Kur duhet të bëni incizim të dhëmbëve?

Një numër i madh i sëmundjeve dhe indeve fqinje nuk do të zbuloheshin nëse pacienti nuk bën incizim rëntgeni me kohë. E gjithë ajo që nuk mund të shihet gjatë kontrollit të zakonshëm stomatologjik mund të shuhet pikërisht me këtë procedurë. Prej gjendjes së dhëmbëve, rrënjëve, vendosjes së nofullave e deri te përbërja e përgjithshme deri te eshtrat faciale. Ky mjet i rëndësishëm diagnostikues mund të ndihmojë që të vërtetohet prezenca ose shkalla e sëmundjes parodontale (mishrave të dhëmbëve), kariesi, abscesi dhe shumë gunga anormale, siç janë cistet dhe tumoret, por edhe ta tregojë lokacionin e saktë të dhëmbëve të impaktuar dhe dhëmbë të cilët nuk janë zhvilluar tërësisht.  

Rrezet e rëntgenit të rëndësishme për caktimin e diagnozës

Pikërisht me diagnostikimin me kohë dhe mjekimin e dhëmbëve mund të kursehet kohë, të holla dhe ndjenja të pakëndshme të panevojshme. Nëse keni karcinom të fshehur, incizimi me rëntgen mund t’ua shpëtojë jetën. Aparatet moderne të rëntgenit sot lirojnë sasi shumë të vogël të rrezatimit.

Sa shpesh bëhen?

Stomatologu juaj sipas gjendjes së dhëmbëve dhe zbrazëtirës s gojës, duhet të vendose nëse duhet të bëni incizim të dhëmbëve. Sot shumë shpesh bëhen incizime panoramike digjitale, incizim me të cilin stomatologu fiton fotografi të plotë për gjendjen e të gjithë dhëmbëve në gojë, por edhe të kokës, qafës, nofullave, kyçeve, sinuseve. Shpeshherë kjo procedurë stomatologjike përdoret edhe te fëmijët e vegjël ose adoleshentët kur dëshirojmë të shohim deri ku është procesi i rritjes së dhëmbëve ose nëse ndonjë dhëmb ka ngecur dhe vështirë rritet, por edhe nëse ka zbrazëtirë të mjaftueshme në vargun e dhëmbëve për dhëmbët e ri të cilët rriten. Te pacientët e rritur mund të përdoret që të locohen rajonet e prishjes që nuk mund të shihen me kontroll të zakonshëm, abscese, infektime ose para se t vendosen implante.  

Incizimi panoramik – standard i artë

Sot në të gjitha qendrat stomatologjik botërore 3D incizimi panoramik është standard i artë për planifikim dhe caktim të tipit të implantit, i cili në mënyrë ideale i përgjigjet pacientit. Incizimi i këtillë është i domosdoshëm edhe për vendosjen e sigurt të njëjtit në vargun e dhëmbëve. Kjo teknologji e fuqishme për një kohë të shkurtë siguron 3D incizim panoramik me diagnozë të saktë dhe mundësi për   procedura të mëtejshme të sakta stomatologjike. Stomatologu ka mundësi që në mënyrë virtuale të hyjë në thellësinë e nofullës dhe të lëvizë nëpër dhëmbin, që ta vlerësojë trashësinë dhe dendësinë e eshtrës, si dhe të detektojë malformime të caktuara të dhëmbëve.

3D incizimi panoramik është i obligueshëm për pacientin që ka probleme me dhëmbët e impaktuar, rrënjët e shtrembëta dhe strukturë të çrregulluar të dhëmbëve.

Shpërndaj