1 minutë në ditë e cila mund të zbulojë se në çfarë gjendje ndodhet organizmi juaj

Këshilla të dobishme për kontrollin sistematik që ju mund të bëni në shtëpi për më pak se një minutë.

Shikoni sytë

E bardha e syrit mund t’ju thotë shumë në lidhje me shëndetin tuaj. Ajo duhet të ketë ngjyrë të bardhë, ndërsa ngjyra e kuqe shkaktohet nga kapilarët e vegjël të cilët për shkaqe të caktuara përhapen dhe bëhen të dukshme. Por e bardha e syrit mund të shndërrohet edhe në ngjyrë të verdhë. Mundohuni t’a vëzhgoni për 7 ditë me rradhë të bardhën e syrit në dritën e ditës. Nëse keni ndryshim të ngjyrës, atëherë shkaku i kësaj mund të jetë lodhja, mundimi, alergjia apo irritime të ndryshme, prandaj është koha të kërkoni ndihmë nga okulisti/ oftamologu.

Krëhër flokësh

Humbja e flokëve mund të jetë tregues i një game të gjërë i ndryshymeve që ndodhin në organizëm. Nëse në krëhër vëreni më shumë flokë se herët e tjera, pastrojeni atë mirë dhe herën tjetër mundohuni t’i numëroni ato. Nëse do të numëroni 150-200 fije floku konsultohuni menjëherë me mjekun.

Shfryni hundët

Frymëmarrja normale me anë të hundës, tregon se mukoza është e shëndetshme. Por dhe ndryshimi më i vogël në organizëm mund t’a ndryshojë këtë gjendje. Shfryni hundët në një letër të bardhë dhe të butë. Nëse nuk nxirrni asgjë, atëherë kjo tregon se mukoza juaj është e shëndetshme. Nëse nxirrni lëng transparent, ka shumë mundësi që kjo të jetë për shkak të ndonjë irritimi, ndryshimit të temperaturës apo alergji. Ngjyra e verdhë apo jeshile mund të jetë shenjë e ndonjë inflamacioni i cili nuk duhet lënë mbas dore. Ndoshta është koha të vizitoni mjekun otorinolaringolog.

Thonjtë

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të fortë dhe transparentë, çdo ndryshim në sipërfaqen e saj mund të tregojë probleme shëndetësore. Shikoni në mënyrë të detajuar çdo thua për çdo ndryshim të mundshëm. Shenjat e bardha tregojnë mungesë të vitaminave dhe mineraleve në trup, ndërsa shenjat e verdha tregojnë sëmundje fungale. Nëse vëreni një ngjyrë të tillë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, nëse situata përkeqësohet, kërkoni ndihmën e mjekut.

Kontrolloni urinën

Urina normale duhet të jetë e kthjellët, duhet të ketë ngjyrë të verdhë të lehtë. Por, ndryshimet e urinës mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, si ushqimi, pijet dhe çrregullimet shëndetësore. Përsa i përket ndryshimit të ngjyrës dhe erës, duhet të vizitoni mjekun.

Kontrolloni lëkurën

Kontrolloni lëkurën tuaj në mënyrë të detajuar duke filluar nga fytyra, qafa dhe deri tek këmbët. Nëse vëreni ndryshime jo të zakonshme ose nishanë (shenja të cilat janë ngjyrë kafe), kërkoni këshillën e mjekut dermatolog.

Shpërndaj