Dr. Zllatko Pallçevski – Shtatzënia në verë

Temperaturat e larta mund të jenë të vështira dhe stresuese për gratë shtatzëna, prandaj ato duhet patjetër ti ndjekin këshillat e mjekëve të tyre gjinekologë, në mënyrë që të përballen sa më lehtë me temperaturat e larta të stinës së verës. Duhet të shmangin të gjitha aktivitetet të cilat mund të jenë të dëmshme për vetë gratë shtatzëna dhe bebet e tyre.  Është shumë i rëndësishëm kontrolli i këtyre aktiviteteve, duke nisur nga marja e rrezeve të diellit (ekspozimindaj diellit), noti dhe ushtrime të tjera fizike. Nëse shtatzënia ka një rrjedhë të rregullt, aktivitetet verore nuk do të mund ta dëmtojnë  periudhën më të bukur të jetës së gruas shtatzënë, pritjen e ardhjes në jetë të foshnjës së tyre – këshillon Dr. Zllatko Pallçevski.

Temperaturat e larta mund të jenë të vështira dhe stresuese për gratë shtatzëna, prandaj ato duhet patjetër ti ndjekin këshillat e mjekëve të tyre gjinekologë, në mënyrë që të përballen sa më lehtë me temperaturat e larta të stinës së verës. Duhet të shmangin të gjitha aktivitetet të cilat mund të jenë të dëmshme për vetë gratë shtatzëna dhe bebet e tyre.  Është shumë i rëndësishëm kontrolli i këtyre aktiviteteve, duke nisur nga marja e rrezeve të diellit (ekspozimindaj diellit), noti dhe ushtrime të tjera fizike. Nëse shtatzënia ka një rrjedhë të rregullt, aktivitetet verore nuk do të mund ta dëmtojnë  periudhën më të bukur të jetës së gruas shtatzënë, pritjen e ardhjes në jetë të foshnjës së tyre – këshillon Dr. Zllatko Pallçevski.

Cilat janë vështirësitë që ndjejnë gratë shtatzëna gjatë temperaturave të larta të stinës së verës?

Vera sjell relaksim dhe pushim  për të gjithë ne. Por temperaturat e larta gjatë mujave të verës, i përballojmë me vështirësi, veçanërisht gratë shtatzëna.  Nga njëra anë, shtatzënia gjatë muajve të verës është në avantazh, për faktin se gjatë kësaj periudhe mundësia për shfaqjen e viruseve është me e vogël, gjithashtu edhe mundësia e lëndimeve gjatë rrëshkitjeve ndërkohë që jenë duke ecur është më e ulët. Megjithatë disa gra shtatzëna e kalojnë më me vështirësi verën, gjë e cila është mëse normale duke pasur parasyshë faktin se metabolizmi i grave shtatzëna është  rritur 20% dhe temperatura e trupit 0.5°C. Këto kushte të motit mund të jenë të vështira dhe të rënda për gratë shtatzëna, prandaj duhet t’iu jepen këshilla që të mund t’iu vijnë në ndihmë atyre për ta kapërcyer më lehtë të nxehtin dhe ndryshimet e presionit të ajrit. Në çdo rast duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur gjithçka që mund të jetë e dëmshme apo mund të shkaktoj problem për gruan shtatzënë dhe beben. Është shumë e rëndësishme që çdo aktivitet të bëhet në mënyrë të matur, duke filluar që nga marrja e rrezeve të diellit, noti dhe deri tek ushtrimet fizike. Nëse shtatzënia ka një rrjedhë normale, aktivitetet verore nuk do të mund të shkaktojnë probleme për gruan shtatzënë në periudhën e saj më të bukur të jetës, pritjen e ardhjes në jetë të bebes së saj.

Çfarë duhet të bëjnë gratë shtatzëna gjatë ënjtjeve të duarve dhe këmbëve në periudhën e verës?

Shfaqja e ënjtjeve gjatë periudhës së shtatzënisë është një gjendje e shpeshtë. Është shumë e rëndësishme që të gjendet shkaku i shfaqjes së tyre. Në rast se ënjtja nuk lidhet me presionin në gjak dhe humbjen e proteinave në urinë, mund të shkaktohet nga pesha në shtatzëni, veçanërisht nëse gjysma e dytë e shtatzënisë zhvillohet në muajt e verës. Ënjtja është më e theksuar  veçanërisht në pjesën e poshtme të këmbëve (shputa dhe kyçi i këmbës) veçanërisht në fund të ditës. Kjo gjendje e quajtur ënjtje ortostatike tërhiqet apo zhduket pas pushimit, qëndrimit shtrirë, dhe në mëngjes pas pushimit të natës.

Përsa i përket udhëtimeve më të gjata, si mund të lehtësohet  dhe deri në cilën periudhë lejohet udhëtimi?

