Çfarë janë polipet në hundë?

Polipoza nazale është sëmundje e shpeshtë që paraqitet te 1-4 për qind të popullatës, me tendencë të rritjes. Manifestohet me shfaqjen e formacione beninje, të buta në formë të rrushit që mbushin hundën dhe sinuset paranazale. Shakatarët më të shpeshtë të polipozës nazale janë infeksionet, alergjitë, astma, ndjeshmëria ndaj barnave dhe sëmundjet imunologjike.

Terapia medikamentoze mund ta përmirësojë gjendjen, por shpesh here nevojitet edhe heqje e polipeve me ndërhyrje kirurgjike. Bile pas trajtimit të suksesshëm ndonjë here gjendja përsëritet me paraqitjen e serishme të polipeve.

Simptomat e polipozës nazale

Simptomat më të shpeshta janë: sekrecioni i përforcuar I hundës, obstruksioni i vazhdueshëm i hundës, sekret në fyt, ulja dhe humbja e nuhatjes, ndjenja e ngarkesës në ballë dhe fytyrë, kokëdhimbje, dhimbje në pjesën e fytyrës, gërhitja gjatë gjumit etj.

A mund të ketë komplikime?

Polipoza nazale mund të shkaktojë komplikime serioze mbi shëndetin tuaj sepse e pamundëson frymëmarrjen normale përmes hundës dhe drenazhën e sekretit të hundës dhe sinuseve. Komplikimet e mundshme i përfshijnë vështirësitë në frymëmarrjen gjatë gjumit, sulme astmatike, inflamacione të sinuseve me qelb që për shkak të drenazhës së pamundshme lehtë përhapen ndaj syve dhe mund ta rrezikojnë të pamurit, bile edhe të shkaktojnë inflamacion në mbulesat e trurit.

Si diagnostikohet?

Sëmundja diagnostikohet në mënyrë të lehtë mbi bazën e simptomave të pacientit dhe përmes ekzaminimit endoskopik të hundës. Ekzaminimi bëhet në kushte ambulatore, pa dhimbje dhe zgjat vetëm disa minuta. Nëse është e nevojshme bëhen edhe ekzaminime shtesë si tomografia e kompjuterizuar e sinuseve, teste për alergji, analiza mikrobiologjike dhe laboratorike, rinimanometria dhe ekzaminimi i shqisës për nuhatje.

Trajtimi

Qëllimi kryesor në trajtimin është të ulen ose të eliminohen polipet. Terapia medikamentoze zakonisht është zgjedhja e pare. Më së shpeshti përdoren kortikosteroidet nazale në formën e sprejit, ndërsa ndonjëherë zbatohet edhe terapia e afatshkurtër me kortikosteriodie sisteme (orale). Kur trajtimi medikamentoz nuk jep rezultate rekomandohet heqje kirurgjike e polipeve. Kirurgjia funksionale ednoskopike e sinuseve është metoda e zgjedhjes në trajtimin kirurgjikal në këtë sëmundje. Ndërhyrja kryhet me instrumente të sofistikuara ednoskope, që mundësojnë heqjen e polipeve të hundës dhe sinuseve përmes hapësirave nazale me një kamerë dhe monitor, nën kontroll të syrit. Pas trajtimit kirurgjikal, rekomandohet sprej nazal kortikosteroid për të ndaluar shfaqjen e serishme të polipeve.

Shpërndaj