Mos lejoni ftohjen dhe gripin të futen në shtëpinë tuaj

Lajini duart

Nëse këtë vit keni kaluar të ftohtë apo grip, duart tuaja jo të pastra ndoshta janë shkaktari kryesorë për këtë. Në këtë mënyrë përhapen shumë viruse. Në gishtat tuaj ju mblidhni baktere dhe më pas i përhapni ato në gojë apo në sy.

Zgjidhja: Lajini mirë dhe shpesh duart tuaja me sapun. Kjo është mënyra kryesore për të mbrojtur veten nga mikrobet, ftohja dhe gripi.

Lajini duart

Nëse këtë vit keni kaluar të ftohtë apo grip, duart tuaja jo të pastra ndoshta janë shkaktari kryesorë për këtë. Në këtë mënyrë përhapen shumë viruse. Në gishtat tuaj ju mblidhni baktere dhe më pas i përhapni ato në gojë apo në sy.

Zgjidhja: Lajini mirë dhe shpesh duart tuaja me sapun. Kjo është mënyra kryesore për të mbrojtur veten nga mikrobet, ftohja dhe gripi.

Kryeni vaskina

Shumica e shikojnë gripin si një problem të vogël, por ai mund të jetë vërtet serioz. Gripi mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve, të adoleshentëve dhe grave shtatzëna. Një vaksinë e vogël mund t’ju shpëtojë juve dhe familjen tuaj. Në fakt, ajo që flitet se faksina e gripit në të vërtetë e provokon gripin, është vetëm një trillim. 

Përgatituni për sezonin e të ftohtit

Para se të filloni të përballeni me ftohjen dhe gripin, sigurohuni që të keni marrë masat e nevojshme. Mbushni sirtarin tuaj mjekësor me ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Mos harroni termometrin, shamitë , sapunin dhe dizinfektuesin e duarve. Konsumoni sa më shumë lëngje, çajra bimore, ushqime të lehta dhe supa pule gjatë atyre ditëve që do të kaloni ftohje apo grip.

Kushtojini vëmendje simptomave

Ftohje apo grip? Ndonjëherë edhe doktorët nuk arrijnë të bëjnë dallimin ndërmjet këtyre dy gjërave. Zakonisht simptomat e ftohjes janë më të buta dhe janë të shoqëruara me rrjedhje të hundës. Gripi zakonisht është më i mprehtë dhe vjen papritmas, shoqërohet me ethe, dhimbje në trup dhe lodhje.

Merrni terapinë e duhur

Ekzistojnë ilaçe të panumërta kundra ftohjes dhe gripit në farmaci. Por bëni kujdes se çfarë zgjidhni. Zgjedhje e mirë mund të jetë kombinimi i disa ilaçeve në një tabletë të llojit dekongestivë. Zgjidhni ilaçin i cili do të zgjidhë problemin tuaj dhe mos trajtoni problem të cilat nuk i keni. Mos merrni më shumë se një ilaç me të njetët përbërës. Lexoni udhëzimet dhe përdorni vetëm ilaçet për të cilat keni nevojë.

Shmangni antibiotikët

Ftohja dhe gripërat shkaktohen nga viruset, kështu që antibiotikët nuk do t’ju ndihmojnë. Ato shërbejnë vetëm kur bëhet fjalë për infeksione bakteriale. Është akoma më i rrezikshëm përdorimi i antibiotikëve kur nuk keni nevojë, antibiotikët rrisin rrezikun e përhapjes së baktereve të cilat janë rrezistente ndaj ilaçeve.

Kur jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi

Kur jeni sëmurë, është më mire të qëndroni në shtëpi. Nëse e sforconi veten, punoni në vend që të pushoni gjatë kohës që jeni të sëmurë, trupit tuaj do t’i duhet më tepër kohë për t’u përballur me virusin. Ftohja mund të zgjasë më shumë kohë dhe virusin mund ta transferoni edhe tek personat e tjerë. Prandaj kur jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi, pushoni dhe shërohuni. Është më mire për ju dhe për të afërmit tuaj.

Trajtim me bazë natyrale

Mundohuni të gjeni një mënyrë të natyrshme për t’u përballur me ftohjen. Mjalti mund t’jua lehtësojë kollën. Mos ju jepni mjaltë fëmijëve të cilët janë më të vegjël se një vjeç.
Konsumoni ushqime të pasura me vitamina.

Shpërndaj