Nyjet e gjendrës tiroide

Nyjet tiroide mund të shfaqen në periudha të ndryshme të jetës, tek të dyja gjinitë dhe në çdo moshë, por tek rreth 50% e personave në moshën mbi 40 vjeçare, dhe shpesh nuk përbëjnë asnjë problem të rëndësishëm për shëndetin. Nuk duhet të krijoni menjëherë panik nëse doktori ju thotë se keni nyje në gjendrën tiroide. Shfaqja e kësaj gjendre tiroide është e zakonshme, dhe në raste të rralla mund të jetë kancerogjene.  Shumica e nyjeve në qafë nuk mund të ndjehen me anë të prekjes, por mund të zbulohen me anë të kontrollit me eko. Lexoni se coilat nyje të gjendrës tiroide kërkojnë vëmendje të veçantë, kontroll dhe trajtim  të mëtejshëm:

 Histori familjare ose personale të kancerit

Nëse keni një anëtar të afërt në familje, i cili ka vuajtur nga kanceri i gjendrës tiroide, ose nëse pacienti është trajtuar nga ndonjë lloj kanceri, është e nevojshme që të kryhet biopsia e nyjes së tiroides me anë të një gjilpëre të hollë. Gjithashtu, nëse pacienti ndonjëherë ka qenë i ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues në pjesën e kokës ose të qafës, është më tepër i rrezikuar për shfaqjen e kancerit të gjendrës tiroide. Në rast se vërtetohet se kjo nyje është malinje, pacienti duhet të operohet dhe në rastet më të shpeshta ndodh që të mënjanohet e gjithë gjendra tiroide. Nëse sëmundja është përhapur, mënjanohen edhe nyjet limfatike përreth, dhe më pas sipas fazës së sëmundjes dhe llojit të kancerit tiroid, vijon përcaktimi për trajtimin e mëtejshëm me jod radioaktiv.

Nyja shkakton pengesë

Nëse nyja është e madhe mund të shkaktojë presion mbi ezofagun dhe trakenë dhe të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje ose gjatë gëlltitjes. Mund të ndikojë edhe tek telat e zërit, duke shkaktuar ndryshim të zërit. Në raste të tilla është më mirë që të mënjanohet në mënyrë kirurgjike.

Nyja shkakton  hipertiroidizëm

Nëse nyja ka hormone aktive, dhe lëshon më tepër hormone tiroide, mund të çojë në hipertiroidizëm, një sëmundje kjo e cila manifestohet me:

  • Rritje dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës
  • Rritje të djersës
  • Pagjumësi
  • Paqartësi të humbjes së peshës
  • Jashtëqitje të shpeshta 
  • Dobësi të muskujve
  • Nervozizëm

Nyja ka efekt kozmetik

Ndonjëherë nyjet nuk shkaktojnë probleme serioze , por janë të dukshme nga ana e përparme, në pjesën e oshtme të qafës. Kjo mund ti pengojë pacientët përsa i përket pamjes së jashtme. Në këtë rast, nëse nyja është cist, doktori mund ta heq lëngun me anë të një gjilpëre. Por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme, pasi në brendësi të nyjes mund të akumulohet përsëri lëng. Në këtë rast mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale.

Kryerja e kontrolleve të rregullta

Nëse jeni diagnostikuar me nyje, është e nevojshme që të paktën një herë në vit të bëhet kontroll mjekësor, në mënyrë që gjithçka të mbahet nën kontroll. Përveç  ekos, bëhen edhe teste laboratorike për vlerat e hormoneve tiroide, dhe sipas nevojës kryhet skanimi i gjendrës tiroide me radioizotopi. Nyjet të cilat janë shfaqur si beninje, shumë rrallë ndodh që të shndërrohen në malinje. Megjithatë, në mënyrë periodike, për shkak të kujdesit do të jetë e nevojshme edhe kryerja e biopsibe nëse nyjet rriten vazhdimisht. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura