PRP (platelet rich plasma) është një plazmë e pasur me trombocite. Bëhet fjalë për një sasi të vogël të gjakut të pasuruar me numër të madh trombocitesh (një milion trombocite në 1 cm3 plazmë). Përveç trombociteve, ekzistojnë edhe 7 faktorë kryesorë të rritjes GF dhe një numër i madh i qelizave staminale CD34 në plazmë. Kjo metodë zbatohet duke marrë një sasi të vogël të gjakut që vendoset në një tub të veçantë. Marrja e mostrës së plazmës së gjakut gjatë centrifugimit pasurohet me trombocite. Kjo plazmë e pasuruar me anë të injektimit ose pas zbatimit të trajtimit me lazer aplikohet tek pacienti.
Cili është qëllimi i PRP?
Procesi i plakjes së lëkurës është drejtpërdrejt i varur nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm. Gjatë procesit të plakjes, lëkura humbet disa nga vetitë e saj fizike. Metoda PRP ndikon në mënyrë të favorshme në procesin e shërimit të plagëve dhe trajtimit të lëkurës, prandaj është konsideruar një metodë revolucionare në mjekësinë estetike.
Çfarë përfitoni nga trajtimi me PRP?
- Rigjenerimin e shpejtë të lëkurës (përtëritje të lëkurës)
- Reduktimin e rrudhave – linjat e imta dhe rrudhat
- Rikthimin e elasticitetit dhe shkëlqimit në lëkurë
- Reduktimin e të gjitha shenjave dhe parrafshtësive nga aknet, operacionet
- Ndihmon në zgjidhjen e mënjanimit të celulitit
- Rrit vëllimin e indeve
Në cilat pjesë aplikohet?
PRP dermatologjike zakonisht aplikohet në fytyrë, por në varësi të nevojës dhe dëshirës së pacientit, mund të aplikohet edhe në pjesë të tjera të trupit, në qafë, dekolte, duar….
Si aplikohet?
Trajtimi fillon me marrjen e gjakut (për ekzaminimin e analizës së gjakut). Marrja e mostrës së plazmës nëpërmjet centrifugimit pasurohet me trombocite.
Kjo plazmë e pasuruar aplikohet në fytyrë me anë të injektimit ose me anë të zbatimit të trajtimit me lazer. Mund të aplikohet në mënyrë sipërfaqësore në rast se duam ti bëjmë më pak të dukshme linjat e imëta dhe rrullat si dhe të përmirësojmë cilësinë e pamjes dhe përbërjes së lëkurës. Në rast se aplikohet më thellë, reduktohen edhe rrudhat më të thella, shenjat, stritë dhe plotësohet vëllimi.
Rezultatet pas trajtimit janë të dukshme
Rezultatet e trajtimit janë të dukshme maksimum pas një jave nga përfundimi i trajtimit. Falë efektit kumulativ, kjo metodë garanton jetëgjatësinë e rezultatit të arritur. Në kombinim me mbushësit (filer) apo me mesoterapinë, metoda PRP jep rezultate të shkëlqyera. Mund të përdoret në kombinim me tërheqjen me lazer, gjë e cila jep rezultate akoma më të mëdha. Bëhet fjalë për një metodë jo agresive, pa shenja kirurgjikale dhe me një kohë të shkurtër shërimi.
Cilat janë avantazhet e kësaj metode dhe a ka efekte anësore?
Avantazhi qëndron në faktin se gjatë aplikimit të trajtimit PRP përdoren trombocitet e vetë pacientit si dhe një avantazh i madh është fakti që e gjithë procedura kryhet në kushte sterile. Kjo është një metodë shumë e besueshme, tek e cila nuk ekziston mundësia e shfaqjes së infeksioneve apo alergjive. Në praktikën e deritanishme, nuk janë regjistruar efekte anësore. Ky trajtim nuk aplikohet tek personat me numër të ulët të trombociteve, tek personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të mëlçisë, tek gratë shtatzëna, personat me sëmundje autoimune, pacientët të cilët përdorin terapi antikoagulante, si dhe tek pacientët me sëmundje malinje.
Sa trajtime janë të nevojshme?
Në konsultim me mjekun dermatolog, për çdo pacient përgatitet një program trajtimi individual. Rekomandohet të aplikohet 3-4 herë brenda 2-3 javëve. Pas aplikimit të parë mund të vërehen ndryshime pozitive në lëkurë, lëkura është më e ndritshme dhe më e freskët. Megjithatë, efekti i dëshiruar arrihet pas trajtimit të plotë. Për të vazhduar me ruajten e efektit të arritur, procedura mund të përsëritet për 18 deri në 20 muaj.