Si ndikon pirja e duhanit mbi shëndetin tuaj

Zakonisht, nën ndikimin e stresit, shumë njerëz konsumojnë duhan me mendimin se duhani do ti qetësoj dhe se do të ndihen më mirë. Me kalimin e kohës, këta persona mësohen me nikotinën dhe më pas e kanë të vështirë të heqin dorë nga duhani. Edhe personat me karakter më të fortë heqin dorë nga kjo kënaqësi e vogël e cila ndikon negativisht mbi shëndetin tonë. Pirja e duhanit momentalisht kryeson në kërcënimin me vdekje i cili mbulon 25 % të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.  Ky zakon i keq, ndikon në çdo organ të trupit të njeriut dhe shkakton shumë sëmundje. Lexoni më tepër rreth efekteve të dëmshme të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit, si dhe cilat janë avantazhet të cilat do ti ndjeni në rast se hiqni dorë nga ky ves i keq.

Përse nuk duhet të pini duhan?

Statistikat tregojnë se në mbarë botën  numri i vdekjes së personave  nga pirja e duhanit është më i lartë në krahasim me numrin e personave të vdekur nga HIV, abuzimi me drogën, alkolizmi, aksidentet automobilistike dhe aksidentet e shkaktuara nga zjarri. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkëri tek 90% e pacientëve të sëmurë. Mund të duket e pabesueshme, por në mbarë botën vdesin më shumë gra nga pirja e duhanit se sa nga kanceri i gjirit. Gjithashtu, pirja e duhanit është shkaku kryesor i shfaqjes së sëmundjeve kronike obstruktive pulmonare, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake, infarktit në zemër dhe në tru, presionit të lartë të gjakut, i dëmton enët e gjakut, shkakton kancer në fshikëzën e urinës, në mitës, në zorrën e trashë, në ezofag (gurmaz), në veshka, uretër, në fyt, mëlçi, pankreas, stomak, si dhe shumë sëmundje të tjera. Pirja e duhanit ndikopn edhe në dobësimin e sistemit imunitar, dhe dëmton pothuajse çdo organë në trupin e njeriut. Gratë shtatzëna të cilat pijnë duhan, në të shumtën e rasteve kanë lindje të parakohëshme, si dhe shpesh foshnjat kanë defekte kongjenitale. Tek meshkujt, pirja e duhanit ndikon në shfaqjen e impotencës.

Pirja e duhanit rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës

Personat mbi moshën 60 vjeçare, të cilët konsumojnë duhan, janë dy herë më tepër të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë që personat nën moshën 50 vjeçare, të cilët gjithashtu konsumojnë duhan, janë 5 herë më të rrezikuar ndaj vdekjes gjatë 10 viteve të ardhshme. Prandaj, një nga masat parandaluese është heqja dorë nga pirja e duhanit. Rreziku rritet me numrin e cigareve të pira dhe kohëzgjatja e pirjes së duhanit, por sëmundja mund të shfaqet edhe tek personat të cilët pijnë vetë 5 cigare në ditë.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit!

Asnjëherë nuk është vonë! Menjëherë pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, fillon të reduktohet numri i sëmundjeve të përmenduara më lart. Çdo duhanpirës shpreson se nuk do të jetë i prekur nga efektet negative të duhanpirjes. Sipas statiscientëve më të mirë – amerikanëve, gjysma e numrit të duhanpirësve vdesin si pasojë e sëmundjeve dhe problemeve të cilat lidhen drejtpërdrejtë me pirjen e duhanit. Tymi i duhanit është i dëmshëm jo vetëm për ju, por edhe për ata të cilët ndodhen përreth jush. Pavarësisht nëse jeni të rinjë apo të moshuar, të sëmurë apo të shëndetshëm, pirja pasive e duhanit ndikon mbi shëndetin e të gjithëve. Fëmijët të cilët jrrethohen nga duhanpirës, janë më të ndjeshëm ndaj ftohjeve dhe infeksioneve. Heqja dorë nga pirja e duhanit është një nga vendimet më të rëndësishme që një duhanpirës mund të marrë në jetë. Ky vendim do ta përmirësojë cilësinë dhe jetëgjatësinë. Menjëherë pas ndërprerjes duhanit organizmi juaj fillon të përmirësohet dhe fillon të korrigjojë dëmet të cilat janë shkaktuar nga pirja e duhanit. Mjekët këshillojnë që sa më shpejtë të merrni një vendim të tillë, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj. 

Shpërndaj