës së dobësuar. Praktikohet drenimi limfatik, kinesiterapia” – thotë Ilieski.

Puna me pacientët edhe në kushtet e shtëpisë

Ditën e 10-të, kur pacienti kthehet në shtëpi, ai tashmë mund të lëvizë në sipërfaqe të rrafshta me paterica të cilat mbështeten nën sqetulla, arrin të zbres dhe të ngjitë shkallët. Para largimit nga spitli, mjeku fiziatër sëbashku me fizioterapistët e edukojnë pacientin për të gjitha ushtrimet të cilat duhet ti kryej në kushtet e shtëpisë. Edukohen edhe anëtarët e tjerë të rrethit të ngushtë familiar të pacientit për mëyrën se si duhet të sillet pacienti, pasi trajtimi nuk përfundon me kthimin e pacientit në shtëpi. Në rast se konsiderohet e nevojshme, pacienti këshillohet që të punojë me fizioterapist edhe në kushtet e shtëpisë.

Rehabilitimi për shërimin e plotë dhe për çlirimin nga përdorimi i pajisjeve ndihmëse ortopedike

20-30 ditë pas intervenimit pacienti duhet të vazhdojë me rehabilitimin në departamentin e terapisë fizikale, ku përdoret elektro terapia, terapia me lazer, magnetoterapia, kinesiterapia, teknikat manual dhe hidroterapia. Spitali klinik “Acibadem Sistina” është institucioni i vetëm spitalor në vend i cili disponon korsi (shirit) nënujore  për hidroterapi. “ klinika jonë ka kushte të shkëlqyera për rehabilitimin e këtyre pacientëve, që nga dita e parë pas operacionit deri nga çlirimi I tij I plotë nga përdorimi i pajisjeve ndihmëse ortopedke dhe kthimin normal të jetës së përditshme”, – thotë Ilieski.

Shpërndaj