Cilët janë faktorët e rrezikut të kancerit të gjirit?

Gjinia: Kanceri i gjirit është më i përhapur tek gratë. Kanceri i gjirit ndodh tek më pak se 1% e meshkujve.

Mosha: kanceri i gjirit shfaqet tek gratë mbi moshën 50 vjeçar, dhe rrallë ndodh tek grate nën moshën 35 vjeçare. Në SHBA nga viti 2000 deri në vitin 2004, kanceri i gjirit është diagnostikuar tek 25 nga 100 mijë gra të moshësh nga 30-34 vjeç, 190 nga 100 mijë gra të moshës 45-49 vjeç, 455 nga 100 mijë gra të moshës 70-74 vjeç. Kanceri i gjirit i trashëguar apo kanceri i gjirit i shkaktuar nga çrregullime gjenetike, zakonisht është i pranishëm tek grate më të reja.

Gjinia: Kanceri i gjirit është më i përhapur tek gratë. Kanceri i gjirit ndodh tek më pak se 1% e meshkujve.

Mosha: kanceri i gjirit shfaqet tek gratë mbi moshën 50 vjeçar, dhe rrallë ndodh tek grate nën moshën 35 vjeçare. Në SHBA nga viti 2000 deri në vitin 2004, kanceri i gjirit është diagnostikuar tek 25 nga 100 mijë gra të moshësh nga 30-34 vjeç, 190 nga 100 mijë gra të moshës 45-49 vjeç, 455 nga 100 mijë gra të moshës 70-74 vjeç. Kanceri i gjirit i trashëguar apo kanceri i gjirit i shkaktuar nga çrregullime gjenetike, zakonisht është i pranishëm tek grate më të reja.

Historia familjare: një nga faktorët e rrezikut më të rëndësishëm është nëse dikush në rrethin më të ngushtë të familjes , veçanërisht nga ana e nënës (nëna, tezja, gjyshja) kanë patur kancer. Rreziku është akoma më i madh nëse këto anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes kanë patur kancer të gjirit para periudhës së menopauzës dhe / ose kanë kryer operacion në të dy gjinjtë.

Hormoni estrogjen: gratë të cilat sa më herët kanë patur menstruacion për herë të parë (psh: para moshës 12 vjeçare), aq më vonë do të futen në menopauz (psh: në moshën 55 vjeçare) dhe rreziku i kancerit të gjirit është më i lartë. Besohet se përdorimi i pilulave kontraceptive, rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Terapia hormonale pas menopauzës: përdorimi afatgjatë (pesë apo më shumë vjet) i ilaçeve të kombinuara hormonale të cilat përmbajnë estrogjen dhe acetat medroksiprogesteron të lëshuara nga gjinekologë apo akusher (obstetër), me qëllim për të zvogëluar problemet gjatë periudhës së menopauzës, siç janë valet e nxehta, rrit rrezikun e kancerit të gjirit më tepër se kopjet e tyre të cilat përmbajnë vetëm estrogjen.

Kryerja e biopsisë së mëparshme në gji: hiperplazat dytësore të cilat mund të zbulohen gjatë biopsisë së gjirit, rrisin rrezikun e kancerit në gji 1,5-2 herë (në mënyrë jo domethënëse), hiperplazia atipike duktale 3-5 herë (në masë të kontrolluar) dhe kanceri lobular in situ (nuk përhapet në vendin e vet) ose hiperplazia atipike duktale ose hiperplazia lobulare e ndjekur nga historia familjare  rrisin rrezikun e kancerit në gji 8-10 herë ( e lartë).

Historia e kancerit të gjirit:  kanceri në njërin gji, pothuajse e dyfishon rrezikun e kancerit në gjirin tjetër.

Radioterapia: pacientët të cilët kanë kryer rrezatim të gjinjve për shkak të llojeve të tjera të kancereve gjatë fëmijërisë (limfoma, etj.), janë më të rrezikuar ndaj shfaqjes së kancerit të gjirit.

Ushqimi dhe faktorët e mjedisit rrethues: ushqimi i pasur me yndyrë dhe rritja e peshës trupore rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, veçanërisht tek grate në menopauz. Ndërkohë që konsumi i alkoolit (më shumë se një gotë në ditë), gjithashtu e rrit rrezikun, përsa i përket efektit të duhanit, ende debatohet. Nga ana tjetër, është bërë i njohur fakti se ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti fizik i rregullt,  ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Çrregullimet gjenetike:  gjenet e trashëguara të kancerit të gjirit (BRCA 1 dhe BRCA 2 [1]) zënë 5-10% të të gjitha rasteve të kancerit të gjirit.  Gratë të cilat në rrethin e tyre të ngushtë familjar, kanë histori të kancerit të gjirit ( nga ana e nënës) kanë rrezik më të lartë të shfaqjes së këtij kanceri.

E vërtetë apo e rreme: nëse nuk kam histori familjare të kancerit të gjirit, nuk jam në rrezik ndaj prekjes së kancerit të gjirit.

75% e grave me kancer të gjirit, kanë një histori familjare të kësaj sëmundje. Vetë fakti it ë qenurit ‘ grua’ është një arsye e mjaftueshme për të qenë e rrezikuar ndaj kancerit të gjirit. 

 

Shpërndaj