Çdo grua e tetë është potencial për kancerin e gjirit

Vdekshmëria nga kanceri i gjirit është në vendin e parë si në Maqedoni ashtu edhe në botë.  Vitin e kaluar në vendin tonë u zbuluan 1200 raste të reja . Sipas qendrës ndërkombëtare kërkimore për kancer ‘Globokan’, Maqedonia është një nga vendet e pakta në Europë ku vdekshmëria nga kanceri i gjirit këto 15 vitet e fundit është rritur rreth 9%. Përsa i përket numrit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, Maqedonia renditet në vendin e tretë në Europë.

Vdekshmëria nga kanceri i gjirit është në vendin e parë si në Maqedoni ashtu edhe në botë.  Vitin e kaluar në vendin tonë u zbuluan 1200 raste të reja . Sipas qendrës ndërkombëtare kërkimore për kancer ‘Globokan’, Maqedonia është një nga vendet e pakta në Europë ku vdekshmëria nga kanceri i gjirit këto 15 vitet e fundit është rritur rreth 9%. Përsa i përket numrit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, Maqedonia renditet në vendin e tretë në Europë.

“Të dhënat statistikore në vendin tonë, tregojnë se të njejtat trende nga Europa për rritjen e incidencës së rasteve të kancerit të gjirit, vlejnë edhe për popullatën femërore në vendin tonë. Rastet e kancerit të gjirit janë në rritje. E thënë thjeshtë, çdo grua e tetë është pacient potencial me kancer të gjirit” – u shpreh Dr. Deva Petrova, onkologe – radioterapeute në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  

Mjekët theksojnë se për shkak të këtyre numrave tregues, është akoma më e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi se zbulimi në kohë i sëmundjes është tepër i rëndësishëm për trajtimin e tij dhe për të rritur numrin e viteve të mbijetesës. “Ashtu si me çdo sëmundje malinje, edhe për kancerin e gjirit është tepër i rëndësishëm zbulimi i hershëm i sëmundjes. Pacientet në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes, atëherë kur sëmundja është e lokalizuar në gji dhe ka prekur një numër të vogël të nyjeve limfatike rajonale, kanë më tepër mundësi për tu shëruar, ndryshe nga pacientet të cilat ndodhen në fazë të avancuar të sëmundjes. Përqindja pesë vjeçare e mbijetesës zvogëlohet me rritjen e fazës së sëmundjes” – u shpre Dr. Petrova.

Gjithësesi, për zbulimin në kohë të sëmundjes, është e  rëndësishme që të kryhen kontrolle të rregullta mamografike  apo skrininze me ultratingull  për gratë menjëherë pas moshës 40 vjeçare.

“Përveç skriningut të rregullt, është e rëndësishme që të rritet edhe ndërgjegjsimi për kulturën shëndetësore, dhe sa herë që gratë të ndjejnë ndryshime të gjinjve si skuqje, dhimbje, gjendër apo kokërr të fortë në gji apo në sqetull, tëherqje nga brenda  të lëkurës  në siprfaqen e gjirit, apo tërheqje të thithës së gjirit, rrjedhje nga thitha e gjirit apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, të paraqiten menjëherë tek mjeku” – shprehet Dr. Deva Petrova.

Skriningu i rregullt me kontroll mamografik  ka hyrë në vendin tonë në muajin prill të vitit të kaluar për gratë nga mosha 50 deri 69 vjeçare të cilat derië tani nuk kanë bërë një kontroll të tillë ose nuk kanë bërë kontroll  në 5 vitet e fundit.  

“Duke pasur parasyshë se ky është viti i parë , 35 % e grave janë paraqitur për kryerjen e kontrolleve, megjithatë, duhet të vazhdojë të rritet ndërgjegjësimi tek gratë se zbulimi i hershëm i sëmundjes, është i rëndësishëm për trajtimin e saj, pasi kjo sëmundje mund të shërohet” – shprehet Biba Dodeva , presidentja e shoqatës antikancer “Borka”.

Gratë me mbipeshë trupore jenë nën rrezik

Shkenca ende nuk ka dhënë një përgjigje për shkakun e shfaqjes së kancerit të gjirit, edhe pse ka shumë faktorë rreziku të cilët kontrimuojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.  Rreziku i kësaj sëmundje rritet me rritjen e moshës së grave, zakonisht shfaqet tek gratë pas moshës 50 vjeçare. Tek 25% e grave shfaqet nën moshën 50 vjeçare, dhe tek 5% e grave kjo sëmundje shfaqet nën moshën 35 vjeçare.

