Karrota është një bimë e cila ka shumë veti ushqyese për të gjithë personat pavarësisht nga mosha. Përveç të qenurit një ushqim i pasur, ajo është një nga burimet më të vlevshme terapeutike për trajtimin e shumë sëmundjeve. Karrota është një bimë e cila përmban minerale dhe vitamina të të gjitha llojeve, rekomandohet për të gjitha sëmundjet pa shfaqur asnjë kundërindikim.
Karrota hahet e papërpunuar, ka një shije të shkëlqyer dhe ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu është e shëndetshme edhe nëse e gatuani, por për qëllime mjekësore është më mirë që ta konsumoni të gjallë.
Për shkak të substancave aromatike që posedon karrota, është shumë e mirë për të stimuluar oreksin. Gjithashtu, rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga depresioni apo për personat të cilët janë anemik. Është shumë e dobishme për eleminimin e dhimbjeve të barkut dhe të gazrave të cilat i prodhon organizmi dhe konsumimi i saj rekomandohet pas ngrënie. Rekomasndohet për persoant të cilët vuajnë nga kapsllëku dhe kanë dhimbje barku për shkak të intoksikimit. Në raste të tilla rekomandohet ngrënia e gjashtë karrotave përgjatë gjithë ditës.
Kjo bimë e mrekullueshme është diuretike dhe emenagoga , që do të thotë se nxit procesin e urinimit dhe të menstruacioneve të grave, gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka. Është e pasur me fosfor, ju bën të ndiheni të fortë, rindërton nervat dhe ndihmon për të pasur një mendje të shëndoshë. Karrota, ka veti natyrale për përmirësimin e shikimit, është antioksidant dhe një mbrojtës i shkëlqyer për lëkurën, gjithashtu ndihmon në sekretimn e qumështit të gjirit.
Lëngu i karrotës ka cilësi dhe vlera të rëndësishme:
- Ndihmon në tretjen e ushqimit
- Normalizon gjakun
- Ndihmon për të ruajtur një peshë normale të trupit
- Është antiseptik
- Forcon flokët dhe shikimin
- Zvogëlon aciditetin
- Rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga reumatizma
- Rekomandohet për personat që vuajnë nga anemia
- Rekomandohet në rastet e impotencës dhe sterilitetit (për të dhënë efektin e duhur duhet të konsumohet për një kohë të gjatë)
Lëngu i karrotës i përzier me mjalt dhe lëng limoni ndihmon për:
- Sëmundjet e frymëmarrjes
- Shtrëngimet në gjoks
- Astmën
- Ftohjen (rrufë bronkiale)
Këto janë vetëm disa nga vetitë që ka kjo bimë, për këtë arsye gjithmonë duhet të jetë e pranishme në tavolinën tuaj,pavarësisht nëse e gatuani apo e shërbeni atë të papërpunuar (të gjallë).