Radioterapia e gjirit

Radioterapia është një metodë e cila përdoret tek pothuajse  3-4 raste të kancerit. Sot, radioterapia në kuadër të parimeve për trajtim multidisiplinar, zakonisht përdoret para dhe pas operacionit,  si një trajtim më vete, ose në kombinim me kimioterapinë/ trajtimin sistemik. Bëhet fjalë për një metodë e cila gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të sëmundjes.

Radioterapia është një metodë e cila përdoret tek pothuajse  3-4 raste të kancerit. Sot, radioterapia në kuadër të parimeve për trajtim multidisiplinar, zakonisht përdoret para dhe pas operacionit,  si një trajtim më vete, ose në kombinim me kimioterapinë/ trajtimin sistemik. Bëhet fjalë për një metodë e cila gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të sëmundjes.

Çfarë është radioterapia?

Trajtimi me rrezatim, i quajtur ndryshe rodioterapia, përdoret për shkatërrimin e qelizave kancerogjene, dhe shkatërrimin e tumoreve me anë të rrezeve të larta energjike të radiologjisë, rreze elektronike dhe izotope radioaktive.

Si ndikon?

Trajtimi me rrezatim pengon rritjen dhe zgjerimin e qelizave në zonën në të cilën kryhet trajtimi duke shkatërruar materialin gjenetik të qelizave. Rrezatimi i vret qelizat kancerogjene me jonizim. Disa qeliza vdesin menjëherë pas rrezatimit, për shak të efektit të drejtpërdrejtë. Rrezatimi shkakton dëme në pjesën e ADN-së dhe kromozomeve të tyre, duke bërë që ato të humbasin aftësitë e tyre për tu përhapur dhe duke shkaktuar kështu vdekjen e tyre. Edhe pse trajtimi me rrezatim përveç qelizave kancerogjene i dëmton edhe qelizat normale, gjithësesi indet normale shërohen dhe përsëri e kryejnë funksionin e tyre.

A ekzistojnë metoda të ndryshme të radioterapisë?

Tek trajtimet e suksesshme, me marrjen e dozës së duhur dhe efektive të rrezatimit mbi kancer , indi normal përreth, është i ekspozuar ndaj rrezatimit me dozë më të ulët të mundshme. Ekzistojnë disa metoda për ta kryer atë. Metoda që përdoret më shpesh është ajo gjatë të cilës rrezja e cila quhet si rrezatim i jashtëm drejtohet menjëherë drejt kancerit me anë të aparatit. Ekziston edhe një metodë e quajtur brakiterapi (brachytherapy). Radioterapia intrakavitare që është një nga metodat e  brakiterapisë  kryhet me anë të vnedosjes së një aplikatori i cili përmban rrezatim mbi organin si përshembull në mitër, mushkëri apo ezofag.

Radioterapia e jashtme është zakonisht metoda më e preferuar për trajtimin e kancerit të gjirit. Gjithësesi, në kushte të veçanta mund të aplikohen metodat e brakiterapisë në varësi të përcaktimit të mjekut.

Si planifikohet trajtimi?

Tek pacientët e diagnostikuar me kancer apo ekziston dyshim për ekzistencën e kancerit, fillimisht bëhet plani i trajtimit me ndihmën e shqyrtimeve dhe vlerësimeve onkologjike, më pas përcaktohen dhe rezervohen radioterapitë. Të gjitha trajtimet me rrezatim rezervohen nga ana e mjekut specialist (onkolog-radioterapist) i trajnuar në këtë fushë. Gjatë aplikimit të radioterapisë,  specialistë të mjekësisë fizike dhe radioterapistë punojnë sëbashku me mjekun onkolog-radioterapist.

Kur zbatohet?

Në trajtimin e kancerit të gjirit, radioterapia zakonisht zbatohet pas operacionit, dhe varet sipas metodës së aplikimit të operacionit. Ndërkohë që në rastin e teknikës kirurgjikale e cila është me ruajtjen e gjirit, pothuajse tek të gjitha pacientet, për të reduktuar mundësinë e përsëritjes së kancerit zbatohet radioterapia. Pacientët tek të cilët është kryer operacioni me ruajtje të gjirit, në varësi të moshës së pacientes, madhësisë së kancerit, karakteristikave të kancerit, mund të trajtohen me një doizë të vetme të rrezatimit gjatë operacionit. Në rast se tek pacientja është kryer mestektomi, në varësi të madhësisë së kancerit dhe faktorëve të tjerë, si dhe përfshirjes (prekjes) së nyjeve limfatike, radioterapia mund të aplikohet edhe në murin e gjoksit.

Në rastin e prekjes së nyjeve limfatike aksillare, në varësi të përhapjes së sëmundjes dhe lokalizimit të tumorit, radioterapia mund të aplikohet tek nyjet e ndryshme limfatike.

Radioterapia luan një rol të rëndësishëm, si një terapi mbështetëse në zvogëlimin e simptomave të pacientëve të cilët janë në fazë të avancuar të sëmundjes, në rast se zbulohen metastaza në kocka, tru dhe tek indet e buta.  

Sa kohë zgjat trajtimi?

Radioterapia kryhet një herë në ditë, pesë ditë në javë, nga e hëna në të premte. Kohëzgjatja e rrezatimit është 3-4 minuta në varësi të planit dhe zonës e cila do të trajtohet. Ndërkohë që pacienti përgatitet, aparatit për trajtim i bëhet përshtatje në pjesën në të cilën do të trajtohet, koha e trajtimit varion nga 20-30 minuta. Radio-onkologu vendos se sa ditë do të kryhet trajtimi. Pacientët duhet t’i kryejnë rregullisht trajtimet.

Cilat janë efektet anësore?

Ndonjëherë gjatë kryerjes së radioterapisë në gji mund të shfaqet, skuqje, rrjepje e lëkurës, pacientja mund të ndjejë lodhje apo të përziera. Këto efekte anësore reduktohen,  dhe në fund të terapisë zhduken krejtësisht.  Bërja dush me ujë të nxehtë nuk është e dëmshme për shkak se jeni duke bërë terapi me rrezatim, megjithatë, fërkimi me dorezë të ashpër apo me sfungjer të ashpër në zonën e cila ka qenë e ekspozuar ndaj radioterapisë, mund të rrisë reagimin e lëkurës dhe ta irritoj atë.

Gjithashtu, është normale që pacientët të ndjejnë dhimbje apo fortësim të indeve të gjirit,  si pasojë e operacionit dhe afatit të gjatë të marrjes së radioterapisë, por kjo gjendfje përmirësohet për një periudhë 6 mujore apo 1 vjeçare, ndonjëherë mund të kërkojë më tepër kohë. Ngjyra e errët e lëkurës së gjirit zhduket me kalimin e kohës. Shumë rrallë, megjithatë mund të ndodhë që të shfaqen enë të vogla gjaku si pasojë e radioterapisë, si dhe pika të vogla gjaku. Ndonjëherë, në varësi të zonës që trajtohet, mund të vërehen efekte të tjera anësore të shkaktuara nga radioterapia afatgjatë. Zakonisht bëhet fjalë për shkaqe të veçanta të cilat varen nga pacienti. Në varësi të zonës që trajtohet me radioterapi, doktori i shpjegon rreziqet e efekteve anësore për çdo pacient. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura