Sekreti i shkëlqimit të fytyrës tuaj fshihet në pamjen e shëndetshme dhe rinore, e cila në dermatologjinë estetike arrihet me procedura të sigurta dhe me veprim individual të kujdesshëm. Kombinimi i koktejeve me vitamina dhe hyaluronan para pushimeve dhe pilingu kimik pas përfundimit të pushimeve, për një kohë të shkurtër do të japin rezultate të shkëlqyera.
Pilingu kimik, ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe në stimulimin e epidermës për të krijuar qeliza të reja, ndërsa koktejet me vitamina dhe hyaluronan bëjnë një plotësim optimal të nevojave për kujdesin shëndetësorë të lëkurës.
Në qendrën për dermatologji estetike në Acibadem Sistina, pacientët kanë mundësi që të marrin këshilla të ekspertëve për rigjenerimin e lëkurës dhe kontrollin e duhur nëpërmjet të cilit përcaktohet zgjedhja e duhur e procedurës estetike. Zgjedhja e trajtimit për çdo pacient është individuale, e përgatitur sipas vlerësimit të duhur, për nevojat e llojeve të veçanta të lëkurës.
Para se të shkoni me pushime
Me qëllim për të forcuar strukturën e lëkurës, për ta pasuruar elasticitetin e saj dhe më pas për ta përgatitur me sfidat e verës, mund të përdorim disa nga procedurat e shumta estetike. Terapia me indukcion kolagjen (dermaroler) si dhe Mezoterapia rekomandohen një muaj para pushimeve verore të vitit. Me ndihmën e dermarolerit, lëkura stimulohet mekanikisht për ta nxjerrë pjesën e dëmtuar, duke krijuar kolagjenë të rinj, duke nxitur faktorët e rritjes të cilët kontribuojnë për rivendosjen dhe rinovimin e lëkurës. Me këtë përgatitje, në lëkurë formohen mikrokanale përmes të cilave formohet hyrja e substancave të ndryshme (mezoterapia). Mezoterapia përdoret me koktele ampulash të cilat përmbajnë një kombinim të acidit hyaluronik me vitamina.
Efekti i kësaj procedure estetike (mezoterapia dhe dermaroler) është kthimi i freskisë së lëkurës, tërheqja, elasticiteti dhe ajo çfarë është më e rëndësishme lëkura është tepër e hidratuar. Falë këtyre mjeteve efektive të sigurta lëkura është e shëndetshme dhe e përgatitur për tu përballur me sfidat e verës së nxehtë.
Rigjenerimi dhe shkëlqimi i lëkurës gjatë stinës së verës
Në periudhën pas pushimeve të verës, lëkura juaj mund të duket e shëndetshme dhe e errët, por nëse asaj nuk i jepet kujdesi i duhur mund të mbetet e thatë, e dehidratuar, e ashpër në prekje, pa elasticitet dhe e prirur ndaj rrjepes dhe kruarjes. Për shëndetin dhe rigjenerimin optimal të organit më të madh të trupit është i nevojshëm stimulimi i shkëmbimit të substancave, mënjanimi i qelizave të vdekura si dhe ushqimi i lëkurës për ta mbajtur atë të hidratuar.
Pyetja bazë të cilës duhet ti përgjigjeni, para se të filloni të kujdeseni seriozisht për lëkurën tuaj, është – Çfarë dua? Trendet moderne botërore të dermatologjisë estetike insistojnë në pamjen natyrale, të shëndetshme dhe të freskët si një provë e vërtetë e bukurisë. Dermatologët në të gjithë botën apelojnë për pacientët të tregojnë kujdes për llojin dhe sasinë e preparateve të cilat i përdorin, si dhe ti dëgjojnë këshillat e mjekëve të tyre dermatologë. Dermatologjia estetikë është kreative, pasi çdo pacient është unik. Përzgjedhja dhe renditja e procedurave si dhe sasia e preparateve, varen vetëm nga njohja e mirë e substancave, veprimit krijues dhe nevojave të pacientit. E njejta procedurë mund të aplikohet tek çdo pacient në mënyrë të njejtë. Lejoni që bukuria juaj të jetë zgjedhja juaj, ndërsa dermatologjia estetike të jetë rruga e besueshme dhe e suksesshme për një pamje më të bukur dhe më të shëndetshme. Lëkura është pasqyra e shëndetit, prandaj, filloni të kujdeseni në kohë për të. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga personat profesionistë në këtë fushë.