Të gjithë kalojmë ditë të mira dhe të këqija, sikurse dhe ushqimet, disa prej të cilave na pëlqejnë më shumë dhe disa të tjera më pak, në varësi të ditës. Sipas shkencëtarëve, kjo i detyrohet lidhjes së mundshme ndërmjet nevojave të organizmit dhe ushqimit i cili ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e energjisë.
Cilat janë ushqimet të cilat ofrojnë më tepër energji tek fëmijët?
Glukoza: është ushqimi i trurit, i cili nxit përqëndrimin dhe funksionimin e mirë të muskujve, është burimi kryesor i energjisë gjatë ditës. Mungesa e glukozës në gjak ose hipoglicemia ka të bëjë me mungesën e energjisë , aftësisë së përqëndrimit, lodhjen dhe apatinë, me gjendje jo të mirë të humorit dhe me një aftësi të kufizuar për të reaguar në kohë. Glukoza gjendet tek karbohidratet komplekse dhe karbohidratet e thjeshta. Karbohidratet komplekse më të shëndetshme gjenden tek drithërat, perimet dhe bishtajoret, ndërsa karbohidratet e thjeshta më të shëndetshme gjenden tek frutat, pasi ato shoqërohen me vitamina dhe minerale, ndërsa sheqeri apo mjalti, nuk i ofrojnë trupit asgjë më tepër përveç glokozës, kjo është dhe arsyeja përse ato nuk duhet të konsumohen së tepërmi. Megjithatë, pasi niveli i glokozës në gjak të ketë arritur kufirin normal, nuk do të thotë se vazhdimi i rritjes së konsumit të glukozës do ta rrisë aftësinë e përmirësimit të përqëndrimit dhe energjinë.
Karbohidratet: Serotonini është një përbërje kimike që favorizon relaksimin dhe rritjen e ndjenjës së lumturisë, duke përmirësuar kështu gjendjen shpirtërore të përgjithshme. Serotonini gjenerohet në organizëm nga triptofani, një aminoacid thelbësor i cili sigurohet me anë të ushqimit. Në fakt, edhe pse nuk ka evidentim shkencor që e mbështet faktin se sa më tepër triptofan të konsumohet, aq më të relaksuar dhe më të lumtur do të ndiheni, në fakt mungesa e triptofanit rezulton me humor të keq, pasivitet dhe rritje të indeksit të stresit.
Kafeina: vepron si një stimulues i cili lehtëson simptomat e lodhjes dhe rrit vigjilencën, gjithashtu, rrit nervozizmin dhe shkakton dhimbjen e kokës në rast se nuk jeni mësuar të konsumoni pije me përmbajtje të kafeinës.
Mungesa e ushqimit që favorizon lodhjen
Përsa i përket vitaminave dhe mineraleve, mungesa e hekurit rrit lodhjen, plogështinë, madje edhe para diagnostikimit të mungesës së tij, gje e cila shkakton aneminë.
Nga ana tjetër, mungesa e selenit i cili është i pranishëm tek mishi, peshku dhe frutat e thata, është e lidhur me depresionin dhe ndryshimet drastike të gjendjes së humorit, si dhe mungesa e vitaminës B, ndikon në rritjen e nervozizmit dhe apatisë (mungesa e emocionit, motivimit dhe entuziazmit). Vitaminat e grupit B, gjenden tek drithërat, dhe tek shumica e ushqimeve me origjinë shtazore, siç është mishi dhe qumështi, si dhe tek frutat dhe perimet.
Edhe pse ndonjëherë mjekët rekomandojnë marrjen e suplementeve vitaminoze, minerale dhe makro ushqyese, mos harroni se rekomandimi më i mirë për marrjen e tyre është me anë të një ushqimi të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.