Ekokardiogrami përdoret me qëllim që të përcaktohet funksioni i përgjithshëm i zemrës. Me eko test lëshohen valë tingujsh me frekuencë të lartë (ultratinguj) të cilat kryhen me anë të përdorimit të një sonde të veçantë e cila vendoset në gjoks. Rezultatet e valvulave dhe dhomave të zemrës, mund të lexohen menjëherë në monitor. Ekoja zakonisht kryhet në kombinim me ultratingullin Doppler dhe ngjyrë doppler me qëllim për të llogaritur rrjedhën e gjakut në valvulat e zemrës. Rezultatet paraqiten në formën e valës që është vazhdimisht në ndryshim.
Mjekët përdorin eko test me qëllim për të vlerësuar funksionin e përgjithshëm të zemrës, për të përcaktuar praninë e shumë sëmundjeve të zemrës, të tilla si sëmundje të valvulave , sëmundje të miokardit, sëmundje të perikardit, endokardit infektiv, përmasa e zemrës, sëmundje të lindura të zemrës. Gjithashtu përdoret për të përcaktuar ecurinë e sëmundjeve të zemrës dhe efikasitetin e trajtimit mjekësor apo kirurgjikal.
Shumë kardiologë janë unanim (të njëzëri) që ekokardiogrami është një test i shkëlqyer, sepse përveç shqyrtimit të strukturës, funksionin e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, ekokardiogrami gjithashtu është një metodë jo invazive, nuk lëshon rreze radioaktive dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta dëmtojë shëndetin e pacientit.
Kardiollogu juaj mund t’ju sugjerojë kryerjen e ekogramit nëse dyshon se mund të keni probleme me valvulat, dhomat (komora)e zemrës ose aftësinë e zemrës për të kryer pompimin e gjakut. Ekokardiogrami gjithashtu përdoret për detektimin e defekteve të lindura të zemrës, para lindjes së fëmijës, pra që në barkun e nënës.