Me maskë në fytyrë dhe me buzëqeshje në sy

Kushdo që të paktën një herë është gjendur në rolin e pacientit në sallën operative, doktori është heroi dhe shpëtimtari i tij. Por, shumë pak persona e dinë që ka edhe një fijet tjetër lidhëse tepër të rëndësishme, ato janë instrumentalistet. Këto heroina tona të sallës operative, i’ua prezantojmë në këtë numër, nëpërmjet një historie ndryshe të treguar nga  infermierja –instrumentiste Gordana  Saneva.

Filloi turni tjetër në spital. Eci nëpër korridorët të cilët më  çojnë drejt vëndit tim të punës, dhe dëgjoj bisedat e personaelit mjekësor, të pacientëve dhe të familjeve  të tyre.  Mirmëngjes infermjere – mirëmëngjes doktor, ju uroj  një ditë të mbarë.  Një nga pacientët që sot duhet të shkoj në shpi pas përfundimit të operacionit të suksesshëm, përshëndetet me kolegët e mi. I njeh ata me emër dhe mbiemër, me njërin prej tyre madje ka shkëmbyer edhe fotografi të nipërvew dhe mbesave të cilët me padurim e presin që të kthehet në shtëpi. I sheh ata me një buzëqeshje në fytyre dhe me një dozë mirënjohje në sy.  E di që ata janë personat të cilët e kanë ndihmuar para disa ditësh në luftën kundër sëmundjes, në luftën kundër frikës dhe pasigurisë. Kalova përkrah tij dhe e përshëndeta me me një përkulje të lehtë të kokës, i thashë mirëmëngjes duke e përshëndetur me zë të ulët. Zotëria për një moment më vështroi dhe duke i mbledhur vetullat po mundohej të kujtohej nëse më njihte. E pashë që po mundohej dhe për ta ndihmuar e vështrova dhe u mundova ti jepja një buzëqeshje të gjërë. “Tani u kujtova, ju ishit e pranishme në operacionin tim?” – tha me zë tëlartë dhe po priste përgjigje.  Unë fillova të qeshja me zë, si për ti thënë që “po, ashtu është”. “Më falni por e dini çfarë, kur futesh në sallën e operacionit je tepër i frikësuar dhe nuk të kujtohen të gjithë emrat, dhe përsa i përket portretit shohim vetëm sztë tuaj sepse pjesa tjetër është e mbuluar nga maska të cilën e mbani vazhdimisht”. I urova një ditë të mbarë dhe u drejtova drejt sallës operative.

Luftë me shpresën për një mëngjes më të mirë dhe për një jetë të gjatë

Ndërkohë që po vishja uniformën kirurgjike, maskën dhe kapelen, mu kujtuan fjalët e pacientit. Është e vërtetë, ne jemi infermieret, emrat e të cilave nuk mbahen mend, askush nuk e njeh fytyrën time, dhe i vetmi kontakt me njerëzit të cilët janë pacientët tanë është buzëqeshja jonë e përcjellur nëpërmjet syve.  Fillon dita e punës. Qetësia e cila e sundonte korridorin nuk është më. Nis programi operativ, fillon lufta ekipore në çdo sallë operative,  luftë me shpresën për një mëngjes më të mirë dhe për një jetë të gjatë. Tashmë asgjë jashtë murit të sallës operative nuk është e rëndësishme, i gjithë përqëndrimi dhe energjia fokusohet tek pacienti, i cili na ka besuar gjënë më të shtrenjtë – jetën. Pas përgatitjes së materialit dhe aparaturave qëndrojmë mbi tavolinën me instrumenta e cila ndriçon poshtë duarve tona dhe presim që që ekipi të sjellë pacientin. Pacienti futet, dhe ne kemi vetëm disa sekunda për të vlerësuar gjendjen e tij psiqike, të humorit apo frikës së tij. Syri i cili ka eksperiencë, menjëherë mund ta dallojë në mund të bëhet pak shaka me pacientin, nese duhet të jemi seriozë ndaj tij, nëse duhet ta mbyllim gojën dhe të shikojmë vetëm tek instrumentat, apo të fillojmë të bisedojmë për motin jashtë. Prezantohemi me emër dhe me vendin e punës, dhe presim shikimin e parë të drejtuar ndaj syve tanë. Atëherë e dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se si ta mbështesim dhe si ti japim forcë që të drejtohet në të ashtuquajturin stol operativ, e dimë se si ti tregojmë se ka bërë zgjedhjen e duhur, dhe se këta persona rreth tij  do të bëjnë gjithçka që është e mundur  për ta ndihmuar që të dalë nga spitali me buzëqeshje dhe shpresë.

