Divorci dhe fëmijët – si ti ndihmoni ata pas ndarjes

Divorci ndodh ndërmjet të rriturve, por me humbjen e martesës mund të shfaqen efekte të thella tek fëmijët.  Ndihmoni fëmijën tuaj të mbajtur një marrëdhënie të fortë dhe ta ruaj dashurinë për prindin tjetër, pasi mbështetja e të dy prindërve është rruga më e mirë dhe më e padëmshme që fëmija juaj të mund ti pranojë sfidat e divorcit.

Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, ju jep disa këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj:

Divorci ndodh ndërmjet të rriturve, por me humbjen e martesës mund të shfaqen efekte të thella tek fëmijët.  Ndihmoni fëmijën tuaj të mbajtur një marrëdhënie të fortë dhe ta ruaj dashurinë për prindin tjetër, pasi mbështetja e të dy prindërve është rruga më e mirë dhe më e padëmshme që fëmija juaj të mund ti pranojë sfidat e divorcit.

Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, ju jep disa këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj:

Si duhet t’ia jepni lajmin?

Gjëja më e mirë është që lajmin ta japin të dy prindërit së bashku, në mënyrë të sinqertë dhe të thjeshtë.  Mund të thoni: Mami dhe babi kanë disa probleme dhe prandaj mendojmë dhe besojmë se gjëja më e mirë është që të fillojmë të më vete. Jini të sigurt se fëmija juaj e kupton se ndarja është ndërmjet të rriturve.  Vazhdimisht duhet ti përsërisni fëmijës tuaj se nuk është ai shkaku i ndarjes, dhe se të dy prindërit do ta duan në të njejtën mënyrë edhe në të ardhmen, se marrëdhënia dhe dashuria e   të dy prindërve ndaj fëmijës asnjëherë nuk do të ndryshojnë.  Gjithashtu, në lidhje me divorcin, duhet ti informoni edhe mësuesit e fëmijës, pasi ata mund ta ndjekin sjelljen e fëmijës, do tju informojnë në lidhje me të dhe në këtë mënyrë do të keni mundësi të reagoni në kohë në rast se fëmija ka probleme apo fillon të sillet në mënyrë të pazakontë.

Duhet të jeni të përgatitur ndaj reagimeve të ndryshme

Në fillim, pasi t’ia keni dhënë lajmin, fëmija është i interesuar të dijë nëse diçka do të ndryshojë. Ku do të jetojë, nëse do të shkojë në shkollë tjetër, kush do ta dërgojë në sport apo në aktivitetin me të cilin merret momentalisht.  Mundohuni  sa më shumë të jetë e mundur që ta ruani rutinën e mpërditshme të fëmijës, ose të krijoni një rutinë të re sa më shpejtë të jetë e mundur. Kështu fëmija është  në pritje të asaj që do të ndodhë dhe në këtë mënyrë ndihet më i sigurt. Por së shpejti do të nisni me realizimin e divorcit.  Fëmijët e vegjël, stresin e reflektojnë  me ndryshim të sjelljes si për shembull me urinim gjatë natës, revoltim (zemërim), kundërshtim ndaj prindit, shkollës, shokëve.  Ndihmojeni fëmijën që ndjenjat ti shpreh me fjalë  dhe ti ndaj ato me personat më të afërt.  Fëmijët më të rritur, ndaj ndarjes mund të reagojnë me përzierje të ndjenjave si  zemërim, trishtim, shqetësim apo lehtësim.  Fëmija mund të jetë depresiv, i tërhequr, i zemëruar, mban inat. Pavarësisht nga simptomat, duhet ta inkurajoni fëmijën që të bisedojë me ju, dhe t’ju thotë se çfarë ndjen.  Mos harroni:  pavarësisht vështirësive me të cilat përballeni, fëmijët duhet ti mbani larg problemeve tuaja.

Respektoni marrëdhënien e fëmijës tuaj me prindin tjetër. Gjithmonë duhet ti përmbaheni këtyre rregullave:

  • Mos flisni keq për partnerin  në prani të fëmijës tuaj
  • Mos e detyroni fëmijën tuaj të mbështes njërën anë apo anën tjetër
  • Mos e përdorni fëmijën tuaj si mjet komunikimi me partnerin
  • Asnjëherë mos u grindni në prani të fëmijës
  • Mos e përdorni fëmijën për ta lënduar partnerin

Në rast  se i përjetoni gjërat me vështirësi,  këshillimi  mund t’ju vij në ndihmë

Pas divorcit mund të ndiheni të lënduar, të zhgënjyer dhe kërkoni ngushëllim tek fëmija juaj, por duhet të dini se ky nuk është roli i fëmijës.  Prandaj, në rast se ndiheni në depresion, kërkoni këshilla profesionale.  Gjithashtu, në rast se keni vështirësi me partnerin pas divorcit përsa i përket marrjes së vendimeve në lidhje me fëmijën, është mirë që të kontaktoni me mjek psikolog.  Ndihma profesionale do t’ju ndihmojë juve por edhe fëmijën tuaj.  Pas divorcit, komunikimi me partnerin tuaj mund të jetë gjëja e fundit që mund të dëshironi të bëni. Por, kjo është diçka e rëndësishme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj. Ndihmojeni fëmijën tuaj që të mbaj në marrëdhënie të fortë dhe ta ruaj dashurinë për prindin tjetër, sepse mbështetja e të dy prindërve është gjëja më e mirë dhe më e shëndetshme  dhe rruga më e mirë që fëmija ta pranojë divorcin e prindërve pa pasoja të rënda.

Shpërndaj