Shkaqet më të shpeshta të lodhjes kronike

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja arsye përse njerëzit ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm. Në vijim do të gjeni disa zakone jo të mira të cilat ndikojnë në humbjen e energjisë.

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja arsye përse njerëzit ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm. Në vijim do të gjeni disa zakone jo të mira të cilat ndikojnë në humbjen e energjisë.

Pamjaftueshmëria e pirjes së ujit

Madje edhe nëse keni vetëm 2% më pak lëngje në organizëm nga sasia e nevojshme, do të ndiheni të lodhur. Dehidratimi shkakton rënie të volumit të gjakut, për shkak se ai bëhet më i dendur, kështu që oksigjeni dhe lëndët ushqyese  arrijnë më ngadalë tek muskujt dhe indet në organizëm.

Keni mungesë të hekurit

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjë plogështie, nervozizëm, lodhje dhe zvogëlim të përqëndrimit. Do të ndiheni të lodhur për shkak të sasisë më të vogël të oksigjenit e cila kalon nëpër enët e gjakut.  Marrja e hekurit mund të arrihet me anë të mishit të viçit, bizeles, me anë të djathit (tofu), vezë, perime me gjethe jeshile të errët, fruta të thata dhe të gjitha këto të kimbinuara me ushqim me përbajtje të vitaminës C, pasi kjo vitaminë ndihmon në absorbimin e hekurit.

Nëse e kapërceni mëngjesin

Ushqimi të cilin ju konsumoni është karburant për trupin tuaj, madje edhe kur flini gjatë natës, organizmi e përdor apo e shpenzon ushqimin të cilin e keni konsumuar në darkë. Prandaj, kur të zgjoheni, përsëri duhet të “furnizoheni me karburant”, pra duhet të ushqeheni përsëri. Nëse e kapërceni mëngjesin, do të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Mëngjesi duhet të përfshijë yndyra të shëndetshme,  drithëra dhe protein pa yndyrë.

Konsumoni ushqim të shpejtë

Ushqimi me tepër sheqer dhe me karbohidrate të thjeshta,  I cili gjendet nëpër restorante dhe  fast-food-et,  ka një indeks të lartë glicemik, I cili është një tregues dhe indikues i rritjes së sheqerit në gjak. Luhatjet e vazhdueshme të sheqerit në gjak, mund të shkaktojnë lodhje gjatë ditës.  Mishi i pulës, orizi integral, salmoni, patatet e reja, sallatat, frutat… janë një zgjedhje e mirë e ushqimit.

Nëse i shikoni gjërat negativisht

Ndoshta duket e çuditshme, por, faktori psikologjik ndikon së tepërmi në fuqinë tuaj fizike.  Gjithmonë kur drejtori ju thërret për të biseduar, mendoni se ju thërret për t’ju informuar se ju ka pushuar nga puna. Nuk ngisni biçikletë sepse keni frikë se mos ju përplas makina. Në çdo situate mendoni më të keqen. Të gjitha këto janë fakte të cilat mund t’ju lodhin, mundojnë dhe dëmtojnë psikologjikisht. 

Shpërndaj