Si ti dalloni fëmijët alergjikë?

Shumë prindër të rinj pyesin nëse foshnja e tyre mund të ketë alergji? Përgjigja është: PO, sepse periudha e ushqimit me gji është pikërisht periudha e rezervuar për shfaqjen e alergjive ndaj ushqimit.

Simptomat e reaksioneve alergjike kryesisht varen nga mosha, nga lloji i reaksiont alergjik , nga rëndesa e reaksionit alergjik dhe nga shpeshtësia e shfaqjes së reaksionit. Dr. Katerina Oboçki , pulmoalergologe pediatrike, thotë se kombinimi i faktorëve të jashtëm (faktorët e mjedisit) dhe predispozita gjenetike luajnë një rol të përbashkët në reagimin e alergo-imunitetit tek fëmija.

Alergjitë tek foshnjat

Shumë prindër të rinj pyesin nëse foshnja e tyre mund të ketë alergji? Përgjigja është: PO, sepse periudha e  ushqyerjes me gji është pikërisht periudha e rezervuar për alergjitë e ushqimit. Alergjitë sezonale janë të rralla tek foshnjat, sistemi i tyre imunologjik ende është në zhvillim, dhe ekspozimi i foshnjave në mjedisin e jashtëm (ndaj polenit)  është i kufizuar. Por pluhuri i brendshëm (në ambientet e shtëpisë) është një alergjen me të cilin përballet sistemi imunologjik i foshnjës. Fatmirësisht, vetëm 6% e foshnjave kanë alergji të vërtetë nga ushqimi. Vezët, qumështi i lopës, kikirikët, peshku, arrat, gruri janë alergjenet të cilat shkaktojnë ndjeshmëri të veçantë të imunoglobulinës në periudhën e foshnjërisë.  Simptomat e para mund të shfaqen shumë herët, ato shfaqen nga trakti gastrointestinal  siç është skuqja rreth buzëve, ënjtje e buzëve, të vjalla, diarre. Ndonjëherë ka dhe prani të gjakut në jashtëqitje.

Alergjia ndaj qumështit – si ta dalloni?

Reaksioni alergjik ndaj qumështit shfaqet me simptoma të ndryshme dhe në periudha të ndryshme. Disa reaksione janë të kontrolluara dhe manifestohen vetëm shfaqjen e ekzemës në lëkurë. Por me reaksione të kontrolluara nuk duhet të nënkuptoni se fëmija nuk do të ketë manifestime alergjike serioze në të ardhmen.  Në gjendjen klinike dominon: nervozizmi, dhimbjet e barkut, të vjellat, jashtëqitjet e holla në formë diarreje, ekzema, refuzimi i ushqimit, prania e gjakut në jashtëqitje.  Tek disa fëmijë mund të shfaqen edhe simptoma të cilat i quajmë vizing (me një lloj zhurme apo fishkëllime në gjoks), me vështirësi në frymëmarrje, kollë, me ndryshim apo humbje të zërit, dhimbje barku, rrjedhje lotësh dhe ënjtje të syve, skuqje në pjesë të trupit, dobësi, ulje të presionit të gjakut ndonjëherë të shoqëruara me humbje të vetëdijes.

Riniti alergjik dhe astma

Ekzema infantile dhe alergjia nga ushqimi  zakonisht janë hapat e para të fillimit të alergjisë.  Më pas vijojnë sëmundjet alergjike në sistemin respirativ (astma, riniti alergjik). Astma pediatrike është një sëmundje kronike heterogjene e stomakut, frekuenca e të cilës është nga 1-18% në varësi të vendit. Simptomat të cilat kanë të bëjnë me vështirësitë në frymëmarrje, shtrëngimin në kraharor, shfaqjen e kollës me intenzitet të ndryshëm gjë e cila shfaqet gjatë aktivitetit fizik dhe gjatë ekspozimit ndaj alergjeneve në sezonin e infeksioneve virale respirative. Lehtësimi apo zbutja e simptomave kërkon përdorimin e shkurtër të bronkodilatorit (zgjeruesit të bronkeve). Rritja e frekuencës së simptomave, shkalla e ashpërsisë së tyre, tregon se është i nevojshëm  përdorimi i terapisë afatgjatë e cila përfshin antagolistë leukotrieni  ose kortikosteroide topike inhalimi, zgjedhja e të cilave varet nga mosha dhe ashpërsia e simptomave të sëmundjes së astmës.

Një nga alergjitë më të zakoshme tek fëmijhët është ajo e KIKIRIKËVE,  e cila shkakton shqetësim tek prindërit për shkak të shfaqjes së reaksioneve të rënda alergjike, madje tek një numër shumë i vogël fëmijësh mund të shkaktojë reaksion alergjik kërcënues për jetën. Ky reaksion alergjik është afatgjatë dhe vetëm 20% e fëmijëve e kalojnë atë mbi moshën  5 vjeçare.

Me rritjen e moshës reduktohet edhe reaksioni alergjik

Dr. Oboçki thotë se faktorët kryesore të cilët kontribuojnë në ndalimin e alergjisë së ushqimit janë: ashpërsia e alergjisë dhe numri i alergeneve ndaj të cilave fëmija është i ndjeshëm.

Këto janë statistikat kur organizmi i fëmijës i nxjerrë alergjitë e ushqimit:

  • Më shumë se një e katërta e fëmijëve reaksionet alergjike i kalojnë në moshën 4-5 vjeçare.
  • Fëmijët të cilët janë alergjikë ndaj qumështit, vezës dhe sojës zakonisht alergjinë e kalojnë deri në moshën dy vjeçare, ndërkohë që alergjia ndaj kikirikëve dhe arrave ka shumë pak gjasa që të zhduket me rritjen e fëmijës.
  • Sa më herët të shfaqen reaksionet alergjike tek fëmijët, aq më shumë gjasa ka që ato të zhduken me kalimin e kohës.
  • Fëmijët me simptoma të rënda (probleme respirative, ënjtje, anafilaksi) dhe alergji a me një numër më të madh alergjenesh ka më pak gjasa për të arritur tolerancën e ushqimit.
  • Fëmijët me ngjyrë të errët kanë më pak mundësi për ti kapërcyer alergjitë. Djemtë i kapërcejnë alergjitë më shpejtë se vajzat.
  • Alergjia ndaj alergjeneve të thithura (inhaluese) shfaqen në periudhën më të vonë të jetës.
  • Incidenca e ekzemës atopike dhe alergjisë ushqimore, siç është alergjia e qumështit të lopës, të verdhës së vezës, miellit, sojës, është e lartë gjatë dy viteve të parë të jetës. Dy të tretat e fëmijëve me ekzemë atopike do ti humbasin simptomat e tyre deri në moshën tre vjeçare.

Shpërndaj