Faktorët e papritur të rrezikut të goditjes në zemër

Mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e zemrës tuaj është nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm dhe të balancuar, ushtrimeve dhe nëse është e nevojshme nëpërmjet ilaçeve të lëshuara nga doktori. Por ka disa faktorë të papritur të rrezikshëm të cilët mund t’ju surprizojnë. Përgjithësisht janë të poshtpërmendurit: të munduarit të tepërt, ekspozimi ndaj të ftohtit, emocione të forta dhe mënyra e të ushqyerit.

Mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e zemrës tuaj është nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm dhe të balancuar, ushtrimeve dhe nëse është e nevojshme nëpërmjet ilaçeve të lëshuara nga doktori. Por ka disa faktorë të papritur të rrezikshëm të cilët mund t’ju surprizojnë. Përgjithësisht janë të poshtpërmendurit: të munduarit të tepërt, ekspozimi ndaj të ftohtit, emocione të forta dhe mënyra e të ushqyerit.

Tepër mund, tepër shpejtë

Të gjithë e dimë se programi i rregullt i ushtrimeve është gjë e mirë për ne, por ajo çka është më e rëndësishme është se duhet të jemi fizikisht të gatshëm dhe në gjendje për ti kryer këto ushtrime. Nëse nuk jeni mësuar të kryeni ushtrime aerobike, përpjekjet e tepërta dhe të mundimshme për ti kryer ato mund të çojnë në goditje të zemrës. Ekspertët këshillojnë shmangien e kryerjes së aktiviteteve të tepërta, aq më tepër nëse vuani nga sëmundjet e zemrës, nga diabeti, tensioni i lartë i gjakut apo nga kolesteroli i tepërt. Vënia në provë e aftësive tuaja për kryerjen e ushtrimeve, sidomos në kushte të ekstreme të motit, mund të jetë e rrezikshme.

Temperaturat e ulëta

Moti i ftohtë do të thotë rrezik i lartë i goditjes në zemër, pasi ai shkakton ngushtimin e arterieve, të cilat mund të shkaktojnë një rritje të papritur të tensionit të gjakut. Aktiviteti fizik në mot të ftohtë mund të jetë i rrezikshëm. Tuhet të kujtoni se ndonjëherë të pastruarit të borës është një punë e vështirë e cila bën që zemra juaj të mundohet.

Emocionet e forta

Emocionet e forta, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija, ato mund të ndikojnë në impulset elektrike të zemrës. Studimet kanë treguar se stresi nga lumturia e madhe në pikëllim të madh, mund të çojë në goditje të zemrës. Kjo ndodh për shkak të rritjes së padëshiruar dhe të papritur të presionit në zemrër, duke shkaktuar ngjarje të papritura në trup. Studimet e fundit tregojnë se rreziku i goditjes në zemër është më i lartë pas 24 orësh nga humbja e ndonjë personi të afërt dhe mund të mbetet i lartë për 5 muaj pas vdekjes së këtij personi. Çdo reagim i ashpër i mërzitjes apo nervozizmit ka pasoja vërtet serioze për zemrën.

Të ngrënit një vakt të madh

Studimet kanë treguar se të ngrënit rëndë në një vakt, mund të shkaktojë goditje në zemër në një periudhe kohore prej 24 orësh pas të ngrënit. Kjo ndodh për shkak se të ngrënit rrit nivelet e një hormoni i cili rrit sshkallën e presionit të gjakut në zemër. Përveç vaktit të rëndë, efekte të dëmshme në zemër kanë dhe përdorimet e tepërta të kafeinës, drogës dhe alkoolit. Duke ditur se këto dhe të tjera kushte mund të shkaktojnë goditje në zemër, vetëm na tregon se sa është e rëndësishme ruajtja e shëndetit të zemrës përmes ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve të rregullta, dhe nëse është e nevojshme me anë të ilaçeve të cilat gjithmonë janë të miratuara nga doktori. 

Shpërndaj