Artikujt e kërkuar për menunë e femrave

A e dini se ekzistojnë produkte të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në menunë e femrave – pa varësisht nga mosha në të cilën gjenden anëtaret e gjinisë femërore. Këto produkte janë: domatja, fasulja, peshku, arrat dhe borronica e kuqe.

A e dini se ekzistojnë produkte të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në menunë e femrave – pa varësisht nga mosha në të cilën gjenden anëtaret e gjinisë femërore. Këto produkte janë: domatja, fasulja, peshku, arrat dhe borronica e kuqe.

 

Domatja

Domatja është veçanërisht ushqim i shëndetshëm dhe do të ishte mirë të konsumohet në sasi sa më të mëdha. Lëkura e domates është e pasur me bioflavonoide të cilat ndihmojnë në reduktimin e reaksioneve alergjike dhe inflamacioneve. Përbërësit e saj ndihmojnë në hormonin leptin i cili kontrollon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Gjithashtu domatja është burim i kaliumit dhe i vitaminave A, C,E dhe acidit folik. Përmban dhe antioksidantin likopen i cili zvogëlon shfaqjen e kancerit në gji madje deri në 50%. Domatja ndihmon edhe në rregullimin e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Fasulja

Fasulja është një ushqim tepër i mirë për shëndetin tuaj. Nëse do t’a konsumoni të zjerë në sallatë apo të pjekur në tavë, kjo varet nga ju, por ajë që duhet të dine është se fasulja do t’a përmirësojë gjakun tuaj dhe dë të zvogëlojë kolesterolin e keq dhe sheqerin në gjak, gjithashtu do t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës. Fasulja është një nga bimët me burimet më të mira të proteinave, nuk përmban kalori, yndyra dhe natrium. Përsa i përket mineraleve, fasulja përmban bakër, hekur, fosfor, mangan, magnez, si dhe është një burim i mirë i kalciumit dhe zinkut. Përsa i përket vitaminave, fasulja është një burim i përkryer i acidit folik, vitaminës B1, B6, B2, B3 dhe vitaminës K.

Peshku

Të gjithë peshqit janë një burim i mirë i proteinave të cilësisë së lartë, prandaj peshku duhet të konsumohet çdo ditë ose të paktën dy herë në javë. Përveç proteinave të cilësisë së lartë, peshku gjithashtu përmban sasi të vogla të yndyrës së ngopur, dhe praktikisht nuk përmban karbohidrate. Rekomandohet konsumimi i peshqve të cilët jetojnë në ujëra të ftohta të tillë si salmoni dhe sardelet. Peshku është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega3. Mbron zemrën dhe enët e gjakut tek gratë.

Arra

Arra është e njohur si një pastrues i gjakut por më tepër përdoret për sëmundjet e mushkrive, sëmundjet e zorrëve, përforcon muskujt dhe shikimin. Arra përmban shumë proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, hekur, vitaminë B dhe C. Ndihmon edhe kundra depresionit.

Boronica e kuqe

Boronica e kuqe është kokërr e fortë, me vlerë kalorike të ulët, është e pasur me vitamina, veçanërisht me vitaminë C, minerale, polifenol, sheqer dhe acid organik. Gjithashtu, ajo është plot me acid hipurik, antibiotik natyral i cili i shkatërron kërpudhat, ul nivelin e sheqerit në gjak, dhe shkakton rritjen e përmbajtjes së kolesterolit të mirë. Ajo për të cilën boronica e kuqe vlerësohet më tepër është efekti i saj pozitiv në lidhje me inflamacione të ndryshme dhe infeksionet e traktit urinar. Ajo ndikon edhe në infeksionin i cili është i njohur dhe tepër i padëshiruar në traktin urinar esherihja koli (Escherichia coli). Studimet më të fundit tregojnë se ky frut ndikon edhe në një baktere tjetër të rezikshme me emrin helikobakter pylori i cili është shkaktar i shfaqjes së ulçerës në stomak.

Shpërndaj