Egjiptjanët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocionit dhe personalitetit. Aristoteli gjithashtu ka besuar se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë. Gjatë gjithë historisë, edhe sot e kësaj dite zemra është sinonim i parë kur bëhet fjalë për dashurinë. Por studime të shumta kanë treguar se dashuria është një emocion i ndërlikuar i shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.
Hormonet e dashurisë
Dashuria bën të mundur që trupi ynë të çlirojë përbërës kimikë të cilët ndikojnë në humorin e mirë dhe në nxitjen e reagimeve të veçanta. Eliksiri i brendshëm i dashurisë është përgjegjës I skuqjes së faqeve , djersitjes së duarve dhe rritjes së rrahjeve të zemrës, atëherë kur ndodheni pranë personit të dashur. Kur biem në dashuri rritet niveli I dopaminës, adrenalines dhe neropinefrinës në trupin tonë. Dopamina krijon një ndjenjë euforie, ndërsa adrenalina dhe neropinefina janë përgjegjës për rrahjet e shpeshta të zemrës dhe shqetësimit (ankthit).
Studime të shumta kanë vërtetuar se dashuria aktivizon qendrën e kënaqësisë në tru, pasi kur jemi të dashuruar rritet rrjedha e gjakut në këtë pjesë të trurit.
Fraza “dashuria është e verbër” është vërtetë e saktë pasi në fillim të dashurisë, partnerin e idealizojmë dhe shohim vetëm gjerat pozitive të cilat dëshirojmë të shikojmë. Ndërkohë që personat përreth i shikojnë gjërat në mënyrë më objektive dhe më racionale ndryshe nga dy personat e dashuruar.
Tre fazat e dashurisë
Ekzistojnë tre faza të dashurisë: epshi, tërheqja dhe lidhja. Pasioni është faza e cila nën ndikimin e hormoneve përjetojmë dëshirën për një person të veçantë. Rrjedhja e gjakut në qendrën e cila është përgjegjëse për kënaqësinë në tru, rritet në fazën e dytë të tërheqjes, atëherë kur ndjejmë një lidhje të fortë me partnerin. Kjo gjë humbet ngadalë gjatë fazës kur trupi zhvillon një tolerancë të stimuluesve të kënaqësisë. Endorfina dhe hormonet vasopresin dhe oksitocin të cilat janë të theksuara në fazën e lidhjes, janë përgjegjës për fazën e mirëqenies së përgjithshme dhe sigurisë të cilat janë të përshtatshme për një marrëdhënie afatgjatë.