Nëna ime ishte e gatshme të ma japë jo vetëm njërën veshkë por edhe zemrën – thotë Darko nga Kavadari, nëna e të cilit ia dhuroi veshkën

Darko Mitkov nga Kavadari, 19 vjeçar, duke e përballuar sëmundjen e rëndë të veshkave për 18 vite më 6 mars filloi kapitullin e ri të jetës.

Nëna e tij Janka ia dhuroi veshkën në Klinikën “Acibadem Ataken” në Turqi. Pas kësaj operacioni ai do të vazhdojë me jetën normale, pa dializë, pa brengat dhe kufizimet për shkak të diagnozës me të cilën ka kaluar tërë jetën.

Pas operacionit ai së bashku me nënën e tij janë kthyer në Maqedoni dhe për Fokus flet me shume emocione duke rrëfyer përvojën e tij të jetës.

“Gjatë 18 viteve të jetës sime u luftova me sëmundjen, kisha diagnozën valvula në uretren posteriore. Me kalimin e kohës veshkat dështuan në funksionimin e tyre, ndërsa gjatë këtyre dy viteve e gjysmë i nënshtrova dializës. Personat që shkojnë në dializë dinë ndjenjën dhe se aparatet marrin gjysmën e jetës… Zgjidhja ishte operacioni, transplantimi i veshkës”

Në asnjë çast nëna ime Janka nuk u mendua për dhurimin e veshkës.  Nëse nevojitet, jo vetëm njërën veshkë ajo do të ma japë edhe zemrën.

Filluan ta shqyrtojnë rrjedhën e procedurës, dmth. operacioni të kryhet në Turqi dhe u vërtetuan shpenzimet për operacionin që kushtoi 30.000 euro.

“Me ndihmën e donacioneve mblodhëm mjetet financiare dhe jam tepër mirënjohës. Patjetër duhet ta përmend kryetarin e Kavadarit, zotëri Mitko Jançev, humanistin nga Negotina Dimitar Avramov, verarinë Tikvesh, grupin e tifozëve Lozari – Istok dhe edhe shumë të tjerë që ndihmuan bujarisht. Falënderoj skajshmërish Dr. Risto Simeonov, përmes tij shkova në operacion në Turqi, tregon Darko.

Thotë se në Turqi kanë mbërritur më 19 shkurt, ndërsa operacioni u krye më 6 mars. Asnjëherë nuk do t’i harrojë momentet kur ai dhe nëna e tij kanë hyrë në sallat e operacioneve.

“Erdhi Dr. Simeonov edhe na pyeti a jemi të gatshëm. U shikuam me lot gëzimi në sytë tanë. Kjo ishte diçka që kishim pritur për një kohë të gjatë, me ndjenja të përziera, frikë, gëzim, ndërsa përvoja e keqe me sëmundjen do të jetë mbrapa nesh, besimi në Zot se gjithçka do të përfundohet ashtu siç duhet, dhe mbi të gjitha, dashuria e fortë e nënës që nuk njeh kufij. Duke thënë se jemi të gatshëm,  u ndamë me shpresë se gjithçka do të jetë mirë – thotë djali.

Operacionet i kanë bërë dy ekipe mjekësh,  Dr. Simenov e operoi Darkon, ndërsa nënën e tij Janka operuan mjekët kirurgë nga Turqia. U pamë gjatë ditës së nesërme, përsëri me lot gëzimi.

“Unë isha në kujdesin intensiv dhe një ditë pas operacionit u pamë përsëri me nënën time. Reagimet, ishin plot emocione, me lot gëzimi sepse gjithçka kaloi mirë, falë nënës, babait tim dhe vëllait tim që gjatë tërë kohës ishin pranë meje kam mundësi të shoh në një ardhmëri të re, më të mirë -thotë i riu nga Kavadari.

Ai thotë se nuk mund t’i gjejë fjalët për të përshkruar madhësinë e nënës së tij. Ajo është 46 vjeç, punon në fabrikën gjermane Drexlmeier në Kavadar. Ka përkushtuar tërë jetën për të kujdesur për familjen e saj . Tani, ata të dy ndihen mirë, mirënjohës sepse procedura ka përfunduar mirë dhe duke pritur gjërat e bukura në të ardhmen.

“Dua të them të gjithë atyre që janë në ndonjë situatë të këtillë, siç isha unë me dializë dhe pasiguri, që ta besojnë Zotin. U uroj që të shpëtohen nga aparatet,  një jetë të mirë dhe shumë shëndet. Ta mos humbin shpresën. Për të ardhmen, dëshiroj vetëm të më shërbejë mirë shëndeti, gjithçka tjetër vjen vetë – tha Darko.

Shpërndaj