Lufta për jetën bëhet dhe lufta jonë

“Ado të mund të zgjohem dhe të dal i gjallë nga këtu” – kjo është pyetja më e shpeshtë të cilës çdo ditë duhet ti përgjigjemi me një vetëbesim dhe seriozitet tepër të madh  në mënyrë që menjëherë ta ndjejmë atë ndjenjën e çlirimit dhe në të njejtën kohë të falenderimit.  Pacienti ndodhet nën ndikimin e anestezisë dhe mjeku kirurg menjëherë nis me operacionin. Jep skalperin, bëhet prerja e parë dhe nësallë dëgjohen vetëm urdhërat e ashpra dhe të qarta të kirurgut,  dhe monitoprët të cilët  japin sinjal për të treguar se në çfarë gjendje është pacienti. Asgjë tjetër nuk mund ta tërheqë vëmendjen tonë.  Përveç operacionit nuk jemi të disponueshëm ndaj asgjëje tjetër, madje as ndaj personave tanë më të afërt, as për familjet tona. Lufta për jetën bëhet dhe lufta jonë, çdo moment i orëve në vijim i detikohet pacientit, i cili kur të zgjohet do të marrë lajme të mira, dhe familja e tij e cila pret jashtë në koridorin e spitalit, me padurim pret çdo sekondë për të ditur se gjithçka ka shkuar siç duhet. Tashmë nuk jemi vetëm infermiere, tani jemi pjesë të ekipit, vegla ndihmëse pa të cilat procedura kirurgjike nuk mund të kryhet. Nuk ka bisedë, nuk ka fjalë, dëgjohen vetëm urdhëra të shkurtra , ndiqen lëvizjet dhe dhe shikimet e kirurgut. Përshëndeteni me pacientitn se me ndonjë mik tuajin, mik të cilin vetëm ju e mbani mend, ndërsa ai nuk di as nëse ekzistoni. Ndonjëherë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të mrekullueshme – lindjen e një jete të re, e qara e parë e foshnjës që vjen në këtë botë nga barku i nënës. Ndonjëherë, fatkeqësisht  jemi dëshmitarë edhe të ngjarjeve tragjike, të cilat nuk mund ti shmangim. Reagojmë si çdo qenje njerëzore, në sytë tanë shikoni edhe buzëqeshje edhe lotë, gëzim dhe trishtim, pasiguri dhe durim, por ka diçka që nuk do ta shihni asnjëherë, pavendosshmëri dhe frikë. Trajnimi dhe edukimi që ka një infermiere instrumentiste e bëjnë atë të përgatitur në çdo çast që të përcjellë besim tek pacienti dhe tek anëtarët e tij të familjes., si dhe tek të gjithë anëtarët e ekipit.  Ajo nuk di çdo të thotë lodhje, sa orë duhet të qëndrojë në këmbë për të shpëtuar një qënje njerëzore, nuk e di se çfarë është paniku, çfarë është paragjykimi apo egoizmi. Operacioni përfundon dhe fillon numërimi i fashove të përdoruara gjatë kryerjes së operacionit, dhe pasi infermierja instrumentiste të japë sinjal me të gjithë përgjegjësinë që ka, pacienti zgjohet. Në atë moment, ekipi i anestezisë merr përsipër zgjimin e pacientit dhe pasi ai të jetë zgjuar, dërgohet në departamentin në të cilin ka qenë më parë. Në momentin kur pacienti del nga salla e operacionit, duket sikur përshëndeteni me ndonjë mikun tuaj, mik të cilin vetëm ju e njihni, ndërsa ai nuk e di nëse ekzistoni.

Të gjitha këto ngjarje duken si një film i realizuar

Ndërkohë që përgatisni instrumentat për rastin e rradhës, ndërkohë që kirurgu ju tregon planin për operacionin e rradhës, në mëndje të fluturon mendimi për familjen tënde, nëse çdo gjë është në rregull në shtëpi. Shikon orën dhe e kupton se nuk ke kohë as për të telefonuar e për të pytetur nëse janë mirë, por me shpresën se gjithçka është mirë, i largon ato mendime dhe filloni me përgatitjen e operacionit tjetër.  Në fund të ditës, heq uniformën dhe maskën përmes të cilës ke marrë frymë gjatë gjithë ditës, ju duket si një film e gjithë ngjarja e përjetuar gjatë ditës: fëmijë me kancer,  një nënë e cila gjatë lindjes e  humbi njërin prej binjakëve të saj, për të cilët 9 muaj me rradhë ka luftuar për ta, një kalimtar të cilin e sollën urgjentisht pas një përplasjew të tmerrshme  të dy automjeteve emrin e të cilit nuk e dini, një djalë të cilit nëna e tij i dhuron veshkën për kryerjen e transplantimit, sportist i cili gjatë sportit me ski ka thyer krahun dhe fatmirësisht ka ardhur në kohë për kryerjen e operacionit,  përpjekje për vetëvrasje, rënie nga skela  me dëmtim të shtyllës kurrizore.  Laheni dhe ndërroni rrobat, merrni frymë thellë dhe të gjitha këto histori i lini pas vetes, sepse në shtëpi ju jeni nënë, bashkëshorte, grua.

Ju jeni ëngjëjt tanë mbrojtës

Ngadalë, me një lodhje të dukshme në fytyrë, zbres poshtë drejtë daljes nga spitali, duke përfunduar turnin, dhe gjatë daljes takohem përsëri me të njejtin pacient, me të cilin u përshëndeta në mëngjes në korridorin e spitalit. Duke qëndruar me dy mbesat e vogla të cilat me duart e vogla e mbajnë përdore, mu drejtua me një zë pozitiv “ Sot do të shkoj në shtëpi, familja ime ka ardhur për të më marrë”. Buzëqesha duke i parë të dyja vajzat e vogla të bukura,  të cilat hidheshin lartë e poshtë me padurim  përreth tij, dhe  dëgjova të më thotë “Zoti ju dhëntë shëndet dhe forcë, ju jeni ëngjëjt tanë mbrojtës, JU FALEMINDERIT NGA ZEMRA”. E përcolla duke e përshëndetur me dorë, dhe me buzëqeshje. Ky është profesioni im, dhe unë jam krenare që kam përzgjedhur të jem “ËNGJËLL MBROJTËS” dikush që shikon kur të gjithë janë duke fjetur dhe dikush që asnjëherë nuk kursen buzëqeshje me qëllim për ti bërë njerëzit që të ndihen më mirë.

Shpërndaj