Në gojë ekzistojnë qindra mikroorganizma, por a transmetohen ato nëpërmjet pështymës? Rreziku për transmetimin e mikroorganizmave infektive është tepër i ulët pasi vetë pështyma përmban enzima dhe antitrupa të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.
Çfarë mund të transmetohet me anë të pështymës?
– Rinoviruset
– Gripi
– Mononukleoza
– Herpes Tip 1
– Streptokoket
– Hepatiti B dhe C
– Citomegalovirusi
– Llojet e reja të virusit – Ebola dhe gripi i shpendëve
Virusi HIV nuk mund të transmetohet me anë të pështymës, por plaga në gojë mund të jetë një derë e hapur ndaj infeksioneve.
Mënyra e transmetimit të infeksionit ndaj pështymës
Puthja – mënyra më e lehtë e transmetimit të infeksioneve nëpërmjet pështymës është puthja. Për këtë arsye infeksioni me virusin mononukleozë është quajtur gjithashtu sëmundja e puthjes. Nëpërmjet puthjes mund të transmetohen viruset e griprave edhe pse ato zakonisht transmetohen përmes kontaktit me objekte të kontaminuara me virus. Herpes tip 1 gjithashtu mund të transmetohet nëpërmjet puthjes. Pështyma zakonisht ju mbron nga transmetimi i baktereve, por nuk mund t’ju mbrojë nga bakteria MRSA, e cila paraqet infeksinin stafilokok i cili është tepër serioz.
Ndarja e furçës së dhëmbëve
Ndarja e furçës së dhëmbëve me partnerin tuaj, është një zakon i cili është rreptësisht i ndaluar nga shoqatat botërore në botë. Nëse jeni nisur në udhëtim dhe e keni harruar furçën tuaj të dhëmbëve është mirë që të blini një furçë të re. Një zakon i tillë është veçanërisht i ndaluar për personat me imunitet të dobët. Për të parandaluar rrezikun e transmetimit të infeksionit në familje, rekomandohet që atëherë kur të jeni me grip, ta mënjanoni furçën tuaj të dhëmbëve nga ato të anëtarëve të tjerë të familjes.
Përdorimi i mbrojtësve të dhëmbëve
Mbrojtësi i dhëmbëve ju mbron ndaj dëmtimit të dhëmbëve dhe nofullave gjatë sportit, por rekomandohet edhe për personat të cilët i kërcasin dhëmbët gjatë natës. Shkaku përse nuk duhet të merni hua mbrojtësen e dhëmbëve është sepse ai mund të shkaktojë mikrotrauma në hapësirën e gojës, nëpërmjet të cilit mund të merrni infeksion. Është e rëndësishme që të ndiqni edhe disa këshilla në lidhje me përdorimin e mbrojtësit të dhëmbëve:
– Duhet ti lani dhëmbët gjithmonë para përdorimit të tij
– Sa herë që ti lani dhëmbët, pastrojeni edhe mbrojtësin e dhëmbëve
– Ruajeni në një kuti mbrojtëse
– Shmangni shtrëngimin e tij me dhëmbë