Gjithnjë dhe më shpesh, kolesteroli i lartë nuk është vetëm një problem tek të rriturit. Një gjendje e tillë alarmante është më e përhapur në SHBA pasi academia pediatrike amerikane apelon se është i nevojshëm kryerja e testit të kolesterolit duke filluar tek fëmijët e moshës dy vjeçarë dhe në rastet më të vona deri tek fëmijët e moshës dhjetë vjeçare, të cilët bëjnë pjesë në grupin e rrezikut të lartë:
Në rast se prindërit e tyre ose anëtarë të tjerë të afërt të familjes kanë patur sulm në zemër ose kanë patur diagnostikim të bllokimit të arterieve apo sëmundjeve të tjera të enve të gjakut.
Në rast se në rrethin më të ngushtë familjar ka histori të kolesterolit të lartë
Në rast se ka histori të sëmundjeve të panjohura në familje (fëmijë të adoptuar) ose atë të cilët kanë histori të sëmundjeve si diabeti, presioni i lartë i gjakut, mbipesha trupore.
Për fëmijët të cilët nuk kanë asnjë faktorë rreziku, rekomandohet të kryejnë test për kolesterolin ndërmjet moshës 9 dhe 11 vjeçare dhe ta përsërisin ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare.
Çfarë mund të shkaktojë kolesteroli i lartë tek fëmijët?
Shëndoshja nuk është shkaku i vetëm i kolesterolit të lartë tek fëmijët. Shkaqet e tjera përfshijnë diabetin, sëmundjen e mëlçisë, veshkat ose çrregullim të funksionimit të gjendrës tiroide.
Kolesteroli i lartë tek fëmijët zbulohet me anë të një testi të thjeshtë i cili kryhet nëpërmjet gjakut. Në rast se rezultatet tregojnë rritje të presionit të lartë të gjakut, është e rëndësishme që ky test të përsëritet pas disa kohësh në mënyrë që të vërtetohen rezultatet.
Përse është e rëndësishme matja e kolesterolit tek fëmijët?
Ja disa shkaqe të cilat do të tregojnë për rëndësinë e matjes së kolesterolit tek fëmijët:
– Niveli i kolesterolit mund të ngrihet në periudhën para pubertetit dhe në pubertetin e hershëm. Vlerat e kolesterolit të cilat i keni marrë para kësaj periudhe, mund t’ju japin një vlerësim më të mirë për atë se sa kolesterol duhet të kenë fëmijët e kësaj moshe delikate.
– Zbulimi i hershëm i kolesterolitdo ti tregojë mjekut pediatër se fëmijën duhet ta ketë nën kontroll dhe sa më shpejtë të ndryshojë mënyrën e jetesës (ushqimi, aktivitetet).