Si ta ndihmoni veten nëse keni lëkurë të ndjeshme?

A keni problem me përzgjedhjen e kremit të fytyrës? Shpesh keni shfaqje të ndonjë reaksioni pas përdorimit të ndonjë produkti të ri kozmetik? Nëse dyshoni se keni lëkurë të ndjeshme, drejtojini vetes pyetjet e mëposhtme:

A keni problem me përzgjedhjen e kremit të fytyrës? Shpesh keni shfaqje të ndonjë reaksioni pas përdorimit të ndonjë produkti të ri kozmetik? Nëse dyshoni se keni lëkurë të ndjeshme, drejtojini vetes pyetjet e mëposhtme:

A keni pasur ndonjë reaksion ndaj më shumë se 3 produkteve kozmetike si sapun, shampo, locion, krem dhe të tjera si këto?

A keni pasur reaksion ndaj kremit për mbrojtjen ndaj diellit?

A jeni të kujdeshëm ndaj përdorimit të ndonjë produkti të ri për shkak të përvojës së keqe të ndonjë reagimi të mëparshëm?

A jeni të ndjeshëm ndaj parfumeve?

A keni histori familjare të alergjive, astmës, ekzemës? Kjo nuk do të thotë se me siguri edhe ju keni lëkurë të ndjeshme, por kjo gjë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së alergjisë dhe irritimit në lëkurë.

Në rast se përgjigjeni pozitivisht ndaj disa pyetjeve, atëherë me siguri keni lëkurë të ndjeshme. Mos harroni se ka një dallim të madh ndërmjet lëkurës së ndjeshme e cila irritohet lehtë dhe alergjisë serioze. Reaksioni i vërtetë alergjik ndodh kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj substancave të caktuara, duke shkaktuar skuqje, kruarje dhe ënjtje. Kur bëhet fjalë për ndjeshmëri të lëkurës, nuk kemi të bëjmë me ndjeshmërinë e një gjendje të caktuar, por me shpeshtësinë dhe sasinë që përdorni.

Si ta ndihmoni veten nëse keni lëkurë të ndjeshme

Përdorni produkte të cilat janë posaçërisht për lëkurë të ndjeshme

Lexoni përmbajtjen e produkteve të cilat doni ti përdorni – sa më shumë përmbajtje kimike të kenë aq më i lartë është rreziku i shfaqjes së reaksionit.

Përgjithësisht, më pak përmbajtje kimike kanë produktet organike, por duhet të keni parasyshë se edhe ekstraktet bimore mund të shkaktojnë alergji.

Nëse vëreni se ndonjë produkt shkakton kruarje apo skuqje të lëkurës, menjëherë ndaloni me përdorimin e tij.

Në rast se i keni gjetur produktet kozmetike të cilat i përshtaten lëkurës tuaj, mos eksperimentoni me kozmetika të tjera.

Në rast se ju shfaqen reaksione në lëkurë, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve apo ndonjë kremi tjetër pa u konsultuar me mjekun tuaj dermatolog.

Shpërndaj