“Ndër faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit, para së gjithash është predispozita gjenetike, më pas ndikimi i terrapisë hormonale me estrogjen,  ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues.  Rrezik të madhe të shfaqjes së kësaj sëmundje kanë edhe gratë  me mbipeshë trupore dhe gratë të cilat nuk kanë lindur asnjëherë. Studimet më të fundit tregojne se edhe disa vese të caktuara të jetesës si pirja e duhanit, pirja e alkoholit dhe reduktimi i aktivitetit fizik, ndikojnë në rritjen e rrezikut të shfaqjes së këtij kanceri”  – shprehet Dr. Petrova.

Kërkon qasje multidisiplinare për trajtim

Përveç zbulimit të hershëm të sëmundjes, për trajtim të suksesshëm është e nevojshme qasja multidisiplinare duke filluar nga vendosja e diagnozës deri në përcaktimin e terapisë së përshtatshme. Për një përqasje të tillë mundohen edhe mjekët edhe shoqatat e pacientëve, të cilët mendojnë se duhet të ketë qendra të veçanta për trajtimin e kancerit të gjirit, ku pacientët do të kenë mundësinë që të bëjnë të gjitha testet diagnostikuese  dhe do të mund të marrin terapinë e përshtatshme në një vend të vetëm.

“Përveç kësaj, mundohemi që të krijohet një fond i veçantë për pacientët me kancer, në mënyrë që të porositet dhe të merret terapia më e fundit, për të cilën është dëshmuar në botë se ka efekt shumë më të mirë  të trajtimit në krahasim me atë që mbulohen pacientët e Maqedonisë nëpërmjet sigurimit shëndetësor” – shprehet Biba Dodeva.

Nëse sëmundja zbulohet në fazë fillestare,  trajtimi fillon me anë të kirurgjisë , domethënë me mënjanimin e indeve të sëmura. Trajtimi i mëtejshëm mund të përfshijë kimioterapinë, terapinë hormonale apo terapinë rrezatuese, në varësi të rezultatit postoperativ të gjetjeve histopatologjike. Nëse bëhet fjalë për tumor më të madhe apo për nyje limfatike klinikisht të prekshme nën sqetull,  trajtimi fillon me kimioterapi, më pas me kirurgji dhe më pas me trapi rrezatuese.         Edhe pacientët me metastaza mund të jetojnë nës trajtohen në mënyrën e duhur

Onkologët thonë se kjo degë e mjekësisë eksplorohet vazhdimisht dhe gjenden ilaçe të reja, të cilat duhet ti përmirësojnë rezultatet e trajtimit.

Regjimi i trajtimit të kancerit të gjirit, përveç  kimioterapisë standarde,  përfshin edhe terapinë biologjike dhe at të synuar. Por jo të gjithë pacientët duhet ta marrin këtë lloj të terapisë.  “Pacientët të cilët kanë receptorë specifik  në disa receptorë të caktuar në sipërfaqen e qelizave të tumorit  siç janë receptorët  her2, kanë mundësi që të trajtohen me terapinë e synuar (shënjestër) që i bllokon këto receptorë dhe ngadalëson rritjen  dhe shumimin e tyre, dhe i shkatërron qelizat e tumorit.  Sot ekziston mundësia për përdorimin e preparateve të cilat janë kombinim i kimioterapisë me terapinë biologjike, me anë të të cilës rritet ndikimi selektiv i terapisë mbi qelizat e tumorit dhe zvogëlohen efektet anësore të shkaktuara nga trajtimi.  Mund të kombinohen më tepër preparate biologjike, në mënyrë që të bëhet  bllokimi i më shumë niveleve të qelizave të tumorit  dhe të përmirësohet efekti i trajtimit” – shprehet Dr. Petrova.

Sipas onkologëve, është i mundur trajtimi i suksesshëm i sëmundjes  dhe zgjatja e jetës tek ata pacientë ku sëmundja ka zhvilluar metastaza,  falë kësaj terapie të kombinuar.

“Terapia më bashkëkohore për trajtimin e kësaj sëmundje, gjendet në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, në praksën klinike të
përditshme në departamentin për onkologji dhe radioterapi.  Kjo është një sëmundje e cila mund të trajtohet me sukses, dhe  një domethënje të madhe për këtë ka zbulimi në kohë i sëmundjes , trajtimi i duhur dhe mbështetja psikologjike si nga ana e ekipit mjekësor ashtu edhe nga ana e familjarëve si dhe nga i gjithë komuniteti shoqëro” – u shpreh Dr. Deva Petrova. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura