A e keni pyetur ndonjëherë veten se si e kalojnë kohën personat të cilët kujdesen për shëndetin e tyre të cilët për këtë respektojnë disa rregulla të shëndetshme? Nëse vërtetë e praktikojnë këtë gjë çdo ditë apo bëjnë dhe lëshime. Lexoni shtatë rregullat e personave me mënyrë jetese të shëndetshme, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, filloni ti praktikoni ato që sot.
Gjithmonë hanë mëngjes
Ngrënia e mëngjesit është e rëndësishme për shumë arsye. Fillon me veprimin e metabolizmit dhe nuk lejon që ta teproni me ushqimin gjatë ditës. Studimet kanë treguar se personat të cilët konsumojnë mëngjes, funksionojnë më mirë gjatë ditës në punë, si dhe fëmijët të cilët e konsumojnë vaktin e mëngjesit japin rezultate më të mirë në shkollë. Nëse në mëngjes nuk mund të konsumoni një vakt të plotë, atëherë është e nevojshme që të hani ndonjë frut sipas dëshirës. Gjëja më e rëndësishme është që të mos e kapërceni vaktin e mëngjesit.
I planifikojnë vaktet
Planifikimi i asaj që dëshironi të hani, e parë kjo gjë në një aspekt më afatgjatë, do t’ju kursejë kohë dhe para. ajo çfarë është më e rëndësishme, do të bëjë që të hani ushqim më të shëndetshëm dhe do t’ju mbajë larg konsumimit të patatinave, ushqimit të shpejtë dhe marrjes së kalorive të tepërta. Mësoni që ti përmirësoni vaktet tuaja, në këtë mënyrë do ta keni nën kontroll ushqimin tuaj.
Konsumojnë shumë ujë
Pirja e ujit është prioriteti numër një për shëndetin. Nëse pini ujë do të jeni mjaftueshëm të hidratuar , si dhe do t’ju ndihmojë që ta reduktoni peshën tuaj trupore. Përse uji është pija ideale për të gjithë? Lëngjet të cilat përmbajnë sheqer kanë të bëjnë drejt për drejtë me shtimin në peshë dhe me diabetin tip 2. Nëse nuk jeni mësuar të pini ujë natyral, atëherë të shtoni disa pika limoni ose portokalli.
Kyrejnë ushtrime dhe bëjnë pushim
Para se të përgatisni kafen e ardhshme, ngrihuni nga karrigia dhe bëni një tërheqje të trupit. Kjo ndikon pozitivisht për trupin dhe mendjen tuaj. Të njejtin efekt jep edhe shëtitja. Pesë herë në javë nga gjysëm ore shëtitje, është një sport ideal pas 8 orëve qëndrim ulur në punë.
E mbyllin internetin
Edhe pse me anë të vetëm një klikimi ju do të mund t’i shihni fotot e miqve dhe të afërmve tuaj, dhe do të informoheni me të rejat nëpër botë, mirë është që të bëni pushim dhe të qëndroni ‘offline’. Mundohuni që orët e mbasditeve ti shpenzoni duke biseduar me miqtë tuaj, të lexoni ndonjë libër apo të bëni shëtitje.
Merren me aktivitete të reja
Aktivitetet e reja ju ndihmojnë për të mbajtur trurin tuaj aktiv. Regjistrohuni në ndonjë shkollë vallëzimi, merruni me ndonjë kreativitet, mësoni ndonjë gjuhë të huaj. Gjimnastika mendore ndihmon në zvogëlimin e procesit të plakjes.
Nuk pijnë duhan
Mos e filloni duhanin, dhe nëse tashmë i gëzoheni këtij zakoni të keq, ndrëpriteni atë menjëherë. Studimet kanë treguar se trupi shumë shpejtë mund të mësohet me ndryshimet e reja. Madje 20 minuta pas pirjes së cigares së fundit në trup ndodhin ndryshime të reja dhe të shëndetshme.