Shtatzënia është një gjendje fiziologjike në organizmin e gruas, dhe nëse nuk ka ndonjë problem apo devijim gjatë kontrolleve të rregullta gjinekologjike, sigurisht që gruaja shtatzënë mund të udhëtojë  e sigurt, e rehatshme dhe udhëtimi të jetë argëtues për të. Udhëtimet kryesisht nuk rekomandohen për gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara nga hipertensioni, diabeti, gjakderdhja dhe nëse kanë pasur më parë aborte spontane. Tremujori i dytë i shtatzënisë nga java 14-28 është periudha optimale për të udhëtuar. Udhëtimet në tremujorin e tretë janë më pak të rehatshme, për shkak të presionit të mitrës  në fshikëz dhe rrezikut të lindjes së parakohëshme.  Megjithatë, nëse udhëtoni me automjet të rehatshëm dhe bëni desa herë pauza , shumica e mjekëve i lejojnë udhëtimit e grave shtatzëna deri në javën e 36 të shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhet të planifikojnë kontroll tek mjeku para se të nisen për udhëtim. Ato gra shtatzëna të cilat planifikojnë të udhëtojnë në destinacione më të largëta dhe për një kohë më të gjatë, duhet patjetër të marrin me vete të gjitha dokumentat mjekësore dhe dokument për grupin e gjakut.  Duhet të shmangen udhëtimet në ato vende të cilat nuk kanë institucione shëndetësore cilësore, në raste nevoje. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të kenë sigurim shëndetësor (ndërkombëtar).

Çfarë duhet të bëni gjatë pickimit ndaj insekteve, a ekziston ndonjë trajtim i veçantë për gratë shtatzëna?

Një nga anët negative të stinës së verës është pickimi ndaj insekteve. Ato zakonisht janë të parëndësishme. Tek disa gra shtatzëna mund të shkaktojnë reaksion lokal (ënjtje, skuqje, kruajtje, dhimbje), ndërsa tek ato persona të cilët janë tepër të ndjeshme, mund të shkaktojë reaksion alergjik sistemik. Një ndër këshillat mjekësore është që të mbulohen pjesët e ekspozuara të trupit, të mos ecni zbathur nëpër bar, ushqimet e ëmbla të mbahen të mbuluara, në zonën e pickimit duhet të bëni kompreso me akull. Në rast të ndonjë reaksioni të rëndë alergjik, veçanërisht në pjesën e qafës dhe të kokës, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse është e nevojshme, në shtatzëni  mund të përdoren edhe kortikosteroide dhe antihistamina.

Në lidhje me dehidratimin e trupit, a është një rast i shpeshtë tek gratë shtatzëna, çfarë mund ta shkaktojë atë dhe si mund të parandalohet?

Gjatë muajve të verës, gratë shtatzëna duhet të rrisin konsumin e ujit dhe lëngjeve në organizëm, në mënyrë që të zëvendësojnë  elektrolitet të cilat i humbasin me anë të djersës. Në këtë mënyrë parandalohet dehidratimi, reduktohet mundësia e shfaqjes së infeksioneve urinare dhe kapsllëkut të cilat mund të shkaktojnë probleme më serioze. Nëse trupi është i dehidruar, mund të fillëjë të sekretohet hormon i cili është i ngjashëm me hormonin i cili sekretohet para lindjes, duke shkaktuar në këtë mënyrë kontraktime të rreme. Prandaj është e rëndësishme që nënat e ardhshme të konsumojnë ujë dhe lëngje të mjaftueshme veçanërisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

A mund të na jepni disa këshilla të shkurtra për shtatzëninë gjatë muajve të verës, në lidhje me veshjen, ushqimin, marrjen e rrezeve të diellit dhe notin gjatë temperaturave tepër të larta?

  • Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit në periudhat më të nxehta të ditës, nga ora 11:00-17:00.
  • Pini 8 gota ujë në ditë (rreth 1.5 -2 litra) është shumë e rëndësishme që të zëvendësohet humbja e elektroliteve.
  • Ushqehuni shpesh dhe nga pak.
  • Shmangni konsumin e tepërt të kripës, megjithatë jo krejtësisht pasi sasia e vogël apo e matur e saj është e nevojshme për marrjen e jodit që gjendet në kripë.
  • Noti është i lejuar madje është një nga aktivitetet e rekomanduara gjatë periudhës së shtatzënisë, por fillimisht duhet të bëni kontroll të gjendjes së fetusit dhe qafës së mitrës.
  • Shmangni aktivitetet fizike gjatë periudhave më të nxehta të ditës.
  • Duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, nga 30-50 SPF, veçanërisht nëse jeni tepër të bardhë.
  • Vishni këpucë të rehatshme, rekomandohet që ato të jenë një numër më i madh për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe rrobat duhet të jenë të holla, të rehatshme dhe me ngjyra të lehta.
  • Mos qëndroni në një vend për një kohë të gjatë.
  • Në rast se vëreni ënjtje të duarve, duhet ti hiqni bezhuteritë.
  • Shkoni në shtëpi kur të ndjeni shenjat  e para të lodhjes, marramendjes dhe të etjes së tepërt.  Shtrihuni dhe pini një gotë ujë të ftohtë. Në rast se pas një ore nuk ndiheni më mirë, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut.

Shpërndaj