Larja e duarve është mënyra më e lehtë për të mbrojtur veten nga infeksionet. Kjë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet dhe përhapjen e tyre. Larja e duarve kërkon vetëm ujë të pastër dhe sapun, ose dizinfektues duarsh me bazë alkooli – lëndë e cila përdoret pa ujë.
Kur duhet t’i lani duart?
Duke prekur njerëzit, sipërfaqe dhe objekte gjatë gjithë ditës, bakteriet transmetohen në duar. Me mikroorganizma mund të infektoheni nëse prekni sytë, hundën dhe gojën. Edhe pse është e pamundur për t’I shmangur plotësisht mikrobet, larja e duarve sa më shpesh ju ndihmon që t’a mbroni veten daj baktereve, ndaj viruseve dhe mikroorganizmave të tjerë.
Gjithmonë praktikoni t’i lani duart para se të:
- Të përgatisni apo hani ushqim
- Të mjekoni plagë, të jepni ilaçe apo të kujdeseni për një person të sëmurë apo të lënduar
- Kur vendosni apo hiqni lente nga sytë
Gjithmonë praktikoni t’i lani duart tuaja pas:
- Përgatitjes së ushqimit, sidomos kur bëhet fjalë për mish të gjallë
- Kur shkoni në banjo apo ndërroni pelena
- Kur keni prekur kafshë apo ushqim kafshësh
- Pasi të keni shfryrë hundët, të keni kollitur apo teshtirë
- Pasi të keni mjekuar plagë, të jeni kujdesur për persona të sëmurë apo të lënduar
- Pasi të keni hedhur mbeturinat, pas përdorimit të lëndëve pastruese dhe kopshtarisë, apo të tjera gjëra të cilat mund të jenë të ndotura – si pëlhura të përdorura për pastrim apo këpucë të pista, etj.
Përveç të tjerash, duart duhet t’i lani sa here që mendoni se I keni të ndotura.
Si duhet t’i lani duart?
Duart është mirë që ti lani me ujë dhe sapun. Ndiqni këto udhëzime:
- Fillimisht duhet t’i njomni duart me ujë
- Më pas duhet t’i shkumoni me sapun
- Fërkoni duart me shkumën e sapunit të paktën për 20 minuta. Duke përfshirë dhe pjesën e prapme të duarve, kyçet, mes gishtërinjve dhe pjesën e thonjve.
- Duhet t’i shpërlani mirë.
- Thani duart me aparat tharës, në të kundërt duhet t’I fshini mirë me peshqir.
Mbani mend se sapuni antibakterial nuk është më efikas se sapunat e zakonshëm. Përdorimi I sapunit antibakterial, mund t’i bëjë bakteriet rezistente ndaj agjentëve antibakteriale të cilat gjenden në produkt – në të ardhmen do të jetë më e vështirë për t’i shkatërruar këto bakterie.
Si të përdorni lëndë dizinfektuese për duart?
Lëndët për dizinfektimin e duarve, me bazë alkooli, me të cilat nuk keni nevojë të përdorni ujë, është një alternative e pranueshme në rast të mungesës momentale të ujit dhe sapunit. Nëse vendosni të përdorni lëndë dizinfektuese për duart, ajo duhet të përmbajë të paktën 60% alkool.
Më pas ndiqni këto hapa:
- Vendosni mjaftueshëm në dorë në mënyrë që t’i njomni mirë duart me të
- Fërkoni duart duke përfshirë të gjithë sipërfaqen e tyre, derisa të jetë avulluar krejtësisht dhe t’i ndjeni duart të thata.
Edhe letrat e lagura antibakteriale janë gjithashtu një alternativë efikase. Përdorini ato të cilat kanë përmbajtje të lartë të alkoolit. Në rast se duart janë dukshëm të ndotura, duhet patjetër t’i lani ato me ujë dhe sapun.
Edhe fëmijët duhet të kenë duar të pastra
Ndihmoni fëmijët tuaj të jenë të shëndetshëm duke i mësuar ata se si t’i lajnë duart në mënyrën e duhur. Lani duart sëbashku me fëmijën tuaj për t’i treguar atij se si duhen larë duart në siç duhet.
Për t’a ngadalësuar procesin, duart duhet ti lani deri sa të këndoni dy herë ‘Happy birthday’. Nëse momentalisht nuk ju gjendet ujë dhe sapun, mund të përdorni dizinfektues duarsh edhe për fëmijën tuaj. Duhet t’i bëni të ditur fëmijës tuaj se nuk duhet të prekë asgjë derisa të jetë avulluar dizinfektursi dhe duart të jenë krejtësisht të thata. Pas përdorimit, dizinfektuesin vendoseni në vendin e duhur.
Larja e duarve është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e fëmijës tuaj. Fëmijët të cilët kalojnë një pjesë të mirë të ditës jashtë ambienteve të shtëpisë si psh: shkolla apo kopështe, janë më të prekur ndaj rrezikut të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve gastrointestinale, të cilat mund të përhapen edhe tek pjestarët e tjerë të famijles.
Një mënyrë e thjeshtë për të ruajtur shëndetin
Procesi i larjes së duarve, nuk ju merr kohë dhe nuk kërkon përpjekje të madhe, dhe është mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve. Duke e shndërruar atë në një rregull të shpeshtë gjatë ditës, ju mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të fëmijës apo familjes tuaj.