Pushimet verore janë para nesh. Është koha që të tregoni trupin tuaj në formë të përkryer. Nëse nuk i keni kushtuar vëmendje kryerjes së ushtrimeve dhe mendoni se celuliti është fajtor për faktin se nuk mund të vishni rrobat tuaja të shkurtra, radiofrekuenca ëahtë shpëtimtari për të cilin keni nevojë. Kjo ju bën të mundur që të përballeni në mënyrë të suksesshme me celulitin dhe me shtresat lokale dhjamore (yndyrore). Si funksionon radiofrekuenca, ku aplikohet dhe sa trajtime janë të nevojshme për të arritur një formë të përkryer të trupit tuaj, përgjigje morëm nga Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Çfarë është radiofrekuenca?
Radiofrekuenca është një teknologji e re e cila vitet e fundit ka marrë përparësi në kryerjen e trajtimit joinvaziv të celulitit dhe shtresave lokale dhjamore (yndyrore). Kryhet me ngrohje të thellë dhe të kontrolluar duke përdorur radiovalë. Trajtimi kryhet me anë të sondës, e cila kalon mbi sipërfaqe të lëkurës nëpër të gjitha ato zona apo pjesë në të cilat ka celulit duke bërë të mundur arritjen e forcimit të indeve dhe rritjen e qarkullimit të gjakut. Kështu shtresat dhjamore drenohen (kullojnë) nëpërmjet sistemit limfatik duke bërë të mundur zhdukjen e celulitit. Temperatura në sipërfaqen e lëkurës arrin deri në 40 gradë, ndërkohë që në shtresën më të thellë mund të arrije deri në 60 gradë.
Cilat pjesë apo zona mund të trajtohen?
Radiofrekuenca shërben për rimodelimin dhe forcimin e të gjitha pjseëve të trupit. Me të mund të trajtohen pjesët problematike të cilat kanë shtresa dhjamore dhe celulit. Para se të filloni me trajtimin, mbi lëkurë aplikohet vaj ose xhel në mënyrë që sonda të rrëshkasë nëpër trup. Me këtë procedure mund të trajtohen të gjitha pjesët e trupit të cilat janë dobësuar (si për shembull pas lindjes) dhe jep rezultate të përkryera në rastet e humbjes së tonifikimit të gjoksit, kofshëve , barkut, krahëve dhe këmbëve.
Sa trajtime janë të nevojshme dhe cilat janë efektet?
Kohëzgjatja e trajtimit është 40 minuta, nëse trajtohet celuliti në pjesën e këmbëve atëhetë koha e trajtimit është nga 20 minuta për secilën këmbë. Gjatë trajtimit muskujt janë aktivë sikur të keni bërë ushtrime 3 orë. Avantazhi i radiofrekuencës është se i trajton muskujt individualisht, duke imituar aktivitetin fizik. Efekti shikohet pas trajtimit të parë, ndërsa me 5 trajtime vërehet në mënyrë të ndjeshme reduktimi i celulitit, forcimi, tonifikimi dhe cilësia e lëkurës. Me radiofrekuencë nuk ndjeni aspak dhimbje, ajo është e rehatshme dhe relaksuese, shumë persona e përshkruajnë si masazh termik. Një efekt tjetër që arrihet është stimulimi i kolagjenit i cili është përgjegjës i elasticitetit dhe rinimit të lëkurës. Pas trajtimit lëkura është e butë dhe duket shumë më e re.
Departamenti i dermatologjisë
Departamenti i dermatologjisë në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është i pajisur me teknologjinë mjekësore më bashkëkohore dhe është një vend ku pacientët mund të marrin një qasje të integruar përsa i përket diagnozës dhe trajtimit të të gjitha problemeve me lëkurën. Për çdo pacient përgatitet program individual i trajtimit, ndërkohë që ekipi i dermatovenerologëve qëndron në dispozicion të pacientëve të tyre. Një theks i veçantë është vendosur në pjesën e estetikës dermatologjike, dhe me anë të aplikimit të trajtimeve më bashkëkohore dhe procedurave për kujdesin dhe rinimin e lëkurës ky department është bërë pionier në implementimin e një numri të shumtë të procedurave estetike.