Lëkurë e shëndetshme apo lëkurë e errët?

Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë. Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma malinje i cili përhapet më tepër. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri.  Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.

Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë. Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma është kanceri më i përhapur. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri.  Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.

Dielli, shkaku numër një i shfaqjes së kancerit të lëkurës

Rrezet ultraviolet (UV) apo ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e këtij lloj kanceri. Shkaqe të tjera për shfaqjen e kësaj sëmundje janë:  përdorimi i solarit, imunosupresioni, dëmtimi i sistemit imunitar i cili e mbron trupin nga bakteret apo substanca që shkaktojnë reaksion alergjik, ekspozimi i niveleve të larta të rrezatimit, si dhe kontakti me disa kimikale siç janë arseniku, hidrokarburet në katran, vajrat apo tymi.

Cilët persona janë të rrezikuar?

Grupi i personave në vijim janë më të prirur ndaj kancerit të lëkurës: personat të cilët kanë lëkurë tepër të bardhë, veçanërisht ata persona të cilët kanë problem me djegien e lëkurës  gjatë ekspozimit më të vogël ndaj rrezeve të diellit, personat me flokë biondë dhe me sy blu apo jeshile, me çrregullime gjenetike të cilët e varfërojnë pigmentin, pigmenti albinizëm apo kseroderma, personat të cilët janë trajtuar më parë nga kanceri i lëkurës, personat të cilët kanë nishane të pazakonta dhe tepër të mëdha që nga lindja, persnat të cilët kanë pasur anëtarë të families me kancer të lëkurës, ata persona të cilët kanë pasur të paktën një djegie të rëndë nga dielli gjatë fëmijërisë si dhe ata persona të cilët kanë pasur djegie të lëkurës të shkaktuar nga faktorë të tjerë jo nga rrezet e diellit, persona të cilët punojnë në ambiente të mbyllura dhe ekspozohen në diell vetëm kur duhet të merren me sport. Kanceri i qelizave basale dhe skamoze (luspa) shfaqet tek të moshuarit, ndërkohë që melanoma shfaqet më shpesh tek personat e rinj, sidomos në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës.

Simptomat e kancerit të lëkurës

Simptomat e kancerit të lëkurës varen nga lloji i kancerit i cili është zhvilluar. Kanceri i qelizave basale, zakonisht  duket si një gungë e lëmuar, ka pamjen e perlës dhe shfaqet në ato pjesë të lëkurës  të cilat janë më të ekspozuara ndaj diellit (koka, qafa ose supet) . Tek tumori janë të dukshme disa enë të vogla të gjakut, ka shpesh shfaqje të qelbit dhe gjakderdhje, zakonisht shfaqet si një plagë e pashërueshme.  Kanceri i qelizave skamoze zakonisht shfaqet si një gungë e përcaktuar mirë e trashë dhe e kuqe  e cila mund të shndërrohet në plagë dhe të rrjedhë gjak.  Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të zmadhohet. Shumica e melanomave malinje janë lezione të pigmentuara me ngjyrë kafe ose të zezë. Shenja të tjera të melanoës janë: ndryshimet në madhësi, formë, ngjyrë, si dhe fryerja e nishanit, shfaqja e nishanit të ri, apo dhimbje e përsëritur, si dhe kruarja, plaga, gjakderdhja në ndryshimin ekzistues.

Si trajtohet kanceri i lëkurës?

Trajtimi i kancerit të lëkurës varet nga lloji i fazës së kancerit. Lexoni trajtimet e mëposhtme:

Trajtimi kirurgjik. Mënjanohet lezioni si dhe pjesa e shëndetshme e lëkurës e cila gjendet pranë lezionit (plagës). Fillimisht kjo zënë mpihet me anë të ilaçeve, më pas me një thikë të vogël mënjanohet kanceri.

Kimioterapia, terapia objektive dhe imunoterapia. Përdoren ilaçe të cilat e mposhtin këtë lloj kanceri. Kimioterapia mund të merret me gojë ose me anë të venës.  Kjo lloj terapia quhet trajtim sistematik, ku ilaçet nëpërmjet gjakut  përshkojnë të gjithë trupin duke i mposhtur  të gjitha qelizat kancerogjene.

Radioterapia. Me ndihmën e dozave të larta të rrezatimit jonizues, mposhten qelizat kancerogjene.

Ngrirja (krioterapia)

Strukimi dhe djegia. Në trajtimin e kancerit të lëkurës më i rëndësishëm është trajtimi kirurgjikal dhe mënjanimi i lezionit  të shkaktuar nga kanceri. Përsa i përket kimioterapisë, përvoja e deritanishme ka treguar se nuk jep rezultate të mëdha në trajtimin e këtij lloj kanceri. Në botë është duke u punuar intensivisht në gjetjen e ilaçeve të reja kimioterapeutike të cilat do të jenë më efektive për trajtimin e këtij lloj kanceri. Radioterapia mund të jetë efektive dhe zakonisht përdoret për tumore të cilat gjenden në shtresat e thella të lëkurës.

Ruajeni lëkurën të shëndetshme dhe mos kërkoni ta errësoni atë

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje është shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit. Është provuar mjekësisht se rrezet ultravioletë (UV) e dëmtojnë lëkurën  dhe me kalimin e kohës  shkaktojnë shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Disa këshilla për parandalimin e kancerit të lëkurës:

–          Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë  në diell për një kohë të gjatë

–          Përdorni kapele të cilat e mbrojnë fytyrën dhe veshët tuaj

–          Vishni këmisha me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata të lehta për ti mbrojtur krahët dhe këmbët tuaja. Përdorni krem me faktor mbrojtës. Kremin aplikojeni 30 minuta para se të ekspozoheni ndaj diellit

–          Përdorni syze dielli

–          Shmangni ekspozimin në diell gjatë orës 10-16pm

–          Nëse vereni ndonjë ndryshim në lëkurë, menjëherë kontaktoni me doktorin tuaj

Shpërndaj