Duhanpirësit me shanse dyfish më të mëdha të sëmurohen nga karcinomi i fshikëzës së urinës

Karcinomi i fshikëzës së urinës më shpesh paraqitet mbi moshën 64 vjeçare dhe karakterizohet me gjakderdhje të padhembshme nga urina. Urologu Dr. Daniel Petrovski nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se sipërfaqja e brendshme në fshikëzën e urinës është e mbështjellë me qeliza epitele. Ky shtresë ka qëllimin, thotë mjeku, për ta mbrojtur fshikëzën e urinës nga ndikimi i urinës.

Kur vërehet karcinomi i fshikëzës së urinës këto qeliza fillojnë të shumëzojnë në mënyrë të pakontrolluar dhe pësojnë ndryshime gjenetike. Simptomat më të shpeshta të karcionimit të fshikëzës së urinës përfshijnë gjak në urinë, dhimbje abdominale, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose acarim të fshikëzës së urinës.

Infeksionet e shpeshta urinare si shkak për karcinom të fshikëzës së urinës

Rreziku më i njohur për paraqitjen e karcinomit të fshikëzës së urinës është duhanpirja. Rreziku që të sëmurohen nga kanceri i fshikëzës së urinës te duhanpirësit për dy herë është më të madh sesa te personat që nuk pinë duhan. Në rrezik shtesë për paraqitjen e kësaj sëmundjeje janë ekspozuar edhe personat që punojnë në industrinë për ngjyra kemikali, gomë, lëkurë, prodhuesit e tekstilit, bojaxhi, floktarët, punonjësit në makineri, shoferet e kamionëve.

Infeksionet kronike e traktit urinar, gurë në veshkat ose në fshikëzën e urinës, defekte të rralla të fshikëzezës së urinës nga lindja, mos marrja e lëngjeve në mënyrë të mjaftueshme ose konsumimi i ujit për pije me arsen dhe një histori familjare. Dr. Petrovski i këshillon të gjithë ata që kanë histori për ekzistimin e kancerit të fshikëzës së urinës, ose ishin të ekspozuar ndaj kemikalive kancerogjene ose kanë pasur gjendje me acarime afatgjate ose rekurente të fshikëzës së urinës të kryejnë teste skrining të rregullta për kancer të fshikëzës së urinës. Me këtë do të ndihmohet gjatë zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe për trajtim adekuat. Kofeini që gjendet në kafen, çajin dhe prodhimet   tjera gjithashtu konsiderohet për rrezik faktor dhe duhet të shmanget. Është shumë e rëndësishme vazhdimisht të merren lëngje me çka mundësohet ekskrecion më të lehtë të toksineve të traktit urinar. Së paku 4 deri 8 gotë ujë, çaj dhe lëngje pemësh dhe perimesh natyrore të konsumohen çdo ditë.

Procedura më bashkëkohore diagnostikuese në “Acibadem Sistina” për zbulim të sëmundjes

Nëse vërehet një prej simptomave, si gjakderdhje në urinë, bëhen proceduara diagnostike të fshikëzës së urinës. Gjithashtu, në diagnozën mund të ndihmojë edhe citopatologjia urinare. Për metodë më të mirë për këtë diagnozë konsiderohet cistoskopia (ekzaminim ednoskopik i fshikëzës së urinës me kamerë). Me ndihmën e cistoskopisë mundësohet diagnoza patologjike, ndërsa sipas rezultateve të patologjisë përcaktohet nëse ka nevojë për ndonjë terapi shtesë ose trajtim, shpjegon Dr. Petrovski.

“Sipas stadiumit të Sëmundjes caktohet edhe metoda për trajtim. Nëse indi muskulor i fshikëzës së urinës nuk është i prekur është mjaft të bëhet vetëm operacion transuretral. Më tej pacientët kontrollohen me ekzaminim cistoskopik që kryhet në intervale të caktuara. Ndjekja është shumë e rëndësishme sepse tumoret mund të përsëriten në 75% në dy vitet e para. Te tumoret me rrezik të lartë duhet të administrohet barna në fshikëzën e urinës”, shpjegon Dr. Petrovski.

Te tumoret që janë me progres në indin muskulor, por që nuk janë të përhapur në nyjat limfatike dhe organet hiqen me cistektomi radikale. Gjatë këtij trajtimi në fshikëzën e urinës hiqet prostata dhe nyjat limfatike përreth. Pastaj krijohet një fshikëz të re të urinës në të cilën do të mblidhet urina e pacientit ose do të përdoret një zorrë që do të lidhet me një qesë dhe do të vendoset drejtpërdrejt në lëkurë. Te disa pacientët trajtimi përbëhet nga: ndërhyrje kirurgjikale, radioterpia ose kimioterapia. Nëse tumori është i përhapur me metastaza në organe tjera ose nyja limfatike në trajtimin e sëmundjes përdoret kimioterapia.

Shpërndaj