Kanceri i veshkave

Si edhe të gjitha organet në trup, ashtu edhe veshkat janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve malinje. Edhe pse nuk janë aq të shpeshta, hulumtimet tregojnë se numri i pacientëve të cilët janë të sëmurë nga sëmundjet malinje në veshkë po rritet. Statistikat flasin se paraqitet te 3-5 pacientë në 100.000 ose në Maqedoni çdo vjet zbulohen prej 80 deri 100 raste të reja. Ky lloj i kancerit më shpesh paraqitet në moshën më të avancuar dhe shumë më i shpeshtë është te popullata mashkullore. Ekzistojnë dy lloje të karcinomit të veshkave – njëri e sulmon koren e veshkës, ndërsa tipi tjetër e sulmon palcën e veshkës, kanalet, pelvisi i veshkës dhe kanalet e urinës.

Cilat janë simptomat?

Më së shpeshti simptomat janë të qeta dhe pa  vërejtur. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit mbi moshën 50 vjeçare një herë në vjet ta vizitojnë urologun. Një nga simptomat të cilat mund të paraqiten është gjaku në urinë, që është sinjal se dika nuk është në rregull me veshkat tuaja. Pas gjakut  mund të paraqitet edhe dhimbje e mbytur, ndërsa pas incizimit KT vendoset diagnoza e karcinomit të veshkës. Nëse keni ndonjë nga këto simptomat menjëherë paraqituni te urologu, i cili në bazë të gjetjeve do ta caktojë se a është në gjendje të bëhet intervenim kirurgjik, cila teknikë e intervenimit do të bëhet dhe si kjo do të reflektohet mbi shëndetin e përgjithshëm të pacientit.

Si ta zbulojmë herët karcinomin e veshkave?

Kontrolli me ultrasonografi është shumë efikas dhe i kapshëm në zbulimin e hershëm të tumoreve të veshkave. Mjekët këshillojnë që edhe me shëndet të mirë të bëhet kontroll parandalues të veshkave, pasi që sa më herët zbulohet ky lloj i karcinomit, ai mjekohet. Nëse diagnostikohet në stadiumet më të avancuara atëherë procesi i mjekimit përveç urologut, duhet të inkuadrohet edhe ekipi i onkologëve. Krahas ehos nevojitet të bëhet edhe kontroll laboratorik i gjakut dhe urinës, tomografi kompjuterike, MRI.

Mjekimi

Bashkë me mjekun tuaj do të vendosni për trajtimin më të mirë për mjekim, i cili varet prej shumë faktorëve siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, tipi, stadiumi dhe përhapja e sëmundjes. Intervenimi kirurgjik është trajtimi parësor që aplikohet, por bëhet edhe kombinimi i radioterapisë, kimioterapisë dhe imunoterapisë. Pasi që veshkat janë organe çift është e mundur heqja e tërësishme e veshkës, pa pa patur çrregullime për shëndetin e përgjithshëm nëse veshka tjetër është në rregull. Në shumicën e rasteve të mjekimit te pacientët nevojitet  qasja multidisiplinore. Pas përfundimit të trajtimit të karcinomit të veshkave pacienti duhet të bëjë kontrolle të rregullta.

Parandalimi

Hiqni dorë nga pirja e duhanit, mbani peshë normale trupore, bëhuni fizikisht aktiv, kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe një herë në vjet vizitoni urologun.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura