Edhe telefonat celular mund të shkaktojnë reaksion alergjik

Sëmundjet alergjike në Maqedoni, marrin përmasat e një epidemie, ndërsa në Europë, një në dy persona  ka një formë të alergjisë.  Eksertët alarmojnë se deri në vitin 2021, pothuajse të gjithë, madje edhe fëmijët e porsalindur do të jenë të prekur nga ndonjë lloj apo formë alergjie. Sipas Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup,  alergjitë rriten edhe për shkak të jetës moderne.

Sëmundjet alergjike në Maqedoni, marrin përmasat e një epidemie, ndërsa në Europë, një në dy persona  ka një formë të alergjisë.  Eksertët alarmojnë se deri në vitin 2021, pothuajse të gjithë, madje edhe fëmijët e porsalindur do të jenë të prekur nga ndonjë lloj apo formë alergjie. Sipas Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup,  alergjitë rriten edhe për shkak të jetës moderne.

Këtu përfshihet mënyra e të ushqyerit, reduktimi i aktivitetit fizik, ajri i ndotur, rritja e përdorimit të terapive me antibiotikë, por edhe jetesa në kuste sterile – higjena e tepërt në mjedisin tonë. Ajo shpjegon se ekzistojnë shumë shkaktarë të pazakontë të reaksioneve alergjike, por rrezatimi i telefonave celularë, tableti apo interneti me valë (wireless), nuk ndikojnë në shfaqjen e reaksioneve tek përdoruesit të tyre.

Shkencërisht nuk është provuar se valët elektromagnetike të telefonave celularë dhe internetit ndikojnë në shfaqjen e manifestimeve alergjike. Mendohet se është një efekt më tepër psikologjik – kur e dimë se diçka është e dëmshme, ndonjëherë mund të jenë shkak i  shfaqjes së simtomave të cilat mund ti shkaktojë ky ndikim i dëmshëm, por që në fakt nuk i shkakton, në fakt është e kundërta e efektit placebo. Ajo çfarë mund të shkaktojë alergji nga telefonat celularë apo tabletat, materiali i metalit të këtyre aparatëve si psh: nikel, kobalt dhe metale të tjera. Ky reaksion është më i shpeshtë tek gratë dhe tek adoleshentët – shprehet Dr. Bushljetiq.

Ajo na bën të ditur se alergjene janë poleni, qumështi dhe produktet e qumështit, peshku dhe produktet e detit, drithërat, veza, kikirikët dhe frutat e thata, parazitët në pluhurin e shtëpisë,  dhe nuk duhet të harrojmë – ilaçet!

Alergjia e mirë nuk ekziston – Alergjia është reagim i sistemit tonë mbrojtës, fatkeqësisht, është reaksion ndaj atyre gjërave të cilat nuk janë të dëmshme për shëndetin tonë, përveç faktit që shkaktojnë alergji tek një numër i caktuar personash.  Tani për tani nuk ekziston vetëm alergjia ndërmjet njerëzve – të paktën jo alergji e vërtetë. uji gjithashtu mund të shkaktojë manifestime të cilat janë tipike të ashtuquajturës urtikarie, por nuk ka çlirim të histaminës – substancë e domosdoshme për rregullimin e reaksionit alergjik – shtoi Dr. Kamelija Bushljetiq.

Ndjeshmëria e organizmit mund të provohet madje në 400 substanca. Shumica e personave vuajnë nga më shumë alergjene. Por sipas gjetjeve, më shumë se 90% e pacientëve me alergji, janë të ndjeshëm ndaj pluhurit të shtëpisë, ndaj parazitëve, puplave të shendëve, mukut,  poleni nga  barërat e këqinj, nga bari, nga pemët … të shpeshta janë edhe reaksionet alergjike nga qimet e kafshëve shtëpiake siç  janë macja dhe qeni.

Sipas saj, një nga keqkuptimet është fakti i që vitete e fundit fëmijët nuk duhet të fillojnëherët me konsumimin e ushqimeve të cilat zakonisht shkaktojnë reksione alergjike si kikirikët, frutat e detit, qumështi (i lopës), veza dhe drithërat. Studimet kanë treguar se në vendet ku këto produkte konsumohen më herët tek fëmija nga muaji 4-6, në fakt kanë më pak reaksion alergjik në moshën e fëmijërisë. Ky është një shembull në Izrael.  Atje fëmijët fillojnë me herët me konsumimin e kikirikëve dhe përqindja e alergjisë në këtë vend është më e ulët në krahasim me vendet të cilat këto produkte i konsumojnë më vonë. Por gjithësesi, duhet të theksohet se në rast se tek foshnja shfaqet edhe reragimi më i vogël alergjik, duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun alergolog, për të parë nëse duhet të vazhdohet apo jo me përdorimin e këtij produkti në ushqimin e fëmijës.  Dhënia e gjirit luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht gjatë 6 muajve të parë, sepse qumështi i gjirit nuk shkakton asnjë reaksion alergjik – shpjegon Dr. Bushljetiq.

Nënat të cilat pijnë duhan, rrezikojnë transmetimin e prirjes ndaj alergjisë deri në tre breza

Sipas Dr. Bushljetiq,  nëse nëna pin duhan gjatë dhe pas shtatzënisë, madje edhe pas ndryshim strukturor të gjeneve, nëpërmjet ndryshimit të epigeneve, të cilat janë programi i sistemit tonë gjenetik, mund të fitohet prirje  deri në tre gjenerata pasuese  të disa sëmundje të caktuara ndër të cilatjanë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, astma, alergjitë dhe kanceret. Veçanërisht nëse fetusi i përket gjinisë femërore, sepse qelizat vezore të fetusit formohen gjatë shtatzënisë dhe mbeten të shënuara përgjithmonë –  shprehet Dr.  Bushljetiq.

Burimi  – Dnevnik

 

Shpërndaj