Kur nuk duhet të shqetësoheni për temperaturën e fëmijës tuaj?

Të dridhurat tek fëmijët mund t’i frikësojnë dhe shqetësojnë prindërit, sidomos ata të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Çdo fëmijë gjatë fëmijërisë ka kaluar ethe gjatë natës edhe pse mund të keni qenë tepër të kujdesshëm! Është tepër e rëndësishme se si duhet të veprojnë prindërit gjatë këtij mëmenti. Së pari, disa këshilla për të matur temperaturën e fëmijës tuaj:

Të dridhurat tek fëmijët mund t’i frikësojnë dhe shqetësojnë prindërit, sidomos ata të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Çdo fëmijë gjatë fëmijërisë ka kaluar ethe gjatë natës edhe pse mund të keni qenë tepër të kujdesshëm! Është tepër e rëndësishme se si duhet të veprojnë prindërit gjatë këtij mëmenti. Së pari, disa këshilla për të matur temperaturën e fëmijës tuaj:

Ka disa lloje termometërash – nga ata klasikë në ata të rinjtë modernë dixhitalë. Për të matur temperaturën e trupit ju mund të përdorni çfarë do lloj termometri. Për matje më të saktë të temperaturës për bebet dhe fëmijët e vegjël rekomandohet termometri rektal. Nëse keni frikë apo nuk ju duket i përshtatshëm  përdorimi i këtij termometri, atëherë përdoreni atë nën krahun (sqetullën) e fëmijës.

Çfarë janë ethet?

Ethet janë përcaktuar si temperaturë e trupit e cila është më e lartë se 38˚C. Temperatura normale e trupit është rreth 36-37˚C. Kjo temperaturë ndryshon gjatë ditës dhe ndryshon në varësi të moshës, nivelit të aktiviteteve dhe faktorëve të tjerë.

Kur nuk duhet të shqetësoheni për temperaturën e fëmijës tuaj?

Kur ethet e fëmijës tuaj zgjasin më pak se pesë ditë, dhe femija juaj sillet në mënyrë normale. Nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj luan, ha dhe pi normalisht. Si temperaturë normale për fëmijët nga 3 muaj deri në 3 vjeç konsiderohet temperatura nga 39.2˚C , ndersa për më të rrituarit deri në 39.4˚C. temperaturat më të ulëta ndodhin atëherë kur bebja apo fëmija juaj ka kryer vaksinim. Këto lloj ethesh apo temperaturash janë normale nëse nuk  zgjasin më shumë se 24 orë.

Kur duhet të thërrisni doktorin?

Tani vjen pyetja e rëndësishme: kur duhet të shqetësoheni për temperaturën e fëmijës tuaj?

Kërkoni pediatër nëse:

–          Bebet të cilët janë më të vegjël se 3 muaj dhe kanë ethe. Ethet janë reagimi i vetëm i cili tregon se gjëndja shëndetësore e bebes nuk është siç duhet.

–          Ethet e fëmijës tuaj zgjasin më shumë se 5 ditë. Ndoshta do të jetë e nevojshme të bëhen disa kontrolle për të zbuluar shkakun.

–          Temperatura e fëmijës tuaj është më e lartë se 40˚C.

–          Fëmija juaj nuk sillet normalisht, zgjohet me vështirësi apo nuk konsumon mjaftueshëm lëngje. Foshnjat të cilat nuk shpenzojnë të paktën tre pelena në ditë, apo fëmijë më të rritur nuk urinojnë çdo 8 – 12 orë, mund të jenë të dehidratuar.

–          Fëmija është vaksinuar më parë dhe ka ethe apo temperaturë mbi 38.8˚C për më shumë se 24 orë.

–           Jeni të shqetësuar! Nëse nuk mund të duroni ta shikoni fëmijën tuaj të sëmurë me ethe, kontaktoni mjekun pediatër.

Çfarë duhet të bëni në rast të ndonjë sulmi?

Sulmet e shkaktuara nga ethet tek fëijët janë tepër të frikshme. Sulmi i etheve ndodhë 2 deri në 4 % tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare. Jo të fgjitha sulmet shkaktojnë lëvizje të pakontrolluara tek fëmijët. Disa sulme ngjajnë me humbjen e ndjenjave apo me dobësi në trup.

Nëse fëmija juaj pëson sulm nga ethet:

–          Shtriheni atë në anë, jo në kurriz, as përmbys.

–          Mos ndërhyni me duar apo diçka tjetër për t’ia mbajtur gjuhën.

–          Nëse sulmi zgjat më tepër se 5 minuta, thërrisni ndihmën e shpejtë.

Nëse sulmi zgjat më pak se 5 minuta, ju këshillojmë të kontaktoni doktorin tuaj dhe të ose të kërkoni ndihmë të shpejtë mjekësore.

Shpërndaj