Meqenëse duhet të pini shumë ujë, atëherë do të ishte më mirë që uji të jetë i pasur me vitamina. Nutricionistët hartuan një ujë dietitk të cilin mund t’a përgatisni vetë dhe afirmojnë se mund të humbisni peshë nëse e pini rregullisht.
Për përgatitjen e kësaj pije ju nevojitet:
– Një fetë xhenxhefill të freskët
– 10 gjethe nenexhik të freskët
– Një kastravec
– Një limon
– 8 gota ujë
Mënyra e përgatitjes:
Qëroni dhe pritni imët limonin dhe vendoseni në një enë me 8 gota ujë. Të njejtën gjë bëni edhe me kastravecin, nenexhikun dhe me xhenxhefilin e rendur. Të gjithë përbërësit duhet t’i vendosni të qëndrojnë në ujë gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes nëse ndjeni etje pini nga kjo pije dhe harrojini lëngjet e trasha dhe limonadat. Nëse doni të vëreni rezultat dhe të humbisni peshë, këtë pije duhet të paktën t’a pini për 4 ditë me rradhë.