Kanceri dhe ushqimi

Kërkimet e fundit kanë treguar se ushqimi jo i mirë është përgjegjës për pothuajse 1/3 e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, prandaj,  vëmendja ndaj këtij rrezik faktori shfaqet si një nga segmentet më të rëndësishme  në trajtimin e pacientëve me kancer.  Konsumimi i produkteve të shëndetshme, para, gjatë dhe pas trajtimit, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt.   Sipas Dr. Aleksandra Haxhi Dimova, dietologe, kanceri është një sëmundje e çrregullimit kronik të metabolizmit, ndaj  ushqimit mund të veprojë në proceset biokimike në trup, me qëllim për të ndihmuar në parandalimin e proceseve kancerogjene, të rrisë imunitetin dhe ta rikthejë metabolizmin në një nivel normal, këtë gjë mund ta bëjë ushqimi i cili është imunostimulues dhe që përmban lëndë ushqyese për luftimin e qelizave malinje.

Vlerësimi i imunitetit

Dietologët këshillojnë se është e domosdoshme njohja e gjendjes shëndetësore e të gjithë organizmit tek çdo pacient individualisht, pra vlerësohet sa e ka imunitetin e dobësuar, për sa energji ka nevojë organizmi për tretjen e ushqimit, nëse pacienti vuan edhe nga sëmundje të tjera. Merret parasysh edhe lokalizimi i procesit malinj dhe stadiumit të tij, nëse pacienti është para, gjatë apo pas trajtimit onkologjik (kirurgjisë, kimioterapisë apo terapisë rrezatuese), duke bazuar në të gjitha këto, përveç ushqimit të përgjithshëm antikancer, dietologu vendos edhe për një dietoterapi të caktuar.

Këshilla për ushqim

Këto këshilla të cilat për personat e shëndetshëm shërbejnë për parandalimin e sëmundjes, tek pacientët me sëmundje malinje, këto këshilla janë pjesë e dietoterapisë me një ritëm të rekomanduar, ose duke shmangur disa ushqime të caktuara. Protokolli i ushqimit për antikancer,  e ndalon rreptësishtë konsumin e ushqimit të përpunuar dhe të rafinuar në industri, si dhe acidet transyndyre të cilat mendohet se nëse janë tepër të pranishme në ushqimin e përditshëm, mund të jenë shkak për shfaqjen e kancerit. E njëjta gjë është edhe me alkoolin, nikotinën, ëmbëltuesit artificialë tek pijet dietale si dhe të gjitha ato vese apo zakone të këqija të cilat e komprometojnë procesin e shërimit.

Ky program përfshin të gjitha ushqimet për të cilat ekzistojnë fakte se i shkatërrojnë qelizat kancerogjene dhe se janë antioksidantë të fuqishëm: frutat agrume, frutat me ngjyrë të errët vjollcë, të kuqe apo ngjyrë portokalli, më pas karota e freskët, panxhari, brokolli, lakra, rrënja e selinos, rrepa, shafrani i indisë, domatja. Xhenxhefili është tepër efektiv kundër të përzierave dhe të vjellave, dhe mund të ndihmojë edhe tek pacientët me kimioterapi. Ka studime që tregojnë se fara e zezë, fara e lirit, qimnoni i zi, aloe vera, spirulina, noni, goji, manaferra – të gjitha me mekanizmin e tyre imunostimulues apo antitumor, ndikojnë në procesin e trajtimit të kancerit apo efekteve negative nga trajtimi onkologjik tek pacienti.  Le të përmendim se cilat janë vitaminat dhe mineralet të cilat janë të rëndësishme: vitamina C (speci jeshil, bizelja, brokoli, lakra jeshile, domatja, lulelakra); vitamina E (brokoli, karrota, rrepa,  panxhari, chardi zviceran, arra, kungulli, farat e lulediellit), më pas zinku mineral,  mungesa e të cilit ndikon në zvogëlimin e funksionit të citokineve, por duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm përsa i përket marrjes së dozës së zinkut.  Ai gjendet tek kefiri, qiqra, farat e kungullit, arra indiane, kakaoja, kërpudhat, spinaqi.  Seleni mineral, për të cilin thuhet se ka efekte pozitive mbi kancerin e gjirit, stomakut, prostatës, mëlçisë dhe fshikëzës së urinës, gjendet tek kokrrat e parafinuara, misri, hudhra,  gjithashtu është i pranishëm tek e verdha e vezës së bashku me vitaminën E, peshku, frutat e detit, kripa e detit. Edhe Vitamina D është e rëndësishme, Omega 3 acidet yndyrore, probiotikët, hirra, glukanet.

Aktivitet sportiv dhe ushqim i shëndetshëm

Çdo çast të lirë përdoreni duke u marrë me ndonjë aktivitet sportiv, gjatë ditës përdorni shumë fruta, perime, ushqime të papërgatitura, fruta të thata, proteina bimore, drithëra.  Në përgjithësi, tek gjendja shëndetësore, ndikon edhe ndotja e ajrit, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve në organizëm,  mungesa e aktivitetit, stresi.

 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura