Recetë verore – krem freskues me kastravec dhe jogurt

Ky krem është i përkryer për tu freskuar gjatë stinës së verës, por gjithashtu edhe për piknik në verë. Përmban kastravec dhe jogurt (kos) dhe është shumë i mirë për stomakun tuaj. Nëse jeni më tepër persona dhe doni të ngopeni mirë, mund t’i dyfishoni apo trefishoni përbërësit e kremit.

Përbërësit:

-200 ml jogurt pa yndyrë
- 1 lugë të vogël me hudhër të grirë imët
-1 lugë të madhe me kastravec të grirë imët
- ½lugë të vogël me kopër të thatë
- 1 lugë të vogël me lëng limoni
- 1 lugë vaj ulliri
- 1/8 lugë me kripë
- 1/8 lugë me piper të kuq

Ky krem është i përkryer për tu freskuar gjatë stinës së verës, por gjithashtu edhe për piknik në verë. Përmban kastravec dhe jogurt (kos) dhe është shumë i mirë për stomakun tuaj. Nëse jeni më tepër persona dhe doni të ngopeni mirë, mund t’i dyfishoni apo trefishoni përbërësit e kremit.

Përbërësit:

-200 ml jogurt pa yndyrë
– 1 lugë të vogël me hudhër të grirë imët
-1 lugë të madhe me kastravec të grirë imët
– ½lugë të vogël me kopër të thatë
– 1 lugë të vogël me lëng limoni
– 1 lugë vaj ulliri
– 1/8 lugë me kripë
– 1/8 lugë me piper të kuq

Përgatitja:

–          Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të vogël
–          Shërbehet me perime të freskëta, byrek apo oriz

Vlerat ushqyese për një tas të vogël

–          127 kalori
–          18 gr proteina
–          9 gr karbohidrate
–          0 gr fibra dietike
–          7 gr sheqer
–          2.3 gr  yndyrë të përgjithshme
–          0 gr yndyrë të ngopur
–          0 mg kolesterol
–          377 mg natrium
–          43 mg kalium
–          215 mg kalcium

Ju bëftë mirë!

Shpërndaj